Flash Vendi

“Escobari” pret i qeshur arrestin me burg

Shijaktv
Klement Balili u shfaq me pranga në duar dhe i shoqëruar nga policia teksa ka dalë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për tu drejtuar drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda ku u bë dhe verifikimi i masës së sigurisë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur arrest me burg për Kelment Balilin. Ky i fundit u vetëdorëzua në Policinë e Shtetit dy ditë më parë, pikërisht gjatë momentit që dosja ishte dorëzuar në Gjykatë.
Aktualitet Flash Vendi

Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni

Shijaktv
Një lajm i mirë dhe i shumëpritur për shqiptarët në Maqedoni dhe jashtë saj, është miratimi në Parlament i propozimit, për t’i dhënë gjuhës shqipe statusin e një gjuhe zyrtare në shkallë republike. Gjuha shqipe në Maqedoni deri tani, gëzonte statusin e gjuhës zyrtare vetëm në komunat, ku ajo tejkalonte 20 për qind të popullsisë, por jo edhe në gjithë territorin e saj. Gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, është një e arritur e madhe e cila bie në prag të festave të nëntorit, në të cilat bënë pjesë edhe Festa e Alfabetit Shqip e njohur si Festa e Kongresit të Manastirit. Para 109 vitesh, në Manastir të Maqedonisë, u mblodhën 150 delegatë, nga të gjitha viset shqiptare dhe rajonale, me qëllim krijimin e një alfabeti të njësuar mbarëshqiptar.
Aktualitet Flash Vendi

”Ngrin Shqipëria”, rrugët më të rrezikshme ku duhet të bëni KUJDES

Shijaktv
Prej dy ditësh nuk po bien më reshje dëbore dhe shiu në Shquipëri, por temperaturat vijojnë jenë shumë të ulëta, aq sa ngricat kanë mbuluar pjesën më të madhe të rrugëve në zonat e thella. Për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhirë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën e akseve kryesore të vendit. Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve. Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë: Domaj-Draj Reç Ura e Cerenecit-Stebleve Kuben-Vasije Peshkopi-Qafë-Drajë Peshkopi-Ushtelencë Qafë Bualli-Krastë Trebisht-Doganë Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit. Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë: -Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente. -Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave. -Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i
Flash Sociale Vendi

Fraktura nga dëbora, rekord pacientësh në spitalin e Shkodrës

Shijaktv
Për ta vërtetuar që situata nuk është aspak normale, ishte Mëngjesi i kësaj të marte që ka shënuar numër rekord të pacientëve të paraqitur në urgjencën e spitalit të Shkodrës. 30 shtetas u asistuan nga bluzat e bardha dhe 2 prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë si pasojë e goditjeve të marra gjatë rrëzimeve. Më të prekurit janë të moshuarit, por nuk mbeten pas as të rinjtë. Në këto 5 ditë ndihmë mjekësore kërkuan 200 pacientë, një pjesë e të cilëve dolën nga dyert e spitalit me gjymtyrë të thyera, e të tjerë më fraktura më të lehta. Të lëvizësh në rrugët dhe trotuaret e Shkodrës është tejet problematike nga ngricat e shkaktuara si pasojë e temperaturave të ulëta dhe mungesës së ndërhyrjes. Shpresa e vetme për shkodranët mbeten rrezet e diellit që të mund të përmirësojnë situatën e krijuar.
Aktualitet Flash Vendi

Protesta e studentëve, vazhdon ngujimi dhe bojkoti i mësimit

Shijaktv
Vijon edhe sot bojkoti i studentëve. Në disa Fakultete të Tiranës, studentët ndodhen brenda ambienteve të Fakulteteve, duke bojkotuar edhe procesin mësimmor, deri në plotësimin e kërkesave. Ndërkohë janë ngujuar edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ekonomiku-Vazhdon prej 6 ditësh ngujimi i studentëve në Fakultetin Ekonomik. Janë më shumë se 50 studentë të ngujuara, ndërsa pritet që të bashkohen edhe studentë të tjerë. “Do bëhet përsëri një lloj sondazhi, nëse shumica do mësim ne do të respektojmë shumicën. Pedagogët kanë qenë me ne, janë pro kauzës tonë”, tha një studentë. Drejtësia-Vijon ngujimi, brenda fakultetit janë 80 studentët që kanë kaluar natën. Dyert kryesore të Fakultetit vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe si hyrje përdoret dritarja. Inxhinieria e Ndërtimit-Prej disa ditësh studentët vazhdojnë të jenë të ngujuar. Ata kanë kaluar natën në kushte normale, ku nuk ka munguar energjia elektrike. Një ditë më parë studentët kanë identifikuar klasat që kanë zhvilluar mësim dhe sot do të tentojnë që të pengojnë zhvillimin e mësimit.
Flash Sociale Vendi

Rrëshqitje gurësh në aksin Berat-Skrapar

Shijaktv
Shirat shkaktojnë probleme në rrugën nacionale Berat-Skrapar,duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Masive të mëdhenj gurësh kanë rrëshqitur në rrugë,duke bllokuar për disa minuta njërin krah të saj. Shirat që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë 48-orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Berat-Skrapar,duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë aks. Në asfaltin e rrugës kanë rrëshqitur nga faqja malore masive të mëdhenj gurësh,duke bllokuar për disa minuta njërin krah të saj,përgjatë aksit Poliçan-Skrapar. Kjo rrugë,jo vetëm që ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjereve por shpesh herë është shndërruar edhe në burim aksidentesh për drejtuesit e mjeteve që kalojnë për herë të parë në këtë rrugë. Vetë drejtuesit e mjeteve shprehen se,ata përballen çdo vit me këtë situatë të rëduar si rezultat i rrëshqitjeve të masivëve me gurë nga faqja shkëmbore në anë të kësaj rruge,por edhe pse kjo situatë përsëritet çdo vit,askush nuk ka marrë masa për izolimin e faqes shkëmbore me mbajtëse hekuri. Sipas shoferëve,kjo rrugë ëshë burim aksidentesh në ditët me shi.
Aktualitet Flash Vendi

Vazhdojnë ngricat në vend, rrugët ku duhet të përdoren zinxhirë

Shijaktv
Gjatë natës që kaloi vendi ka qenë i përfshirë nga temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve. ARRSH njofton se në disa akse rrugore qarkullimi i makinave vazhdon të bëhet me zinxhirë. Akset që kalohem me zinxhirë dhe pjesërisht me zinxhirë Domaj-Draje Rec Ura e Cerenecit-Steblevë Kuben-Vasije Peshkopi- Qafë Drajë Peshkopi-Ushtelencë Ura Cerenecit-Steblevë Qafë Bualli-Krastë Trebisht-Doganë. Ndërsa në akset e tjera qarkullimi është normal. Në rajonin qendror gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Në akset nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave. Në Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave. Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Qafë Mollë-Shëngjergj, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të ngricave. Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. Ndërsa në Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij. Edhe në rajonin jugor gjatë natës ka pasur reshje bore në lartësi, që shkojnë 5-15 cm. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës.
Aktualitet Flash Politike Vendi

Endrit Braimllari: Shqipëria po zbrazet për shkak të Edi Ramës

Shijaktv
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se sipas të dhënave zyrtare të INSTAT 11 mujorin e fundit emigrimi ka qenë masiv. Sipas Braimllarit shkaku i emigrimit masiv të shqiptarëve është Kryeministri Edi Rama Postimi i plotë: Shqipëria po zbrazet për shkak të Edi Ramës. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë që në 11 mujorin e fundit emigrimi ka qenë masiv. Shqiptarët që dalin nga vendi nuk kthehen më. Shqiptarët janë më të varfër, nuk ka mundësi punësimi në vend, taksa të larta që favorizojnë oligarkinë dhe rëndojnë mbi qytetarët e thjeshtë, mungesë e konkurrencës ku vendet e punës përzgjidhen me listë partie dhe punësohen të paaftët dhe jo ato që e meritojnë, mungesa e një sistemi arsimor që ti shërbejë të rinjve dhe jo politikës klienteliste të Edi Ramës, rrogat e ulëtat dhe pasiguria publike i kanë çuar shqiptarët në emigrim. Fajtori është Edi Rama dhe qeveria e tij klienteliste që mbolli varfëri dhe krim në këtë vend.
Flash Sociale Vendi

Shifrat e udhëtimeve: Si po ikin shqiptarët në heshtje, emigracioni po zbraz vendin

Shijaktv
Nga janari në nëntor të vitit 2018, diferenca ndërmjet shqiptareve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenë shumë e lartënë raport me kthimet, duke sinjalizuar se Shqipëria po zbrazet përditë prej emigracionit masiv, teksa shumë që ikin nuk kthehen më. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë 11 mujorit 2018 kanëudhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janëkthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas. Mbi 202 mijëshqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende. Diferenca e lartë ndërmjet ikjeve dhe kthimeve që është mesatarisht rreth 300 mijë persona në vit në 5 vitet e fundit tregon se një pjesë e tyre kanë ikur e nuk janë kthyer më. Shifrat e udhëtimeve, nuk janë tregues direkt të emigracionit, porse ato janë një tregues indirekt që shumë shqiptarë që ikin “harrojnë” të kthehen (në vendet e BE-së, shqiptarët nuk mund të rrinë më shumë se tre muaj, sipas rregullave të Schengen). Shifrat e hyrje-daljeve kanë lidhje shumë të ngushte me historinë e emigracionit në Shqipëri. Siç shihet nga grafiku i parë diferenca e në favor të ikjeve ka nisur të zgjerohet kur u hoq regjimi i vizave me Bashkimin Europian në fund të vitit2010. Deri para heqjes së vizave,