Pc-Mobile

Telekomanda e Playstation që kushton 12 mijë euro

Shijaktv
Dëshironi një telekomandë për PS4 tuaj që të dallohet nga masa? Bëni gati kartën e kreditit, sepse telekomanda e krijuar nga Brikk bën vërtet dallimin. Kompania, e famshme tashmë për asetet e çmuara të iPhone, Apple Watch dhe fotokamerat Nikon, ka realizuar një telekomandë për playstastion 4 vërtet të veçantë. Krijuar e gjitha në mënyrë artizanale, ‘Lux Dual Shock 4’ do jetë i disponueshëm në dy versione: Classin dhe Deluxe, me çmimin fillestar prej 7 mijë e 377 euro dhe 12mijë e 155 euro respektivisht. Për lojtarë që karakterizohen nga ‘gusto të veçanta’, thekson prodhuesi. Telekomanda Deluxe është e gjitha e realizuar në flori 24k dhe e mbështjellë me një shtresë mbrojtëse. Versioni Classic ka butonin PlayStation tërësisht të realizuar në flori 18k dhe i kompletuar nga 7 diamantë perfektë, për një total prej 0.25 karatësh.
Pc-Mobile

Samsung prezanton smartfonin me 4 lente

Shijaktv
Samsung zbuloi të premten versionin Galaxy A9 për vitin 2018, i pari smartfon në botë që ka kamera me katër lente. Telefoni supozohet të jetë i nivelit mesatar, por megjithatë, ai vjen me ekran 6.3 inch, amoled, dhe me rezolucion tepër të lartë, 2220×1080. Përveç kësaj, procesorin e ka Snapdragon 660 dhe kartën grafike GPU Adreno 512. Memorja e brendshme është 128 GB, që mund të zgjerohet në 512, me kartë memorieje, ndërsa variantet e RAM-it janë 6GB dhe 8GB. Bateria është 3800 mAh dhe porta e karikimit është USB Type-C. Pjesa e veçantë është kamera 24 MP, e cila ka katër lente, për herë të parë në një telefon Samsung. Kjo mundëson zoom optik x2 dhe sensor thellësie 5MP. Kamera e selfie-t vjen me 8MP, me fushë shikimi ultra-të gjerë. Ky smartfon do të shitet për 600 euro.