Maqedoni Politike

Maqedonia e Veriut për herë të parë në Tiranë

ShijakTV
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, janë paraparë takime në nivel delegacionesh dhe shtetërore. “Paradite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas dite, është paraparë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Axhenda 10:00 – Ceremoniali zyrtar te Pallati i Brigadave 10:30 – Takim i dy delegacioneve 11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.
Flash Maqedoni

Aksidenti/ Shkon në 14 numri i viktimave, Maqedonia shpall dy ditë zie

Shijaktv
Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jenë ditë zie. Këtë vendim e ka njoftuar vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili mes tjerash ka shtuar se numri i viktimave ka arritur në 14. Në Klinikat e Shkupit, ekipe të shumta mjekësore janë të angazhuar në mjekimin dhe operimin e mbi 30 të lënduarve nga aksidenti tragjik. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, në kilometrin e shtatë të saj.
Flash Maqedoni

Aksident tragjik në Tetovë, shkon në 13 numri i viktimave

Shijaktv
Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të Tetovës në Maqedoni. Sipas mediave vendase një autobus që lëvizte nga Shkupi për në Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë ka dalë nga rruga pasi i ka plasur një prej gomave dhe ka përfunduar në kanal. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital. Thuajse të gjithë të aksidentuarit janë të moshës madhore, jo zyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë. ndërkohë që në spitalin “8 shtatori” janë pranuar gjithsej 33 persona. Para spitalit “8 shtatori”, vërehet një numër i madh i familjarëve të të aksidentuarve. Shoferit i automjetit i ka shpëtuar aksidentit. Ndërkaq sipas të dhënave të para nga burime nga Ministria e Brendshme pas marrjes në pyetje të shoferit të autobusit, mësohet se shkak për aksidentin nuk ka qenë plasja e gomës por pikërisht humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit. Banorët e fshati Llaskarcë dhe fshatrave tjera përreth kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmë të jashtëzakonshme. Të aksidentuarit janë transportuar për në spital edhe me helikopterë. Prokurori
Flash Maqedoni

Përmbyllet procesi / Maqedonia e Veriut shfaqet me “fytyre” të re

Shijaktv
Maqedonia Veriore përmbyll përfundimisht procesin e ndryshimit të emrit, me publikimin në fletoren zyrtare të ndryshimeve kushtetuese. Faqja e internetit e qeverisë u shfaq e riformatuar, me të dhëna të reja, ndërkohë që në pikat e kalimit kufitar drejt Greqisë, u vendosën tabelat e para me emërtimin e ri. Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, hyri fuqi këtë të mërkurë me publikimin e ndryshimeve kushtetuese në Fletoren Zyrtare. Paraprakisht Greqia përmes një shkrese ka njohur Shkupin me vendimin e Parlamentit grek për miratimin e protokollit për anëtarësimin e fqinjit verior në Aleancën Veriatlantike. Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se të mërkurën në vendkalimin kufitar me Greqinë do të vendoset tabela e parë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Gjithashtu Qeveria në faqen e internetit ndryshoi të dhënat duke përdorur  emrin e ri, Maqedonia e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, të martën në mbrëmje kërkoi nga të gjitha institucionet që të ndryshojnë mbishkrimet, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme të nis edhe me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit dhe targat e automjeteve. Sipas një vendimi të qeverisë, nga fillimi i vitit të ardhshëm, do të hidhen në qarkullim edhe bankënotat
Flash Maqedoni

Anëtarësimi në Aleancë, ngrihet në Shkup flamuri i NATO-s, Ivanov e injoron

Shijaktv
Flamuri i NATO-s u valëvit këtë të martë për të parën herë edhe në Shkup, gjatë një ceremonie ku mori pjesë kryeministri dhe kabinenti i tij qeveritar, përfaqësuesi i Aleancës në shtetin më të ri anëtar, por ku mungoi kreu i shtetit dhe lideri i opozitës. Në Shkup, para selisë së qeverisë u ngrit këtë të martë flamuri i NATO-s, duke zytarizuar kështu anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën ushtarake më të fuqishme të botës. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri maqedonas Zoran Zaev, shefi i zyrës së NATO në Shkup dhe i gjithë kabineti qeveritar. Na fjalën e rastit kreu i qeverisë Zaev foli për sfidat e reja që e presin vendin pas kapërcimit me sukses të procesit për emrin e ri. “Vendi ynë është në rrugë të drejtë të progresit. Pritëm me dekada por u kthyem në autostradën e Evropës. Tani e tutje do të jemi pjesë e Aleancës më të fuqishme në botë. Uroj qytetarët e Maqedonisë, sepse merita e tyre është e madhe”, tha ai, teksa falenderoi edhe kolegun e tij grek Aeksis Cipras, bashkë me të cilin siç u shpreh ai “gjetëm një zgjidhje e cila do të shërbejë edhe për shumë kolegë tanët
Flash Maqedoni

Athina sot vendos, Maqedonia e re në NATO, protokolli në parlamentin grek

Shijaktv
Maqedonia e Veriut që prej dy ditesh tanimë ka përfaqsinë e sajë në NATO pret këtë të premte që  edhe Greqia të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e saj në Alënacën Veriatlantike. Votimi i sotëm në parlament i këtij protokolli shënon edhe fundin e kontestimit  të thuajse tre dekadave për emrin. Sipas autoriteteve Maqedonia menjëherë pas këtij  ratifikimi do të ndryshojë emrin e shtetit.  Ky votim vjen dy ditë pasi 29 ambasadorë të vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan në Bruksel anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në aleancë si dhe pas ratifikimit të këtij pakti nga parlamentet e të dyja shteteve. Greqia ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë, që prej vitit 1991 kur kjo e fundit fitoi pavarësinë e saj me argumentin se emri Maqedoni shfaq pretendimet për një tërritor grek me po këtë emër.
Maqedoni

Maqedonia Veriore në NATO/ Stoltenberg: Më 6 shkurt nënshkruhet protokolli për pranimin

Shijaktv
Miratimi i marrëveshjes së Prespës jep efektete e para pozitve në rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut. Aleanca Veri-Atlantike, do të nënshkruajë javën e ardhshme protokollin për pranimin e Maqedonisë në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një mesazh në Tëitter konfirmoi pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në selinë e NATO-s në Bruksel më 6 shkurt, ku do të nënshkruajnë protokollin për pranim, cka përbën fazën përfundimtare për pranimin e vendit në Aleancë. Për të ligjëruar anëtarësimin e Maqedonisë, duhet që protokolli i pranimit të ratifikohet nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare dhe të përfundojnë disa procese zyrtare. Por gjatë këtij procesi, Maqedonia do të jetë pjesë në takimet e NATO-s. Në bazë të Marrëveshjes së Prespës, emri i vendit do të jetë zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut, pas nënshkrimit të protokollit të pranimit edhe nga Athina dhe ratifikimit të saj në parlament.
Maqedoni

Arratisja e Gruevskit, Shqipëria pengon hetimet në Shkup. U fshinë pamjet filmike

Shijaktv
Autoritetet shqiptare të Rendit kanë thelluar enigmën, rreth mënyrës se is-ish kryeministri Nikolla Gruevski u fut në territorin shqiptar, në rrugëtimin e tij drejt Hungarisë ku kërkoi azil politik. Kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Maqedonisë, për t’i vënë në dispozicion pamjet filmike të pikës kufitare nga mund të ketë hyrë në Shqipëri Gruevksi, Ministria  jonë e Brendshme, i është përgjigjur me pretendimin se pamjet janë fshirë nga sistemi. Ministria e Brendshme shqiptare nuk është treguar bashkëpunuese me Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Maqedonisë, në funksion të hetimeve mbi çështjen e arratisjes së Nikola Gruevskit. Dukeqenëse ish-kryeministri maqedonas, për t’i shpëtuar burgut, u largua ilegalisht nga vendi, fillimisht përmes kufirit me vendin tonë, fakt  ky i pranuar edhe nga vet autoritetet kufitare të Shqipërisë, kjo e  fundit  mbetet e pëfshirë në këtë çështje. Por autoirtetet kufirare të Shqipërisë, nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda të Shkupit, për të vënë në dispozicion pamjet filmike të pikës kufitare nëpërmjet së cilës, Gruevski ka hyrë në vendin tonë. Prokurori Shtetëror Publik, Lubomir Jovevski, tha për mediet në Maqedoni, se në përgjigjen e autoriteteve shqiptare, thuhet se pamjet filmike nuk ekzistojnë më, pasi sistemi i
Flash Maqedoni

Gjuha shqipe në Maqedoni, Apeli i gjuhëtarëve: Duhet të zyrtarizohet standardi

Shijaktv
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, ka ngjallur polemika në radhët e gjuhëtarëve shqiptarë, pasi ata i frikësohen institucionalizimit të një gjuhe larg standardit, ndaj bëjnë thirrje që implementimit të ligjit t’i paraprijë një fazë konsultimi ekspertësh të fushës. Hyrja në fuqi e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe po cilësohet si sfidë nga gjuhëtarët shqiptarë, pasi i frikësohen edhe një zyrtarizimi të mundshëm të një gjuhe të deformuar dhe larg standardit. Arlind Farzi, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Tetovës thotë për Radio Evropa e lire se miratimi i Ligjit për gjuhët, është një hap i rëndësishëm për ecjen e shtetit drejt vlerave të përbashkëta evropiane. Por sipas tij, shteti duhet të krijojë grupe pune me ekspertë, profesorë universitare si të konsultohen me emrat më kompetëntë të fushës së gabimeve drejtshkrimore nga Shqipëria e Kosova, dhe t’iu jepet një rol i rëndësishëm kundrejt strukturave politike, në përzgjedhjen e kuadrit të instuticioneve përgjegjëse të zbatimit të dygjuhësisë. Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar se nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, brenda 6 muajve të gjitha institucionet e shtetit duhet të mundësojnë zbatimin praktik të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, por pa precizuar se sa
Flash Maqedoni

Analistët: Akt ekstrem i Zaev dhe parlamentit

Shijaktv
Miratimi i ndryshimit të emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, mbrëmjen e së premtes i kërkoi kryeministrit Zoran Zaev kompromis me disa prej atyre të cilët ishin protagonistët e dhunës së 27 prillit 2017 në Kuvend, ngjarje në të cilën vetë atij iu rezikua jeta. Për ndryshimet kushtetuese atij iu nevojitën plot 81 vota të cilat i arriti edhe përmes 8 deputetëve të opozitës VMRO DPMNE, duke u premtuar amnisti përmes një vendimi të Parlamentit. Në Shkup, nga analistët shqiptarë, kjo është komentuar si një akt ekstrem i tejkalimit të kompetencave të ekzekutivit dhe legjislativit në atë të drejtësisë. Analisti Emad Mehmeti thotë për Shijak Tv se amnistia e deputetëve të cilët urdhëruan dhunën e 27 prillit 2017, është një precedent i rrezikshëm për të ardhmen. Ndërkohë të gjitha partitë parlamentare shqiptare në Maqedoni kanë bashkuar votat me shumicën e kryeministrit Zaev duke marrë në kthim, ndryshime minimale si përshembull njohja e shtetësisë shqiptare veç asaj maqedonase dhe njohja e diasporës së shqiptarëve të Maqedonisë.