Flash Libra

74 vjet Masakra e Tivarit

Shijaktv
Masakra e Tivarit, ndër tragjeditë më të rënda të kombit tonë, 74 vite më pas ka ende dritëhijet e saj, sa i përket përgjegjësve që e shkaktuan atë. Studiuesi dhe historiani Uran Butka vjen me një botim të ri, që përmban fakte historike nga arkivat jugosllave dhe ato shqiptare dhe që mbështesin tezën e kahershme të tij, se regjimi i Enver Hoxhës, është po aq përgjegjës për vrasjen e mijëra shqiptarëve në Tivar, sa ç’ishte regjimi i Titos. 24 marsi është një datë që u kujton shqiptarëve fitore, por edhe humbje të mëdha. Në këtë datë përkujtojmë sulmin e  NATO-s kundër makinerisë vrasëse të Millosheviçit, por kujtojmë edhe masakrën e Tivarit ku mijëra shqiptarë të Kosovës të rekrutuar nga ushtria nacionalçlirimtare e Jugosllavisë, u vranë në pabesi në qytetin shqiptar të Tivarit, në Mal të Zi.  Në 74-vjetorin e kësaj ngjarje që përbën ndër tragjeditë më të mëdha  në historinë e shqiptarëve, studiuesi  Uran Butka vjen me një botim të ri që tenton të hedhë më tepër dritë rreth përgjegjësve që e shkaktuan atë.  Libri “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” i historianit Uran Butka, është një kontribut tjetër i rëndësishëm i tij në fushën e botimeve historike.
Kulture Libra

Biblioteka “Marin Barleti” mbledh fëmijët e spikatur “Miku i librit”

Shijaktv
Në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër u zhvillua sot ceremonia e ndarjes së certifikatave për fëmijët më të spikatur “Miku i librit”. Biblioteka “Marin Barleti”, në ditën e sotme, mbylli siparin e aktiviteteve kulturore, me aktivitetin më domethënës të vitit, dorëzimin e certifikatave lexuesve më të mirë fëmijë. Lexuesve iu dhurua edhe nga një libër. Me këtë rast bashkia Shkodër dhe Biblioteka falënderoi jo vetëm prindërit, por edhe gjyshërit, mësuesit dhe edukatorët që i nxisin fëmijët të lexojnë.
Libra

Trashëgimia e ideve të Huntington: Nga ‘përplasja e qytetërimeve’ te kultura

Shijaktv
Francis Fukuyama Samuel Huntington nuk kishte të drejtë për ccdo gjë. Më shumë se kaq, madhështia e tij qëndron në aftësinë për të konceptualizuar ide të mëdha në një mori fushash të ndryshme. E para esse në radhën e serisë që shënon 25 vjetorin e publikimit të ‘Përplasja e Civilizimeve’ nga Samuel Huntington. Kontribues tjerë janë Daniel E. Burns dhe Seth Cropsey & Harry Halem. Pasiqë ‘Përplasja e Civilizimeve’ të Samuel Huntington është vënë përballë veprës time Fundi i Historisë në një numër të pafundëm të ligjëratave hyrëse të Marrëdhënieve ndërkombëtare në dy dekadat e fundit, më duhet t’ia nis duke shqyrtuar rezultatin që ne kemi përballë njëri-tjetrit. Për momentin duket sikur Huntington është duke triumfuar. Bota e sotme nuk është duke konverguar rreth qeverisjes liberale demokratike, si dukej se do ndodhte para më shumë se një gjenerate. Vala e tretë demokratizuese që Huntington e vëzhgonte vetë, përparoi në periudhën nga mesi i viteve ’70 gjer në mesin e viteve 2000, duke përfshirë 115 vende me zgjedhje të lira më 2008, nga 35 të tilla fillimisht. Por, që atëherë dhe në atë që Larry Diamond e ka quajtur ‘recesioni demokratik’, vala ka shkuar duke u kthyer prapa.[1] Jo vetëm që