Flash Kuriozitete

“Stamp-seal” mbi tetëmijëvjeçare e Vashtëmisë

Shijaktv
Nga Erget Cenolli Kështu quheshin disa vula-stampë të gjetur prej arkeologëve në shumë pjesë të Mesdheut, por edhe të Lindjes së Mesme. Me këto stampa, paraardhësit tanë vulosnin enët prej qeramike, bukët, por edhe prodhimet bujqësore, për të përcaktuar “të drejtën e autorit” të këtyre prodhimeve. Vulat-stampë përgjthësisht janë të periudhës rreth katër mijë vite para Krishtit. Një e tillë stampë është gjetur prej prof. Myzafer Korkutit në zbulimet prehistorike që jaanë bërë te Burimet e Vashtëmisë afro 50-të vite më parë. Këto gjetje sipas metodës së karbonit, janë rreth 6600 vite para Krishtit. Sipas këtyre të dhënave del se vula-stampë e Vashtëmisë është mbi dy mijë vite më e lashtë se stampat e gjetura në Mesopotami, Egjypt e gjetkë. (Në foton e mëposhtme është skica e vulës-stampë të Vashtëmisë).
Kuriozitete

Gruaja shqiptare ishte ku e ku në status para gruas turke

Shijaktv
Nga Indrit Vokshi Për gratë, shkruan diçka të bukur Eqerem bej Vlora. Thotë se gruaja shqiptare ishte ku e ku në status para gruas turke. Zakonisht ndër turq gruaja trajtohej më shumë si konkubinë, kurse ndër shqiptarë nderohej më shumë. Nëna ime – shkruan ai – ishte drejtuese e çifligjeve të familjes. Në rrebelimin e Haxhi Qamilit ushtarët shkuan edhe në Vlorë. Nëna iu doli e i priti. Ruajti dinjitetin e familjes. Tashti po ta shohësh, tek tradita gjen më shumë nderim për gruan sesa tek moderniteti i sotëm. Sot moderniteti e përdor gruan, hiret, bukurinë e saj për reklamën e vet dhe jo vetëm. Iu duhet e hallakatun gruaja për ta shfrytëzuar për ndërtimin e projektit të tyre për një shoqëri siç e duan ata. Thonë pse gruaja duhet të jetë peng i familjes së saj e kinse pronë private e familjes dhe e burrit. Dhe duan t’i japin “lirinë” ose më saktë duan ta shtyjnë për t’u bërë peng i ideologjisë dhe, pronë publike e shtetit dhe e shoqatave. Mos nigjo burrin se është patriarkal, nigjo shtetin dhe shoqatat. Mos iu bind burrit, bindju shoqatave. Siç në disa vende shteti ta merr fëmijën se e keqtrajton edhe shoqatat duan
Flash Kuriozitete

FOTO/ BBC artikull për bunkerët në Shqipëri

Shijaktv
Bunkerët e ndërtuar në Shqipëri para viteve ’90 tërheqin vëmendjen e medias ndërkombëtare, jo vetëm të turistëve por edhe të artistëve dhe fotografëve. BBC i ka kushtuar një artikull nismës së fotografit Robert Hackman i cili ka krijuar një katalog që dokumenton bunkerët që u ndërtuan në Shqipëri mes viteve 1975 dhe 1989 nga frika e Luftës së Ftohtë. Fotografi është përqendruar në atë që ka ndodhur me bunkerët, në transformimin e tyre në kafene, banesa, restorante, pishina apo depozita uji. Ai e ka emërtuar katalogun e tij “Metamorfoza” për të dëshmuar ndryshimin që kanë pësuar bunkerët e ndërtuar që u ndërtuan me argumentin për t’i bërë ballë një pushtimi. Në artikull evidentohet se Shqipëria ka aq shumë bunkerë sa shqiptarët janë mësuar me prezencën e tyre, “njësoj si një londinez me kabinat e kuqe telefonike apo një njujorkez me taksitë e verdha”.
Kuriozitete Uncategorized

Psikoterapistja: Mos i vrisni fëmijët!

Shijaktv
Një tragjedi e heshtur që po ndodh tani, në shtëpitë tona dhe ka të bëjë me gjënë më të shtrenjtë që kemi: Fëmijët tanë. Nëpërmjet punës sime me qindra fëmijë dhe prindër si një ergoterapiste, kam parë këtë tragjedi duke u shpalosur përpara syve të mi. Fëmijët tanë janë në një gjendje emocionale shkatërruese!”. Kështu fillon një artikull nga Victoria Prooday, një psikoterapiste kanadez (me prejardhje ukrainase) e specializuar në terapi profesionale, e cila punon me fëmijë, prindër dhe mësues. Siç thuhet në artikull (lexuar nga 10 milion njerëz), gjatë 15 viteve të fundit, lidhur me rritjen e vazhdueshme të çrregullimeve psikologjike tek fëmijët “ne kemi botuar statistikat alarmante, të cilat janë arritur pothuajse nivele epidemike: 1 fëmijë nga 5 ka probleme të shëndetit mendor; çregullimet e spektrit ADHD (defiçiti i vëmendjes / hiperaktiviteti) janë rritur me 43%; mes adoleshentëve, depresioni është rritur me 37%; në djemtë midis 10 dhe 14 vjeç, v.etëvrasjet janë rritur me 200%. Edhe sa shumë studime duhet që të zgjoheni?”. Sot, fëmijët janë të privuar nga baza për një fëmijëri të shëndetshme, përkatësisht: Kufijtë emocionalisht të pranishëm prindërit, përgjegjësi, dietë të ekuilibruar dhe numrin adekuat të orëve të gjumit, stërvitje dhe jetë në natyrë, lojë
Kuriozitete

Facebook fshin 800 llogari iraniane, tentuan ndikimin në Shqipëri

Shijaktv
Kompania “Facebook” thotë se ka fshirë pothuajse 800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara, joautentike të drejtuara nga Irani, që ishin pjesë e një fushate manipulimi që vepronte në më shumë se 20 vende të botës duke përfshirë edhe Shqiperinë. Rrjeti më i madh social në botë tha më 31 janar se ai bashkëpunonte ngushtë me Twitter për të zbuluar llogaritë, të cilat shfaqnin indikatorë me “qëllime keqdashëse”. “Gjithsej 783 faqe, ishin pjesë e një fushate për të nxitur interesat iranianë jashtë vendit duke krijuar identitete të rreme si banorë të vendeve në fjalë” tha në një deklaratë, Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook. “Ne po punojmë vazhdimisht për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit”, tha Gleicher. “Ne po i heqim këto faqe, grupe dhe llogari të bazuara në sjelljen e tyre, jo në përmbajtjen që ata dërgojnë. Në këtë rast, njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u koordinuan me njëri-tjetrin dhe përdorën llogaritë e rreme dhe kjo ishte baza për veprimi ynë “, shtoi ai. “Edhe pse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetet e tyre, shqyrtimi ynë manual i
Kuriozitete Uncategorized

Këshilla për gratë që njoh!

Shijaktv
Nga Bukra Hysenukaj Kastrati Ne gratë shqiptare shquhemi për kontributin e lartë që japim në mbarëvajtjen e jetës në familje. Ajo çka përpiqemi përditë t’i japim familjes, shpeshherë i kalon mundësitë tona reale, duke bërë që ky kontribut të kthehet në sakrificë. Deri diku kjo është e përligjur sepse familja duhet të përbëjë prioritetin kryesor në jetën tonë, por sa dimë ne gratë shqiptare t’i përcaktojmë drejtë prioritetet në atë cka i japim familjes tonë. Gratë shqiptare ndoshta 80% të angazhimit fizik në familje, ia dedikojnë pastërtisë së shtëpisë, duke e kthyer veten deri në robinë të saj. Gabimi i pandreqshëm i tyre është mosdiferencimi i asaj që quhet higjienë, nga ai që quhet rregull. Mbajtja e higjienës në ambientet e shtëpisë është jetike, por akoma më jetik është shëndeti i çdonjërës që kërcënohet çdo ditë me vetëdijë të plotë, nga stërmundimi fizik për të mbajtur të pastër shtëpinë. Të vish në shtëpi pas 8 orësh punë, krahu ose zyre dhe menjëherë sapo ke ngrënë drekën, të fillosh betejat e përditshme për të pastruar e sistemuar çdo cep të shtëpisë, pa i dhënë vetes kënaqësinë e një pushimi të merituar, është masakër që po i bën vetes. Je e lodhur.
Kuriozitete

Raporti i ISP / Gratë deputete 10% më shumë efektive se meshkujt

Shijaktv
Instituti i Studimeve Politike (ISP) prezanton raportin e radhës monitorues mbi Kuvendin e Shqipërisë, sesioni parlamentar shtator-dhjetor 2018. ISP kryen monitorimin e Kuvendit për periudhën shtator 2017-shtator 2020 mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta (Holandës). Të gjitha të dhënat e detajuara publikohen edhe në platformën online www.deputetim.al, platformë e cila është edhe në formën e aplikacionit për çdo pajisje android. Një prej risive dhe përgjegjësive kryesore të ekipit monitorues të ISP në këtë projekt është hartimi dhe plotësimi periodik i tabelës së klasifikimit të deputetëve sipas nivelit të tyre të efikasitetit në aktivitetin parlamentar. Kjo përpjekje deri tani ka rezultuar pozitive dhe është mirëpritur nga deputetët dhe publiku, pavarësisht vështirësive që vijnë nga bojkotet sezonale parlamentare, ndryshimet në Kuvend apo krizat politike. Raporti analizon në mënyrë sa më profesionale dhe të paanshme të gjitha të dhënat e grupeve të monitorimit, vlerën punën e deputetëve, risitë dhe problematikat, si edhe ofron rekomandime përmirësuese për të ardhmen. Gjetjet kryesore të raportit monitorues Sesioni parlamentar shtator – dhjetor 2018 u kushtëzua nga raportet e tensionuara politike, – marrëdhëniet e kushtëzuara të opozitës me Kuvendin dhe nga përpjekjet e mazhorancës për të ruajtur frymën e reformave dhe reformuar qeverisjen e saj.
Kuriozitete

Nëse java e punës bëhet 4 ditë e paga s’ndryshon a do të reduktohej papunësia?

Shijaktv
Skema e jashtëzakonshme: Nëse java e punës bëhet 4 ditë e paga s’ndryshon a do të reduktohej papunësia? Propozimi i parë ligjor rajonal arrin nga Emilia Romagna dhe firmosur disa muaj më parë nga Piergiovanni Alleva, profesor i së drejtës së punës në Universitetin e Bolonjas dhe aktualisht këshilltar rajonal. Drafti me 5 nene synon që të reduktojë numrin e të papunëve duke shpërndarë sasinë e punës në një numër më të madh punonjësish. “Llogaria e bërë është që për çdo 4 punonjës që reduktojnë orarin të mund të punësohet një person i ri”. Kalohet nga 5 në 4 ditë në javë por paga nuk ndryshon. Instrumenti i menduar nga Alleva për të bërë rishpërndarjen e ngarkesës së punës është “kontrata e solidaritetit ekspansiv” e njohur edhe në vitet ’80. Bëhet fjalë për kontrata të nivelit të dytë për t’u nënshkruar kompani pas kompanie, në të cilën punonjësit aderojnë mbi baza vullnetare. “Punonjësit që do të duhet të reduktojnë orarin do të humbisnin 20 % të pagës”. Për ta bërë të aplikueshme kontratë, në fakt zgjidhja është kompensimi përmes lehtësive fiskale ndaj kompanive por edhe ndaj punonjësve në rastin e pagesave të çerdheve apo të shpenzimeve të tjera. në këtë
Kuriozitete

31 thëniet më interesante për politikën dhe politikanët

Shijaktv
Njerëzit e mëdhenj, përgjatë historisë përveç që kanë krijuar vepra të mëdha, gjithashtu kanë lënë fjalë të cilat edhe sot i përdorim. Janë shprehje të thëna nga njerëz që e kanë provuar shijen e pushtetit, siç është rasti i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Xhejms Buhanan, teksa i dorëzonte detyrën pasardhësit Abraham Linkoln: “Nëse ju zotëri, duke hyrë në këtë shtëpi jini po aq i lumtur sa unë që po dal, atëherë ju jini njeriu më i lumtur në botë”. Por ka dhe xhevahire të tjera mendimi, ku duket se gjithë përvoja e një njeriu që ëndërron të merret me politikë përmblidhet në pak fjalë. “Një politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”. Disa nga thëniet më të famshme për politikën: 1- “Politika përbëhet nga dy fjalë, ‘poli’, e cila është fjalë greke dhe do të thotë ‘shumë’ dhe ‘tik’, një lloj insekti gjakpirës” Gore Vidal”. /Xhon Adams 2- “Një politikan profesional është një njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë, atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një
Kuriozitete

Jep dorëheqjen ekzekutivi i lartë i Google pas akuzave të The New York Times

Shijaktv
The New York Times raportoi se një ekzekutiv i lartë i Alphabet është akuzuar për ngacmim seksual. Richard DeVaul, drejtor i laboratorit të hulumtimit X të Alphabet, është larguar nga kompania. Ai ishte një prej emrave të përmendur në raportin e prestigjiozes, së bashku me liderin e Android, Andy Rubin, i cili mori 90 milionë dollarë për t’u larguar pavarësisht akuzave. DeVaul thuhet të ketë thirrur një inxhinier në një intervistë pune, së bashku me bashkëshorten, dhe kësaj të fundit i kishte kërkuar të hiqte këmishën dhe i ishte afruar për t’i bërë edhe një masazh. Në fund inxhinieri nuk u punësua në Google. Richard DeVaul nuk mohoi akuzat e gazetës, por kërkoi falje.