Flash Kosove

Akuzoi NATO-n/ Haradinaj liron zv/ministren (serbe) e drejtësisë

Shijaktv
Kryetari i qeverisë së Kosovës liroi nga detyra zv.ministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, pasi kjo e fundit deklaroi se askioni i NATO-s ka shkaktuar gjenocid në Serbi. Për Haradinajn, ky qëndrim bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe vlerat euroatlantike. Një deklaratë për ndëryrjen e nato-s në në konfliktin e përgjakshëm në Kosovë, i ka kushtuar detyrën në kabinetin qeverisës, zëvendësministres së Drejtësisë, nga radhët e komunitetit serb, Vesna Mikiq. Kryeministri Ramush Haradinaj, njoftoi shkarkimin e Mikiq, pasi kjo e fundit kishte deklaruar se bombardimet e Aleancës ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb. “Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave”, thuhet në statusin e Kryeministrit që arësyeton vendimin e tij. Madje sipas tij qëndrimi i zv/ministres është edhe antikushtetues. Deklarata e zëvendësministres së Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam e ka liruar nga detyra atë”, shprehet Haradinaj. Mikiq është emri i dytë nga radhët
Flash Kosove

Sulmi i NATO-s në ‘99/ Gjermania: Bëmë gjënë e duhur, rrethanat e justifikonin

Shijaktv
Në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Gjermania e vlerëson këtë akt, të nevojshëm për kohën e të përgjegjshëm. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas e mbrojt përfshirjen e vendit të tij në sulmet ajrore në Serbi gjatë konfliktit të armatosur në Kosovës të dy dekadave më parë. “Ende vazhdoj të besoj se përfshirja e Gjermanisë ishte pjesë e një serie veprimesh të përgjegjshme”, ka thënë Maas për mediet gjermane. Sipas tij ndërhyrjet ushtarake mund të jenë mënyra e fundit, por shtoi se “në atë kohë ne patëm të dhëna për shkelje masive të të drejtave të njeriut, deri në vrasje masive. Besoj se NATO-ja kishte të drejtë që ndërhyri. Nuk dua ta mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte pasur ndërhyrje”, theksoi Maas.
Flash Kosove

20 vjet “NATO në Kosovë”/ Shqiptarët mirënjohje përjetë për Clinton, Bler e Ollbrite

Shijaktv
Kosova ka filluar festimet në përkujtim të ditës historike kur NATO ndërhyri në ish-Jugosllavi, duke i dhënë fund çmendurisë millosheviciane. Funskionarë të lartë të shtetit bënë homazhe pranë memorialit të ushtarëve të KFOR-it të rënë për çlirimin e Kosovës, ndërkohë festa vihet re kudo. 20 vite më parë, NATO filloi fushatën ajrore të bombardimeve mbi Serbi, çka çoi në tërheqjen e saj nga Kosova. Dy dekada më pas shqiptarët e Kosovës i kujtojnë me mirënjohje aleatët e tyre, SHB dhe Britaninë e Madhe që patën edhe rolin kryesor në marrjen e vendimin për ndëryrjen ushtarake që i parapriu fundit të konfliktit të përgjakshëm që shkaktoi mbi 13 mijë të vdekur e mijëra të tjerë të zhdukur. Në sheshet dhe rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera në Kosovë, kanë filluar festimet. Flamuri shtetëror dhe ai kombëtar valëviten krah flamujve të SHB e Britanisë. Portretet e ish-presidentit Bill Clinton e ish-kryeministrit britanik të kohës, Tony Bler shfaqen kudo. Të dy këto personalitete por edhe ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright, vijonë të gëzojnë popullaritet të gjerë në Kosovë. Kujtojmë se dhjetra fëmijë të lindur 20 vite më parë, mbajnë emrat e tre figurave të lartëpërmendura si për të përjetësuar në memorien e
Flash Kosove

Pabesia e BE-së/ Një vit nga marrëveshja e demarkacionit, Kosova në izolim

Shijaktv
Shqiptarëve të Kosovës iu mohohet e drejta e lëvisjes së lirë, edhe një vit pas miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, që u vendos nga BE, si kusht për liberalizimin e vizave. Jo rastësisht ishte sot në Prishtinë ministri i Jashtëm malazes, i cili përcolli edhe qëndrimin e vendit të tij kundër korrigjimit të kufijve Kosovë-Serbi. Një vit pas miratimit në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Bashkimi Europian vijon të mbajë peng lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës, duke shkelur premtimin e bërë zyrtarisht se në rast arritjeje të një marrëveshje, vendi do fitonte liberalizimin e vizave. Nga ana tjetër prej një viti ende nuk është parë një nismë e qeverisë për të fillimin e procesit të rishikimit të vijës kufitare mes dy vendeve. Jo rastësisht në kalendarin zyrtar të vizitave, ministri i Jashtëm malazez kishte planifikuar që sot të gjendje në Prishtinë për tu takuar me drejtues të lartë të shtetit. Kryediplomati Srdjan Darmanoviq u prit nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, homologu Bexhet Pacolli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Në përfundim të takimit Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin që marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen për perspektivën euroatlantike
Flash Kosove

Të vendosë Kosova, Veseli: Referendum për marrëveshjen me Serbinë

Shijaktv
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë edhe para mediave ndërkombëtare se Kosova është e gatshme për dialog, dhe se në asnjë mënyrë nuk pranon marrëveshje që cënojnë sovranitetin e shtetit dhe rendin kushtetues. Në një intervistë për gazetën austriake, ‘Der Standard’, Veseli garanton se Kosova është  vend i pavarur dhe nuk e diskuton territorin dhe sovranitetin ndërsa përmend faktin se shumica e politikanëve të tjerë kosovarë janë kundër një ndryshimi kufitar. Gjatë kësaj interviste kryeparlamentari i Prishtines nuk mohon një Plan B për marrëveshjen me Serbinë , i cili është referendum popullor.  “Ne jemi një demokraci, kështu që çdo gjë do të vendoset në këtë Parlament nga një shumicë prej dy të tretash. Do të ketë të marrëveshje me Serbinë por për këtë do të organizohet një referendum. Qytetarët do të vendosin për këtë marrëveshje”. Kryetari i Kuvendit thotë se serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë së bashku, brenda kufijve ekzistues, pasi ne te kunderten do të ndodhë spastrimi etnik, dhe  kjo stabilitretin në Ballkan. “Unë jam i gatshëm të paguaj një çmim dhe unë nuk do të lejojë fëmijët e mi të përjetojnë atë që kam përjetuar. Të gjitha grupet etnike këtu në Ballkan e dinë i se
Kosove

Përplasen për dialogun/ Hardinaj-Mogherinit: Albitër i një procesi jotransparent

ShijakTV
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini po investohet edhe jashtë kornizës institucionale të BE-së për të hequr taksën doganore ndaj importeve serbe në Kosovë, duke mbajtur të njëjtin qëndrim me presidentin serb, Aleskandër Vucic, se taksa po minon procesin e dialogut. Duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ajo tha se “Kosova duhet të heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake e menjëherë më pas do të thërras raundin e ri të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Por ndryshe mendon kryeministri Haradinaj. Teksa sjell një aspekt katërcipëisht të kundërt me zyrtaren e lartë, ai nuk e sheh dialogun të varur nga taksa. Në përgjigje të deklaratave të Mogherinit në KS, Haradinaj u kujton të gjithë vendimmarrësve se dialogu ka dalë nga binarët shumë kohë para se të vendosej taksa. Veçanërisht ai i sjell ndërmend Mogherinit se dëmi i është bërë dialogut kur vet ajo ka qenë pjesë qe një procesi jo transparent, ka lejuar të diskutohet për ndërrim territoresh dhe ka toleruar moszbatimin e marrëveshjeve të arritura. “Këto janë arsyet se pse dialogu është ndalur. Kosova është e përkushtuar që ky dialog të vazhdojë dhe mund të vazhdojë pa e lidhë me temën e tarifave” i është përgjigjur
Flash Kosove

Taksa 100%, Vuçiç: Marrëveshja larg, Haradinaj ka mbështetje politike

Shijaktv
Delegacioni gjerman që për dy ditë vizitoi Prishtinën e Beogradin nuk është deklaruar mbi atë çka është disktuar në takimet me Haradinajn e Vuçiç. Ky i fundit tha për mediet në Serbi se sa i përket taksës, kryeministri i Kosovës ka mbështetje të gjerë politike. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka marrë përsipër të bëhet zëdhënës i paautorizuar i delegacionit gjerman që vizitoi për dy ditë Prishtinën e më pas Beogradin. Këshilltarët politik të Kancelares Gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Luttenberg, u takuan fillimisht të hënën me kryeministrin Ramush Haradinaj e më pas me presidentin Vuçiç, por në asnjërin rast nga ana e tyre nuk pati prononcime për atë çka është biseduar në takimet respektive. Kreu serb i shtetit, Vuçiç, tha për mediet në Beograd se këshilltarët e Kancelares Angela Merkel, i kanë kërkuar Ramush Haradinajt që ta heq taksën ndaj mallrave serbe. Ndërsa duke folur për takimin në Beograd, Vuçiç ka thënë se temë e bisedimeve kanë qenë raportet Serbi-Kosovë, dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit dhe paqes në rajon. Vuçiq ka thënë se në muajin prill BE do të marrë vendime, që do të çojnë në ndryshimin e gjendjes aktuale mes dy vendeve, por pa përmendur se
Flash Kosove

38 vjet nga protestat e ‘81/ Studentët e Prishtinës çelën rrugën e lirisë së Kosovës

Shijaktv
Demonstratat masive të marsit dhe prillit të vitit 1981 shënuan ngjarjen që solli kthesën politike të shqiptarëve në Jugosllavi. Protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës e cila këtë të hënë shënon plot 38 vjet u bë gurthemeli i artikulimit të kërkesave për ruajtjen identitet kombëtar dhe pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Këtë të hënë u mbushën plot 38 vjet nga protestat studentore të vitit 1981 në Kosovë, ngjarjes që i dha shtysë nisjes së shkëputjes përfundimtare të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia e që do të finalizohej pothuajse tre dekada më vonë me shpalljen e pavarësisë. Tubimi spontan i studentëve të Universitetit të Prishtinës i cili u mbajt më 4 mars për kushte më të mira të mensës, u shtyp me dhunë nga policia serbe, shkaktoi demonstratën masive të 11 marsit e cila gjithashtu u shtyp dhunshëm duke burgosur dhjetëra të rinj. Me këtë ngjarje nisi zinxhiri i protestave të vitit 1981 në Kosovë, ku punëtorët e minierave e të industrisë u ngritën për të kërkuar lirimin e studentëve të burgosur. Pas dy muajsh nga nisja e protestave, në territorin e të ashtuquajturës Krahinë Socialiste e Kosovës, u vendos gjendja e Jashtëzakonshme dhe shtetrrethimi. Protestat e vitit 1981 shënuan
Flash Kosove

“Njohje reciproke”/ Nënsekretari i DASH me Thaçin, Haradinajn e Veselin

Shijaktv
Nënsekretari i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për përkeqësim të raporteve Kosovë – SHBA. Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Hale tha se do të duhej të përfundonte me “njohjen reciproke të të dy shteteve”. “U takon palëve që të merren vesh, kurse SHBA do t’i mbështes në këtë proces, deklaroi nënsekretari amerikan i shtetit i cili këtë të shtunë u takua në Prishtinë me Presidenti Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe kryeparlamentarin Veseli. Zyrtari i lartë amerikan konfirmoi gjithashtu se edhe shtetet e bashkimit europian në përgjithësi kanë qëndrim të njëjtë me SHBA për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Takimi i Hale në Prishtinë u zhvillua në rezidencën amerikane në mëngjesin e së shtunës në prani dhe të ambasadorit amerikan Philip Kosnett. Pas takimit, liderët e Kosovës nuk kanë pranuar të flasin para medieve, ndërsa më vonë shprehën qëndrimet e tyre në profilet zyrtare. Presidenti Thaçi bëri të ditur se në takim është diskutuar për dialogun me Serbinë dhe se: “Kosova përsëriti zotimin se është gati për dialog sa më gjithëpërfshirës dhe transparent. Për këtë edhe Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Platformën e posacme”. Thaçi ka
Flash Kosove

Platforma për dialog, Haradinaj: Dokumenti garant për moscënimin e territorit

Shijaktv
Me miratimin në Kuvend të platformës për dialog, Kosova qartëson pizicionin e saj në raport me Serbinë në procesin e negociatave. Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, ky dokument ndër të tjera garanton mosprekjen e kufijve të 17 shkurtit 2008. Dokumenti i Paltformës për Dialog me Serbinë është pëmbyllur me firmën e kreut të Parlamentit Kadri Veseli, pasi mori miratimin e Kuvendir një natë më parë. Platforma përmban cdo temë për të cilën Prishttina zyrtare ka vedosur të shtrojë në tryezën e negociatave me palën tjetër për arritjen e marrëveshjes që synon normalizimin e marrdhënieve me Serbinë. Thelbi i dokumentit shpreh qëndrimin e Kosovës për njohje reciproke me Serbinë, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare dhe conform kushtetutës së vendit përjashton mundësinë e cënimit territorial. Pas votimit në Kuvend, Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova e ka marrë seriozisht dialogun, dhe siguroi se kjo platformë përbën garanci të plotë për mosprekjen e kufijve të 17-Shkurtit. Ndërsa të shtunën  vjen në Prishtinë Zyrtari i lartë amerikan, David Hale i cili sot qëndroi në Beograd në kuadër të një vizite dy ditore në rajon, që synon nxitjen e palëve për të arritur një marrëveshje. Por Hale, i njohur edhe si