Flash Politike Uncategorized

Zbulohet emri i policit që goditi djalin e ish-deputetit

Shijaktv
Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zbuluar identitetin e policit civil që goditi djalin e kryetarit të PD-së së Fierit, ish-deputetit Luan Baçi vetëm pse po filmonte policët që ndalonin protestuesit. “Kreshnik Aliaj që shikoni ne foto, është operacionali i policisë që sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit te PD Fier dhe ish-deputetit Luan Baci. Këta nuk janë polic që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic që përfaqësojnë bandën në pushtet”, shkruan Zhupa.
Uncategorized

Tabaku: Bujqësia në ditën më të keqe!

ShijakTV
Nga Jorida Tabaku Dje me VKM qeveria uli fondet për mbështetjen ndaj Bujqësisë në nivelin më të ulët të 30 viteve të fundit. Askush nuk dha llogari se përse ky vendim uli në 3.5 milionë Euro shumën që buxheti i shtetit do të ketë tanimë.Kjo ulje vazhdon të dëmtojë bujqësinë dhe është anormale. Përveç abuzimeve me shpërndarjen e subvencioneve, përveç faktit që asgjë nuk shkon sot te fermerët individualë. Sot, 50 % përqind të popullsisë që jeton me bujqësinë dhe që mbajnë 20 % të PBB i hiqet çdo mbështetje me fonde publike. Ky ndryshim i shpejtë dhe i pajustifikuar vjen nën panikun e mbajtjes së PPP-ve, mungesa e të ardhurave në buxhet ku vetëm në Janar të ardhurat janë 3.5 për qind më pak se plani detyrojnë qeverinë të ulë mbështetjen për fermerin. Partia Demokratike ka një plan për Bujqësinë ku 150 milionë euro do shkojnë në mbështetje direkte për fermerin, mbështetje për prodhimin, për punësimin e investime në infrastrukturë. Nuk mundet Shqipëria e bekuara e Zotit, me njerëz të ndershëm e punëtorë të marrë produktet bujqësore nga vendet fqinje! Me 16 Mars fermerët do protestojnë që produktet e tyre të mos hidhen më rrugëve.
Flash Politike Uncategorized

50 gjysmëhijet e dosjes “Tahiri”

Shijaktv
Nga Basir Çollaku Nuk janë 50 hijet e Greit, por janë 50 fashikujt e Tahirit. Në Gjykatën për Krime të Rënda, ka mbërritur në afatin e përcaktuar, jo më tepër se 10 marsi, plotësia e hetimeve. Tashmë thuajse dosja e pragmbaruar e Prokurorisë për Saimir Tahirin, ish-ministër i brendshëm i akuzuar për trafik ndërkombëtar drogë dhe pjesë e një grupi të strukturuar kriminal “Habilaj-Tahiri”, është në orët e nisjes së një procesi gjyqsor. A do të jetë Gjykata, violinë e parë në seancat e pritura, pasi prokuroria thuajse ka përcjellë të gjithë hulumtimin e saj 16 mujor në Shqipëri, Itali, Greqi, Mali i Zi, një hetim rajonal dhe ndërkombëtar ndaj kësaj organizate “Habilaj-Tahiri” Po kush janë 50 gjysmëhijet e “Tahirit” në këtë dosje?! Një dosje e madhe mijëra faqesh hetuar në katër shtete, dërgon të pandehur mininistrin e brendshëm për katër vite, periudhë brenda së cilës, sipas raportit të Guardia di Finanzza u mbollën 219 hektarë më canabbis vetëm në vitin 2016-të. Po Kryeministri i vendit Edi Rama, a duhej të ishte pjesë e pandehjes hetimore, si shkak i mosveprimit të qeverisë së tij, mininistrit të tij, vartësvë të pushtetit të tij?! A është ai pjesë e përfitimit financiar marramendës
Flash Politike Uncategorized

Kush e solli Besën (“Doruntinën”)?

Shijaktv
Nga Luçiano Boçi Pas Skënderbeut, Supermenit, Mrikës, Gjigandit etj, na doli që në kabinetin e Rilindjes, na militoka dhe Doruntina e legjendës së besës. Shahini sapo e ka marrë lavdën e programuar me kujdes, ka nxituar që lajmin ta zbulojë vetë e para. Për këtë ka përdorur një mjet të ndaluar për mësuesit, ose thënë legjendarisht, ka përdorur një element tashmë të “përtej varrit” për ta. I ka çuar me “zor” mësuesve, lajmin e vetënominimit të saj si Doruntinë, nëpërmjet sms-ve. I është përkëdhelur kaq shumë sedra, sa nuk është përmbajtur në gjestin narcist. Pas kësaj Kadaresë së shkretë, do i duhet ta rishkruajë dhe njëherë veprën e tij, sepse legjenda na është pasuruar e aktualizuar kështu me histori, papritur e pa kujtuar. Po nuk duket vetëm kaq. Lajmi i shpërndarë dhe i stisur është një miksim i propagandës bajate me terma emfatikë dhe delirit të madhështisë, si filli që bashkon qeverisjen e Ramës. Shenjë e një dekadence të pashmangshme. Qëllimi megjithatë është i qartë. Të prodhojë përshtypje e të marrë vëmendje, pa prodhuar punë. Dhe tani që dikush na gjeti Doruntinën, me siguri tek Rilindja po kërkojnë Kostandinin, nëpërmjet Stresit (Gramozit). Pra kush e bëri “peshqesh” Besën? Emërimi i
Flash Politike Uncategorized

Basha – italianëve: Rama ju furnizoi me drogë, zbuluat Tahirin dhe Xhafën

Shijaktv
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi në emisionin “Porta a porta” të gazetarit Bruno Vespa se Shqipëria ka dy probleme të mëdha, një me demokracinë dhe një me kriminalitetin. Basha theksoi se zgjedhjet e 2017 u blenë me paratë e drogës duke risjellë në vëmendje përgjimet për zyrtarë të lartë të PS-së si dhe akuzat për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Intervista e Bashës u transmetua gjatë kohës që kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në studio për të folur për situatën politike në vend. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Shqipëria ka dy probleme të rënda, një problem me demokracinë dhe një problem me kriminalitetin. Pesë vite më parë, Shqipëria u bë prodhuesi dhe eksportuesi numër një i kanabisit. Me paratë e kanabisit, u kalua në trafikun e heroinës dhe kokainës. Dhe me milionat e fituara nga trafiqet e drogave të forta u blenë zgjedhjet, u blenë policët, drejtësia, media, pjesë të mëdha të ekonomisë private dhe të aktivitetit ekonomik publik. Ju keni akuzuar qeverinë për bashkëpunim dhe marrëveshje me krimin e organizuar… Dy muaj më parë, media ndërkombëtare publikoi përgjimet zyrtare të drejtësisë shqiptare, ku funksionarë të lartë të Partisë Socialiste, janë përgjuar në bashkëpunim
Flash Kronike Uncategorized

Terror në Vlorë/ Bandat marrin peng kryebashkiakun Dritan Leli…

Shijaktv
Dritan Leli, kryebashkiaku i Vlorës është marrë peng në zyrën e tij duke i vënë pistoletën në kokë dhe Policia e Shtetit e mban të fshehur ngjarjen. Ky denoncim u bë nga ish kryeministri i vendit Sali Berisha. Duke ju referuar qytetarit digjital i cili i raporton se kryebashkiaku i Vlorës është në ditët më të këqija. Statusi i plotë i Sali Berishës: Narkokryetari i bashkisë, Leli merret peng! Ai është anëtar i bandave kriminale! Lexoni denoncimin e qytetarit digjital. sb Përshëndetje Doktor Berisha. Vlora është në ditët më të këqija të terrorit. Prej dy javësh policia e Vlorës po mban të fshehur një ngjarje kriminale. Kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli është marrë peng në zyrën e tij me pistoletë në kokë nga Beni i Nazmies (Arben Licaj i dënuar më parë për vrasje) i cili më pas ka kërcënuar edhe tre juristët e bashkisë. Çështja ka të bëjë me pallatin që ka bërë Beni Nazmies, të cilin Dritan Leli bashkë me vëllain e tij Eduard Leli duan t’ja prishin dhe t’ja japin tokën për pallat Julian Metushit një kapobande tjetër në qytet. Dritan Leli detyron juristët të firmosin dhe ata nuk pranojnë, pasi nga njëra anë ata janë
Flash Politike Uncategorized

Do isha dakort për dialog me Edi Ramën

Shijaktv
Nga Indrit Vokshi Po ndiqja debatin e Genc Pollos me Ilir Metën, me 22 dhjetor 1998. Pollo nënkryetar i PD, ndërsa Meta zv.kryeministër. Debati tek Fevziu, vinte pas takimit të Rognerit midis Berisha-Pollo dhe Majko-Meta. Takimi u zhvillua me iniciativë të grupimit “Dhjetori Nëntëdhjetë” për të komunikuar mbi grevën e studentëve, mirëpo menjëherë u fol për Kosovën. Biseda u fokusua tek Kosova. Meta dhe Pollo të dy politikanë të rinj asokohe, potencojnë pa asnjë tabu nevojën për dialog, nevojën për takim mes palëve, si themel i bashkëjetesës politike. Momenti i atëhershëm kur u takuan ishte shumë delikat sepse ishte pas Nëntëdhjetëeshtatës dhe vetëm tre muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit. Kushdo që takohej, pa dyshim do të haste në akuza nga militantët apo hierarkët e partive ku bënin pjesë. Do përballej me presionin e tyre. Mirëpo dialog dmth gatishmëri për të kërkuar ku mendon njëlloj, ku i ke pikat e përbashkëta me kundërshtarin, për t’i gjetur ato pika dhe për të vepruar bashkarisht mbi to. Nuk është turp as dobësi dialogu politik me qëllim ruajtjen dhe forcimin e pikave përbashkuese. Sot ndryshe nga para njëzet vitesh nuk ka pasur asnjë tryezë të palëve politike mbi Kosovën për qëndrim të përbashkët.
Uncategorized

VIDEO/ Protesta u mbyll me himnin e flamurit

Shijaktv
Lideri demokrat e mbylli protestën e opozitës përpara selisë së partisë Demokratike ku dhe mbajti një fjalim për qytetarët e pranishëm në këtë protestë. Pasi hapi dyert e selisë dhe i ftoi të gjithë brenda në një kohë që institucionet shtetërore u rrethuan me tela me gjemba dhe forca të shumta policie, Basha këndoi himnin e flamurit me qytetarët.
Flash Politike Uncategorized

Bugajski për SHTV: Protesta e 16 shkurtit do të sjellë ndryshimin politik

Shijaktv
Intervistoi Egon Loli Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Janusz Bugajski, vjen në një intervistë ekskluzive për SHTV. Ai flet për protestën e madhe të opozitës, raportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me liderin e opozitës Basha dhe kryeministrin Rama. Zoti Bugajski ju falenderoj që pranuat të zhvillojmë këtë bisedë mbi zhvillimet shqiptare në rajon. Faleminderit dhe ju! Cili është opinioni juaj në lidhje me deklaratat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve me Serbinë? E shikoni këtë si një projekt që do të ketë impakt negativ për shqiptarët dhe më përgjithësisht në Ballkan në të ardhmen e afërt? Unë nuk mendoj se do të ketë një korrigjim kufijsh domosdoshmërisht. Unë mendoj që pala amerikane ka thënë se kjo është diçka që mund të shqyrtohet me shpresën se mund të arrihet një zgjidhje përfundimtare në negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit. Siç mund ta kujtoni, verën e fundit çështja e territoreve doli në pah papritmas ndërkohë që më parë kishte qenë një tabu dhe një vijë e kuqe e pakapërcyeshme ndërsa befas mundësia që të arrihej një marrëveshje. Sigurisht që ka rrjedhime të rrezikshme që mund të vijnë nga një marrëveshje e tillë nëse do