Aktualitet Flash Uncategorized

Dritan Zagani: Ku ka drogë dhe trafik ka gjithmonë një rilindas…

Shijaktv
Dritan Zagani ka komentuar ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe është ndalur te ludhjet e trafikantëve me eksponentë të Partisë Socialiste. Zagani shkruan se në Itali Ëngjëll Agaçi avokat i shumë trafikantëve shqiptarë të dënuar për trafik narkotikësh, në Shqipëri funksionar i lartë i shtetit (flitet edhe si krahu majtë i KM,se i djathtë ështe Fugsi vogës). Më tej, vijon Zagani, në Shqipëri një drejtues rilindas (E.Bushi) me detyrë në një pikë strategjike si aeroporti, na del se paska qenë avokat i trafikantit Riformato dhe avionit të tij që përdorej për trafik droge. “Tani më thoni ju o njerëz, pse gjithmonë ku ka drogë dhe trafik ka gjithmonë një rilindas të madh që është avokat i djallit… pse të gjithë këta avokatë të djallit janë lidhjet e ngushta të liderit narkodashës rilindas!?!?!?”, përfundon me këtë pyetje argumentin e tij, Dritan Zagani.
Flash Politike Uncategorized

Për Elisën e gatshme të përdoret për shpifjen e radhës së shefit të saj!

Shijaktv
Nga Belind Këlliçi E para që duhet të ishte në burg për vjedhjen e parave të shqiptarëve është nafija e Skënderbeut. Modeli më i rëndomtë i një femre në politike që për para dhe pushtet është gati të rinxjerrë gjithçka që del nga goja e përdalë e shefit të saj. Për zonjën 5 milionë euro të doganave, pushteti është garancia e pandëshkueshmërisë dhe modeli i liderit është ai që lejon të vjedhë e të grabisë, që dhunon qytetarët e u merr dhe qindarkën e fundit. Zonja në fjalë që bën filma me përdhunime të miturash, duhet të përgatitet të kthejë pas çdo qindarkë që u ka vjedhur qytetarëve dhe të japë llogari para drejtësisë së re dhe të pakapur. Asgjë nuk ju shpëton dot! Elisa koha juaj ka mbaruar. Koha e drejtësisë dhe llogaridhënies do të nisë shumë shpejt. Shqipëria si gjithë Europa nuk do të mbahet peng nga modele të shpërfytyruara politike si zonja 5 milionë euro e doganave.
Aktualitet Flash Uncategorized

Posse Comitatus, rendi kushtetues dhe kontrolli demokratik i forcës së armatosur

Shijaktv
Njëra ndër shakatë më të përdorura gjatë rënies së perandorisë habsburge ishte se “në Gjermani situata është serioze, por jo e dëshpëruar; në Austri, situata është e dëshpëruar, por jo serioze” – por shpejt historia e shndërroi situatën në tejet serioze edhe aty ku fillimisht, përtej çdo ndjenje dëshpërimi, ajo nuk njihej si e tillë[1]. Dislokimi i forcave ushtarake në aeroportin e një vendi si i yni, ku vlera e ushtrisë nuk merret seriozisht, ku njësitë e xhenjos përdoren për të pastruar plazhet dhe rrugët, dhe kur ministrat e mbrojtjes funksionojnë kryesisht si zëdhënës të operacioneve të marrëdhënieve me publikun, shkaktoi shaka të ngjashme, që rievokonin situata të dëshpëruara, por joserioze. Nxjerrja në aeroport e ushtrisë, pavarësisht forcës ushtarake të vendit që e përdor, është kudo tregues i një gjendjeje të jashtëzakonshme – në fjalët e Carl Shmitt, ai që kontrollon gjendjen e jashtëzakonshme, kontrollon pushtetin. Gjithësesi, në Shqipëri bëhet fjalë, sa për një gjendje PR-i në krizë të një qeverie që qeveris nëpërmjet marrëdhënieve me publikun, aq edhe për një krizë reale të rendit në Shqipëri – rendit publik, po aq sa dhe atij kushtetues. Por në një vend të detyruar me forcë të jetë qesharak, jo shumë njerëz
Flash Politike Uncategorized

Rikthimi i vizave/ Tabaku: Shqetësim, krimi dhe droga nga Shqipëria

Shijaktv
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku komenton diskutimet në parlamentin holandez për rikthimin e vizave ne vendin tonë. Sipas saj, trafiku i drogës, veçanërisht ai i heroinës është një nga arsyet kryesore që fshihen pas kësaj kërkese. Tabaku riktheu në vëmendje se vizitën e dy Ministrave holandezë dy javë më parë , ai i Drejtësisë dhe ai për Çështjet e Migracionit, për të paralajmëruar qeverinë shqiptare që krimi dhe droga po bëhen pengesë për procesin e integrimit dhe kthimin e vizave. “Ministri dje ka raportuar për vizitën e tij në Shqipëri dhe tre partitë kryesore që bëjnë dhe mazhorancën atje në parlament kanë thënë që nuk është më e mjaftueshme paralajmërimi i qeverisë se qeveria shqiptare e ka marrë paralajmërimin. Ne duhet të marrim masa më të forta sepse siç thonë ata, korrupsioni në qeveri e pengon të luftohet krimi, trafiku i drogës. Qeveria është palë me krimin, sot krimin e kemi në pushtet. Deputetët holandezë përgatitur pesë rezoluta, dy prej të cilave për Shqipërinë.” Nëse nuk merren masa kjo situatë do të penalizojë edhe Kosovën paralajmëron Tabaku në komentin e saj në profilin zyrtar. “Rezoluta e parë për vendosjen e vizave për Shqipërinë, rendit faktorë të bazuar nga të dhënat e
Uncategorized

Fidanishtja/ Studenti i UBT-së reagon ashpër ndaj mediave

Shijaktv
Nga Azgan Berbati, student i UBT-së: Një spekullim me burim nga qeveria transmetuar përmes televizionit “Report Tv,Tema Tv,” etj, me paturpësinë më të madhe shprehet se studentët e UBT-së janë kundër ndërtimit të një shkolle. Jo të nderuar,e keni gabim ! Ne jemi pro arsimimit,jemi pro zhvillimit,pro integrimit,pro gjithçkaje që rend drejt emancipimit,etj. Por,jemi kundër deri në ekstrem që të cënohet e drejta (konkretisht një vit më parë miratuat diçka tjetër e sot hani fjalët tuaja siç dhe e keni bërë traditë,krejt faktueshëm,krejt fiktivisht,krejt kafshërisht.) jemi kundër cënimit brenda territorit të korpusit universitar,jemi kundër manipulimit,mashtrimit,përcaktimit dhe përdorimit të mjeteve,veprave diktatoriale duke shëmtuar seriozitetin,duke penguar ecurinë e Universitetit drejt zhvillimit. Si shpjegohet fakti që gjithçka nisi befas,pa lajmëruar me një tabelë,plan praprak (lërë fare propaganden e një viti më parë),ndërsa sot me datë 05/04/2019 vjen nënkryetari i bashkisë dhe nuk e justifikon dot ardhjen e tij,pasi profesor Susaj i përplas në fytyrë argumente e fakte të qenësishme dhe përveçse të ikte s’i mbeti rrugë tjetër. Si shpjegohet fakti që më vonë shfaqet deputeti i PS-së bashkë me një grup militantësh duke pretenduar që janë banorë të zonës dhe dashkan një shkollë në zemër të universitetit. Si shpjegohet fakti që kur dy
Aktualitet Flash Uncategorized

Kullat alarmojnë bankat/ Projektet e fshehta për Tiranën, pasojat ekonomike

Shijaktv
Kryeqyteti po përballet me një serë projektesh që do ta ndryshojnë atë në tërësi,por se a janë të dobishme për interesin publik këto nisma ne kemi pyetur ish këshilltarin bashkiak Besnik Aliaj.Ai e ngriti shqetësimin e tij tek procedura që ndiqet,mungesa e planit të zhvillimit si dhe tek mos transpranenca e dokumetacionit.Një tjeter problem që vjen nga ndërtimi pa kriter i kullave sipas Aliajt është se këto ndërhyrje në mjedis po bëhen për të favorizuar këto pasuri të patundshme,të cilat në të ardhmen do te sjellin shqetësime edhe me karakter ekonomik. Rasti i hartimit të planit është një rast flagrant vendimarrje që thyen të gjitha ligjet e të drejat kushtetuese. Firmave që u janë besuar këto projekte madhore ngrejnë dyshime për mënyrën sesi funksionojnë në treg e per këtë ish këshilltari tha se sistemi bankar ka ngritur alarm. Plani rregullues ka shumë elementë fasadesk,jo vetëm sheshet që po përdoret si infarstrukturë që i shërben pronës private, ndërsa pylli orbiatl është një show. Qyteti i Tiranës ka nevojë për nisma të cilat zgjidhin problemin në themel dhe jo shoë duke shpenzuar nga taksat e qytetrave për korsi bicikletash dhe parkingje.Këto politika për Aliaj nuk i kanë dhënë fund problematikave të transportit
Flash Politike Uncategorized

“Me një bibliotekë Veliaj dhe Rama kënaqin dy oligarkë, shkaterrojnë një qytet”

Shijaktv
Nga Ina Zhupa Biblioteka si sebepi i ri për kulla në qendër të Tiranës dhe për kulla pranë parkut të liqenit artificial! Me një bibliotekë Veliaj dhe Rama kënaqin dy oligarkë dhe shkaterrojnë një qytet. Disa muaj më parë i nxorrëm fakte edhe prova që do betonizonte liqenin, doli edhe tha publikisht që hapësira e gardës do i kthehej parkut dhe do shtonte gjelbërimin e kësaj zone. Doli mashtrues si përhere. Para pak ditësh paralajmërova publikisht planin për ndërtimin e rrugës që më pas do shoqërohej me kullat e një privati. Sebepi i kullave private do ishte Biblioteka Kombëtare, të cilën kanë planifikuar ta shkatërrojnë nga qendra e Tiranës duke hapur rrugën e ndërtimit të kullave aty ku ndodhet ajo sot. Njëkohësisht me justifikimin se nuk kanë para për biblioteke të re, me skemen gati nga teatri kombëtar biblioteken do ta ndertoj një privat tek liqeni në shkëmbim të tokes publike për disa kulla aty. Veliaj në krye të Bashkisë për një mandat tjetër do të thotë shkatërrimi total i Tiranës, shndërrimi i ajrit të qytetit në vrasesin më të madh të popullsisë, betonizim total në emër të pastrimit të parave të pista dhe pasurimit të oligarkëve.
Flash Sociale Uncategorized

Ekskluzive/ Hakmarrja e qeverisë për protestën, studentët denoncojnë zv. ministren e Integrimit Eralda Methasani

Shijaktv
Studentët e vitit të dytë bachelor në Fakultetin e Drejtësisë, ditën e hënë kanë provimin e lëndës “E Drejtë Administrative”, ku titullarë e kësaj lëndë është zv. Ministrja e integrimit znj. ERALDA METHASANI. Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë vit provimi do të jetë me libra mbyllur dhe studentët shprehen se nuk u janë zëvendësuar as leksionet. Përveç të tjerave, ndryshe nga çdo lëndë tjetër, në këtë lëndë kufiri për notën 10 do të jetë 95 pikë dhe jo 90. Gjatë atyre pak orëve leksionesh ata janë përballur me gjuhë jo të mirë nga pedagogia Eralda Methasani, e cila mesa duket kishte shumë pakënaqësi për shkak e protestës studentore, e ndaj dhe ka zgjedhur këtë mënyrë hakmarrjeje. Veç vështirësisë së provimit dhe ngarkesës së lëndës, studentëve u është njoftuar mungesa e tekstit orientues me ligje vetëm pak kohë para fillimit të sezonit, gjë kjo që ka rritur pakënaqësitë ndërkohë që gjatë gjithë semestrit është punuar me tekst ligjor orientues. Prandaj, studentët shprehen se nëqoftëse librat nuk do të lejohen të hapur ata do të bojkotojnë provimin.
Uncategorized

Hakmarrja ndaj Unazës së Re/ Fletë-arreste ndaj protestuesve

Shijaktv
Banorët e Unazës së Re, të cilët protestojnë prej muajsh kundër projektit korrupti, pasi rrezikon prishjen e ndërtesave të tyre, vijojnë të provokohen nga policia.  6 fletëthirrje për  në komisariatin nr 6  janë lëshuar nga nga policia për banorët: Gëzim Sadiku, Lutfi Kastrati, Iljas Katiraj, Dorjan Protoduari dhe Lindita Protoduari dhe një tjetër banor I cili nuk është paraqitur në komisariat.  Sipas deklaratave të  banoreve jane bere gati 4 flete arresti, ndërkohë në komisariat ndodhen dhe banorët në mbështetje të personave të thirrur.  Mësohet paraprakisht se protesta e cila mbahet çdo pasdite në orën 18:00 në Unazën e Re, pranë Hotel Roland do të zhvendoset këtë të hënë në komisariatin nr 6.      
Flash Politike Uncategorized

Ndryshimi me urdhra partiakë i festave të Perëndishme është: Blasfemi

Shijaktv
Nga Erget Cenolli Sot ishte hera e parë pas vitit 1967, që me urdhër partie devijohet festa e Perëndishme. Dita e Verës nuk është përcaktuar, si ditë e shënuar, prej njeriut, por prej një Qenieje të Lartë Supreme. Vetëm Ajo Qenie vendos nëse atë ditë do të jetë kohë e mirë apo bie shi dhe po ashtu duhet festuar në kohë të mirë a të keqe. Njeriu i pangopur thotë: Meqë sot bie shi nuk ka edhe aq fitime në para të thatë, ta zhvendosim festën në një datë tjetër ku të fitojmë sa më shumë. Zoti i përbuz ata që mendojnë vetëm për fitim material dhe iu ka caktuar vendin në skëterrë. Vetë shqiptarët, që me mendjelehtësi mblidhen të festojnë këtë blasfemi, duhet të kujtojnë ç’ndodhi kur partia e tyre futi duart në festat e tilla dhe ceremonitë e tjera fetare.