Flash Politike Uncategorized

Belind Këlliçi: Ky dhjetor po shndrit

Shijaktv
Fjala e kryetarit të FRPD, Belind Kellici: I nderuar Kryetar i PD z. Basha, I nderuar Lideri Historik i PD, Dr. Berisha, I dashur Fidan, Kryetar i FRLDK, Te nderuar deputete, Te dashur studente te perjetshem te dhjetorit ‘90, studente te dhjetorit 2018 dhe studente te ardhshem. Ky dhjetor po shndrit me i bukur se asnjehere here tjeter pas atij te vitit 1990. Ky dhjetor i tregoi edhe njehere shqiptareve se rinia e saj eshte ketu, e forte dhe e vendosur per te ndalur cdo padrejtesi qe i behet atyre dhe vendit tone. Ky dhjetor tregoi se vendi yne ka shprese! Te rinjte ne vitet ‘90 rrezuan regjimin komunist duke i hapur rrugen Shqiperise per tu bere si e gjithe Europa. Por sot rinia eshte ne krize! 79% e te rinjve duan te largohen nga vendi. Mijra te rinj nuk ndjekin dot studimet per shkak te tarifave te paperballueshme. 228 shkolla jane mbyllur e 134 mije nxenes kane braktisur shkollat. 50% e rinise sot eshte e papune. Qeveria sotme ka partner krimin e jo rinine, jo qytetaret e saj! Te rinjte ne vitin ‘90 guxuan dhe e sollen ndryshimin e shumepritur. Ndaj sot eshte rradha jone dhe ne mund t’ia
Flash Uncategorized

Tronditet Lapraka, Vërshojnë fadromat për shembjen e banesave pa paralajmërim

Shijaktv
Tronditet Lapraka: Vërshojnë fadromat, nis shembja e banesave pa paralajmërim IKMT-ja ka nisur një front të ri shembjesh dhe dëbimi të banorëve: në Laprakë. Banorët kanë dalë përballë fadromave, ashtu siç kanë dalë po sot ata të Astirit dhe ata të Shkozës. Në kuadrin e projektit të Unazës së Re, punimet janë shtrirë në Laprakë, aty ku banesat janë në proces legalizimi dhe banorët e irrituar po protestojnë ndaj padrejtësisë, sepse gjithçka po ndodh pa paralajmërim.
Bota Flash Uncategorized

Katari braktis OPEC, destabilizim në tregun ndërkombëtar të naftës

Shijaktv
Tensionimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite, ka çuar në vendimin e Katarit për tu tërhequr nga OPEC-u, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Kjo tërheqje pritet të sjellë destabilizim në tregun ndërkombëtar të naftës, pasi Katari është një prej furnitorëve më me peshë të 15-shes së OPEC-ut. Katari, njëri prej 15 vendeve anëtare të OPEC-ut, nuk do të jetë më pjesë Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Vendimi që u publikua nga Ministri i Energjisë së Katarit, pritet të shkaktojë jo pak destabilitet në tregun ndërkombëtar të Naftës,pasi ky vend është contributor i rëndësishëm i organizatës që prodhon gati 44 për qind të naftës në botë. Ministri tha gjatë një konrference për shtyp në Doha, se Katari ka vënë në dijeni OPEC-un para se vendimi të bëhej publik. Tërheqja e Katarit nga OPEC-u vjen në një kohë kur marrëdhëniet me Arabinë Saudite janë të tensionuara. Katari është eksportuesi më i madh në botë i gazit të lëngshëm natyror OPEC, organizata ndërqeveritare me 15 shtete pjesëmarrëse, është përgjegjëse për prodhimin e gati 44 për qind të naftës në botë dhe ka 81 për qind të rezervave në naftës në glob. Misioni i saj
Flash Politike Uncategorized

Luçiano Boçi: Alarmi që vjen nga Holta

Shijaktv
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar në “Facebook” dokumentet e firmosura nga kryeministri Rama dhe ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, ku miratohet ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës, në bashkinë Gramsh. Boçi shprehet se ndërtimi i kësaj dige në një ndër bukuritë më të mëdha të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone. Deputeti thekson se vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik. Ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh, një ndër bukuritë epike të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone. “Dhuratën” ia ka bë peshqesh Gramshit, deputeti dikur i zonës, ministri i sotëm Damian Gjiknuri, i cili dikur premtonte që do ta kthente zonën, për shkak të bukurisë së rrallë natyrore, në destinacion turistik!? Sot ai po ekzekuton me një firmë të vogël, për interesa të ulta financiare atë që Zoti ja ka falë Gramshit me zemër të madhe. Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik. Përpos turp, një vendim i tillë vjen era klientelizëm e korrupsion. Ai është i papranueshëm dhe duhet të anullohet.
Flash Uncategorized

Dëshmitë e banorëve të Shkozës

Shijaktv
Ka nisur aksioni për shembjen e dhjetëra banesave në zonën e Shkozës, ku po ndeshet kundërshtimi qytetarëve. Prishja e objekteve në këtë zonë sipas Bashkisë së Tiranës bëhet në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit. Banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë lloj dokumenti zyrtar se pse duhet që të lirojnë shtëpitë e tyre, dhe mbi ta po ushtrohet një terror psikologjik. ‘Na vjen një letër dhe na përjashton nga procesi i legalizimit, asgjë nuk na është ofruar. Vijnë hienat dhe punojnë në mes të shtëpive, ndërkohë që krisen dhe banesat e tjera. Në Holandë të sjellin njoftimin 90 ditë më përpara dhe të pyesin se ku do të banosh, këtu nuk do t’ia dijë njeri, ne nuk kemi qenë kundër projekteve po jo të na grabisin ditën për diell. Në vitin 2018 po na çojnë drejt vetëgjyqësisë, dhe ne akoma kemi frikë të dalim apo jo të protestojmë për të drejtat tona. Të vijë një ekspert dhe të na sqarojë se pse dy banesa më tutje kanë marrë legalizimin dhe ne jo, trualli ka qenë i njëjtë i Bashkisë. Këta janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi’, shprehet një prej banorëve që kërcënohet
Flash Politike Uncategorized

Basha paraqet tre faktet e korrupsionit para protestuesve

Shijaktv
Kreu i opozitës Lulzim Basha i është ribashkuar sot banorëve të “Unazës së Re” që janë duke protestuar kundër shkatërrimit të banesave të tyre nga Rama e Veliaj, pa asnjë lloj dëmshpërblimi. PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, GJATË PROTESTËS SË BANORËVE TË ZONËS SË UNAZËS SË RE Duke folur për gazetarët e pranishëm, Basha ka bërë publike edhe fakte të reja në lidhje me korrupsionin në këtë projekt korruptiv.Basha listoi tre fakte; Korrupsion me prokurorim Korrupsion me hartimin e projektit Korrupsion me pronat e qytetarëve Ditë pas dite, si media edhe opozita kanë zbardhur fakte tronditëse për mënyrën se si janë përfshirë këto kompani. Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milionë euro po vidhen këtu. Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë paratë e këtyre qytetarëve që po protestojnë këtu. Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre, përpara festave. U bënë 4 javë që këta qytetarë protestojnë, ne nuk i braktisim, ata janë të braktisur nga qeveria.Ky projekt nuk është për zhvillimin e Tiranës, por për mbushjen e xhepave të agati të Surrelit’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij. Projekti është tenderuar me një vlerë shumëfish
Aktualitet Flash Uncategorized

Dita e flamurit, presidenti Meta uron shqiptarët

Shijaktv
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar 28 nëntorin, ditën e flamurit. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit ka zgjedhur të urojë shqiptarët në 106-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë me një poezi të recituar nga dy nxënës të shkollës 9-vjeçare të Rrozhajës. “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës”, shkruan Meta.
Aktualitet Flash Politike Uncategorized

Banorët e “Unazës së Re ” përplasen me policinë

Shijaktv
Banorët e “Unazës së Re “, po përplasen me policinë, Situata sa vjen dhe tensionohet. Në mbështetje të banorëve është edhe opozita e bashkuar. ARRSH ndodhet me katër grupe vlerësimi në “Unazën së Re”, gjithashtu punonjësit e ARRSH shoqërohen nga policët e bashkisë. Banorët u bëjnë thirrje të tjerë banorëve që të mblidhen të protestojnë dhe të kundërshtojnë vijimin e punimeve të ARRSH Banorët kundërshtojnë heqjen e ndriçimit dhe nuk lejojnë punonjësit të veprojnë, pasi sipas tyre ndriçimi është vendosur me taksat e tyre. “Këto drita janë vënë me taksat tona. Dritat nuk do hiqen se ata duan errësirë totale. Erion Veliaj dhe Edi Rama ta harrojnë se do heqin dritat tek Unaza e Re”- thotë një banore. Aktualisht punonjësit po qëndrojnë në pritje për të marrë një urdhër nëse duhet të vazhdojnë punën apo do tërhiqen. Kujtojmë se në orën 17:00 të pasdites së sotme është paralajmëruar një tjetër protestë nga banorët e zonës së Astirit. Nga projekti i Unazës së Madhe preken rreth 317 objekte, shumica prej të cilave do shemben pasi pretendohet se janë pa leje, ndërsa për ata që disponojnë dokumente është premtuar dëmshpërblim.
Flash Politike Uncategorized

Gjosha: Sikur shteti të ketë zell në luftën ndaj krimit, siç ka për të arrestuar qytetarët

Shijaktv
Deputetja e LSI-së dhe ish-ministrja e integrimit Klajda Gjosha, ka reaguar ndaj situatës së krijuar mes shtetit dhe banorëve të Unazës së Re, ku 600 familje mbeten pa strehë mbi kokë. Gjosha shkruan se “sa mirë do të ishte që shteti të ushtronte të njëjtin zell dhe pasion për luftën kundër krimit, siç e ushtron për të arrestuar protestuesit, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi.” Ja reagimi i plotë Sa mirë do të ishte që shteti të ushtronte të njëjtin zell dhe pasion për luftën kundër krimit, siç e ushtron për të arrestuar protestuesit, qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Ashtu me të njëjtin pasion që kërkonin të kapnin djalin 17 vjeçar të protestës, ku inati lexohej në sytë e policisë së shtetit! Ndoshta ky pasion vazhdon ende të ushtrohet brenda komisiarateve, ku këta qytetar mbahen të mbyllur. Sa mirë do të ishte që shteti të bënte luftën e pa kompromis me krimin, ashtu me të njëjtën arrogancë që përdor me 600 familjet që do të mbeten pa strehë, në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës. Ndjej keqardhje për qeverinë e vendit tim, për njerëzit që na drejtojnë dhe për lotët e qytetarëve të dëshpëruar, që sot janë