Aktualitet Flash Politike Uncategorized

Video-përgjimi, akt i paligjshëm me ekspertizën

Shijaktv
Prokuroria ka nxjerrë një akt të paligjshme në lidhje me ekspertizën e audio-përgjimit për çështjen “Xhafa” ku implikohet në afera droge Agron Xhafaj. Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili tha se organi i akuzës ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi. “Shqiptarët duhet ta marrin vesh se kryeprokurorja e konsideron kryeministrin si palë private, lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin. Rama me provat nga privati, por që nuk i dorëzon. Nga një privat që ka bërë një analizë private! Prokuroria thotë se kryeministri ka çuar provën, por që është e paqartë për provën. Prokuroria ka nxjerre nje akt të paligjshem”, tha Vasili. Sipas Vasilit Prokuroria është vënë në shërbim të plotë të Edi Ramës. Ai kujtoi skandalin e vitit të kaluar kur Rama u bëri thirrje policëve që të lënë kapelet dhe të mbledhin vota për PS. Edhe në këtë rast tha Vasili, prokuroria i mbylli hetimet me justifikimin se Rama ka kërkuar falje në facebook.
Politike Uncategorized

Paralajmërimi i PD, Salianji: Nesër prova që fundosin Ballën

Shijaktv
Deputeti Ervin Salianji ka paralajmëruar nxjerrjen e detajeve të reja nga dosja e hetimit mbi çështjen Babale. Nga studio e Shijak televizion ai ka deklaruar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë së Fierit kanë pasur marrëdhënie të afërta dhe kontakte të vazhdueshme me Fredi Alizotin, personin që pretendohet të ketë imituar zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjim. Sipas deputetit demokrat, Taulant Balla, Ardi Veliu dhe efektivët e lartë të Policisë së Shtetit kanë tentuar të blejnë Alizotin për të ngritur alibinë e lidhjeve të këtij të fundit me Partinë Demokratike dhe me Albert Veliun, Babalen. Ervin Salianji ritheksoi se nga dosja e Prokurorisë mungojë faqe, të cilat sipas tij, janë hequr me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, pasi thellojnë skandalin e drejtorëve të policisë dhe Taulant Ballës. Sipas deputetit, ata kanë kryer vepër të rëndë penale: jo vetëm shpërdorim detyre por pengim të mirëfilltë të drejtësisë.
Uncategorized

Psikologia A. Pjetra: Seancat psikologjike duhet të zhvillohen paralelisht me trajtimin mjekësor

Shijaktv
10 tetori është dita ndërkombëtare e shëndetit mendor e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për ndërgjegjësim e qytetarëve për çrregullimet mendore. Shëndeti Mendor është përherë e më shumë një shqetësim pasi statistikat tregojnë se 1 në 4 njerëz në botë vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Në vendin tonë nuk kemi statistika të qarta por psikiatrit pohojnë se numri i të sëmurëve është rritur me rreth 20% kreahasuar me një vit më parë. Adelina Pjetra, Psikoterapiste BWRT, psikologe klinike është shprehur se stresi dhe ankthi i  përditshëm janë shkaktarë kryesor të problemeve tek njerëzit. Frika nga paragjykimet bën që pacientët të mos shkojnë tek psikologu për t’u konsultuar. Duke mos e pranuar nevojën për asistencë psikologjike gjendja rëndohet edhe më shumë. Në botë secili individ ka psikologun e tij dhe këshillohet vazhdimisht për problemet që has. Psikologia Pjetra thekson se këshillimi është shumë i rëndësishëm dhe është një hallkë që nuk duhet anashkaluar. Seancat psikologjike duhet të zhvillohen paralelisht me trajtimin mjekësor.
Uncategorized

Ngushëllime Thaçit, Haradinaj ironi për ndryshimin e kufijve

Shijaktv
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka konsideruar të vdekur idenë e korigjimit të kufijve.  “I shpreh ngushëllimet e mija për këtë ide të kufijve, pasi mendoj se ka vdekur dhe njëkohësisht edhe përgëzime”, ka thënë me ironi kreu i qeverisë. Ndërkohë Thaçi u kundërpërgjigj dukë thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur dhe se është në një fazë të rëndësishme. Presidenti theksoi se pret që kryeministri të jetë “më racional dhe më i përgjegjshëm në deklaratat për qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje”. Këmbimi i territorit me Serbinë është hedhur dhe mbrojtur nga Presidenti Hashim Thaçi në gusht të këtij viti. Një çështje e tillë ka hapur debate të forta jo vetëm brenda Kosovës, por edhe në zyrat diplomatike të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet ndërkombëtare e kanë vlerësuar një nisme të tillë të papranueshme.