Flash Uncategorized

Apeli i pedagogut: Studentë të trojeve Shqiptare,mbështesni vëllezërit tuaj

Shijaktv
Nga Enver Bytyçi Një thirrje për Unionin e Studentëve Mbarëshqiptarë! Të dashur studentë, kudo që jeni, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Diasporë! Studentët e Shqipërisë kanë nisur një protestë për një kauzë të madhe! Ata duan që Shqipëria dhe shqiptarët të fillojnë të jetojnë në epokën e tyre! Ata duan që brezi im dhe brezi akoma më i ri se unë të tërhiqen dhe fatet e kombit tonë t’i marrin të rinjtë! Ata duan të kthejnë shpresën te shqiptarët për këtë vend e të ardhmen e tij! Ata protestojnë për dinjitet dhe integritet njerëzor e nacional! Kjo protëstë masive dhe kaq entusiazte ka bërë krenar çdo shqiptar! Kjo protëstë do t’i japë fund tranzicionit në Shqipëri, do t’i japë goditjen përfundimtare krimit dhe korrupsionit si dhe politikës e qeverisjes së kriminalizuar e të korruptuar! Me këtë goditja Shqipëria dhe kombi shqiptar asocohen përfundimisht në zonën e vlerave perendimore! Kjo do të jetë arritja më e madhe e kësaj lëvizjeje të fuqishme! Por më lejoni ju lutem t’ju bëj një kërkesë: Studentët e Tiranës dhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë kanë nevojë për përkrahjen tuaj! Derisa ne jemi të të njëjtit gjaku e gjuhe, ju lutem
Uncategorized

Përfaqësuesja e PD në organizatën rinore të USAID, Juela Hamati votohet si Presidente

Shijaktv
Përfaqësuesja e PD në organizatën rinore të USAID, Juela Hamati është votuar si Presidente në zgjedhjet e mbajtura sot në Washington. European Democracy Youth Network është iniciativa e fundit e USAID e cila synon të fuqizojë pjesëmarrjen e të rinjve në politikë dhe në shoqërine civile. Me këtë detyrë, Partia Demokratike rikonfirmon qendrimin e palëkundur që ka për promovimin e zgjedhjeve demokratike në Shqipëri dhe jo vetëm. PD beson se kjo mund të arrihet vetëm duke fuqizuar rininë, ndaj rinia është prioriteti absolut, ashtu siç është për partnerët tanë në USAID. Hamati u takua gjithashtu me përgjegjësin e USAID për Europën, Z. Brock Bierman.
Flash Politike Uncategorized

Video shokuese e neokomunistit Sofo Meksi

Shijaktv
SKEMA E “ORGANIZATËS POLITIKE” PËR TË MBAJTUR RAMËN NË PUSHTET, PËRMES PËRÇARJES SË PROTESTËS SË STUDENTËVE “OP”, Organizata Politike – e prodhuar nga lëvizja “MJAFT” e drejtuar nga Arlind Qorri të cilin e promovojnë në media, synon ta kapë dhe ta përdorë protestën e studentëve, jo për studentët por me qëllim avancimin e ideve komuniste. Sipas planit, “OP”, po kërkon ta mbajë Ramën në qeveri që të avancojë me “permiresimin e cilesisë se socializmit”, duke e perdorur protestën per qellimet e saj. Për të gjithë ata idealistë që kanë nevojë të zgjohen nga ëndrra mashtruese që mban emrin Organizata Politike, ajo që shprehet kundër politikës në protestë! Për ditë me radhë media të rëndësishme kanë promovuar në blogjet dhe ekranet e tyre përfaqësues të Organizatës Politike. Ne kete viedo do te keni mundesi te njiheni me leksionet dhe mësimet e tyre të ndara në tri pika: 1. Shqipëria, për të pasur një organizatë të ekstremit të majtë (pra komuniste) duhet të mbajë në qeveri një parti progresiste si Partia Socialiste. Sipas mësuesve të Organizatës Politike, një qeveri e majtë progresiste (si PS) mundet të ndihmojë realisht një lëvizje komuniste. 2. Që mendimi komunist të zhvillohet dhe të krijohen kushtet ideale
Flash Politike Uncategorized

Belind Këlliçi: Ky dhjetor po shndrit

Shijaktv
Fjala e kryetarit të FRPD, Belind Kellici: I nderuar Kryetar i PD z. Basha, I nderuar Lideri Historik i PD, Dr. Berisha, I dashur Fidan, Kryetar i FRLDK, Te nderuar deputete, Te dashur studente te perjetshem te dhjetorit ‘90, studente te dhjetorit 2018 dhe studente te ardhshem. Ky dhjetor po shndrit me i bukur se asnjehere here tjeter pas atij te vitit 1990. Ky dhjetor i tregoi edhe njehere shqiptareve se rinia e saj eshte ketu, e forte dhe e vendosur per te ndalur cdo padrejtesi qe i behet atyre dhe vendit tone. Ky dhjetor tregoi se vendi yne ka shprese! Te rinjte ne vitet ‘90 rrezuan regjimin komunist duke i hapur rrugen Shqiperise per tu bere si e gjithe Europa. Por sot rinia eshte ne krize! 79% e te rinjve duan te largohen nga vendi. Mijra te rinj nuk ndjekin dot studimet per shkak te tarifave te paperballueshme. 228 shkolla jane mbyllur e 134 mije nxenes kane braktisur shkollat. 50% e rinise sot eshte e papune. Qeveria sotme ka partner krimin e jo rinine, jo qytetaret e saj! Te rinjte ne vitin ‘90 guxuan dhe e sollen ndryshimin e shumepritur. Ndaj sot eshte rradha jone dhe ne mund t’ia
Flash Uncategorized

Tronditet Lapraka, Vërshojnë fadromat për shembjen e banesave pa paralajmërim

Shijaktv
Tronditet Lapraka: Vërshojnë fadromat, nis shembja e banesave pa paralajmërim IKMT-ja ka nisur një front të ri shembjesh dhe dëbimi të banorëve: në Laprakë. Banorët kanë dalë përballë fadromave, ashtu siç kanë dalë po sot ata të Astirit dhe ata të Shkozës. Në kuadrin e projektit të Unazës së Re, punimet janë shtrirë në Laprakë, aty ku banesat janë në proces legalizimi dhe banorët e irrituar po protestojnë ndaj padrejtësisë, sepse gjithçka po ndodh pa paralajmërim.
Bota Flash Uncategorized

Katari braktis OPEC, destabilizim në tregun ndërkombëtar të naftës

Shijaktv
Tensionimi i marrëdhënieve me Arabinë Saudite, ka çuar në vendimin e Katarit për tu tërhequr nga OPEC-u, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Kjo tërheqje pritet të sjellë destabilizim në tregun ndërkombëtar të naftës, pasi Katari është një prej furnitorëve më me peshë të 15-shes së OPEC-ut. Katari, njëri prej 15 vendeve anëtare të OPEC-ut, nuk do të jetë më pjesë Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm. Vendimi që u publikua nga Ministri i Energjisë së Katarit, pritet të shkaktojë jo pak destabilitet në tregun ndërkombëtar të Naftës,pasi ky vend është contributor i rëndësishëm i organizatës që prodhon gati 44 për qind të naftës në botë. Ministri tha gjatë një konrference për shtyp në Doha, se Katari ka vënë në dijeni OPEC-un para se vendimi të bëhej publik. Tërheqja e Katarit nga OPEC-u vjen në një kohë kur marrëdhëniet me Arabinë Saudite janë të tensionuara. Katari është eksportuesi më i madh në botë i gazit të lëngshëm natyror OPEC, organizata ndërqeveritare me 15 shtete pjesëmarrëse, është përgjegjëse për prodhimin e gati 44 për qind të naftës në botë dhe ka 81 për qind të rezervave në naftës në glob. Misioni i saj
Flash Politike Uncategorized

Luçiano Boçi: Alarmi që vjen nga Holta

Shijaktv
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar në “Facebook” dokumentet e firmosura nga kryeministri Rama dhe ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, ku miratohet ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës, në bashkinë Gramsh. Boçi shprehet se ndërtimi i kësaj dige në një ndër bukuritë më të mëdha të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone. Deputeti thekson se vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik. Ndërtimi i një dige në kanionin e Holtës në bashkinë Gramsh, një ndër bukuritë epike të natyrës shqiptare, ka revoltuar komunitetin e kësaj zone. “Dhuratën” ia ka bë peshqesh Gramshit, deputeti dikur i zonës, ministri i sotëm Damian Gjiknuri, i cili dikur premtonte që do ta kthente zonën, për shkak të bukurisë së rrallë natyrore, në destinacion turistik!? Sot ai po ekzekuton me një firmë të vogël, për interesa të ulta financiare atë që Zoti ja ka falë Gramshit me zemër të madhe. Vendimi është marrë pa asnjë konsultim publik, asnjë kriter natyror e turistik. Përpos turp, një vendim i tillë vjen era klientelizëm e korrupsion. Ai është i papranueshëm dhe duhet të anullohet.
Flash Uncategorized

Dëshmitë e banorëve të Shkozës

Shijaktv
Ka nisur aksioni për shembjen e dhjetëra banesave në zonën e Shkozës, ku po ndeshet kundërshtimi qytetarëve. Prishja e objekteve në këtë zonë sipas Bashkisë së Tiranës bëhet në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit. Banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë lloj dokumenti zyrtar se pse duhet që të lirojnë shtëpitë e tyre, dhe mbi ta po ushtrohet një terror psikologjik. ‘Na vjen një letër dhe na përjashton nga procesi i legalizimit, asgjë nuk na është ofruar. Vijnë hienat dhe punojnë në mes të shtëpive, ndërkohë që krisen dhe banesat e tjera. Në Holandë të sjellin njoftimin 90 ditë më përpara dhe të pyesin se ku do të banosh, këtu nuk do t’ia dijë njeri, ne nuk kemi qenë kundër projekteve po jo të na grabisin ditën për diell. Në vitin 2018 po na çojnë drejt vetëgjyqësisë, dhe ne akoma kemi frikë të dalim apo jo të protestojmë për të drejtat tona. Të vijë një ekspert dhe të na sqarojë se pse dy banesa më tutje kanë marrë legalizimin dhe ne jo, trualli ka qenë i njëjtë i Bashkisë. Këta janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi’, shprehet një prej banorëve që kërcënohet
Flash Politike Uncategorized

Basha paraqet tre faktet e korrupsionit para protestuesve

Shijaktv
Kreu i opozitës Lulzim Basha i është ribashkuar sot banorëve të “Unazës së Re” që janë duke protestuar kundër shkatërrimit të banesave të tyre nga Rama e Veliaj, pa asnjë lloj dëmshpërblimi. PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, GJATË PROTESTËS SË BANORËVE TË ZONËS SË UNAZËS SË RE Duke folur për gazetarët e pranishëm, Basha ka bërë publike edhe fakte të reja në lidhje me korrupsionin në këtë projekt korruptiv.Basha listoi tre fakte; Korrupsion me prokurorim Korrupsion me hartimin e projektit Korrupsion me pronat e qytetarëve Ditë pas dite, si media edhe opozita kanë zbardhur fakte tronditëse për mënyrën se si janë përfshirë këto kompani. Këtu po vidhet me një dorë miliona euro, 20-30 milionë euro po vidhen këtu. Janë paratë e shqiptarëve që po vidhen, nuk janë paratë e këtyre qytetarëve që po protestojnë këtu. Këta banorë po nxirren nga shtëpitë e tyre, përpara festave. U bënë 4 javë që këta qytetarë protestojnë, ne nuk i braktisim, ata janë të braktisur nga qeveria.Ky projekt nuk është për zhvillimin e Tiranës, por për mbushjen e xhepave të agati të Surrelit’, tha kreu i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij. Projekti është tenderuar me një vlerë shumëfish