Flash Sociale

Rritet kërkesa për medikamente, shtohen sëmundjet për shqiptarët

ShijakTV
Kërkesa për medikamente  që trajtojnë sëmundjet  kardiovaskulare dhe kancerogjene  ka shënuar rritje vitet e fundit . Kjo reflelton edhe në shtimin e sëmundshmërisë, plakjen e popullsisë dhe medikamentet jocilësore me çmime të lira. Mjekët pohojnë se kanë rritur dozimin, për shkak se cilësia e ilaçeve ka rënë.  Konsumi po kalon një cikël të zgjatur krize prej rrethanave të reja që u krijuan pas ngadalësimit ekonomik dhe rënies së popullsisë. Teksa rritja e shitjeve me pakicë është kthyer në sfidë për shumë sektorë, me biznesin e farmeceutikës ka ndodhur e kundërta.  Gjatë 7 muajve të 2019, importet e mallrave u rritën në total me 8%, ndërsa produktet farmaceutike shënuan rritje në sasi me 21%. Rritja do të ishte e dobishme për produkte të tjera, por në rastin e medikamenteve, ku Shqipëria radhitet në vendet me konsumin më të lartë të antibiotikëve në rang europian, tendenca zgjeruese po nxjerr zbuluar problemin që kapitali human po kalon me shëndetin.  Në një analizë për Monitor, Ekspertët e sektorit të shëndetësisë japin disa arsye për rritjen e përdorimit të medikamenteve ku, rritja e sëmundshmërisë qëndron në krye.  Nga ana tjetër, farmacitë pohojnë se ka një trend në rritje për produktet që trajtojnë tensionin, diabetin, por
Flash Sociale

Prokura e dijes kombëtare

Shijaktv
“Tekstet nuk që vitin e parë, sepse bëhet diferencimi nga mësuesit dhe prindërit dhe pasi kalon këtë sitë përcaktohen ndryshimet që duhen bërë. Vitin tjetër shkollor ato nuk futen nëse nuk bëhen ndryshimet e sugjeruara.- Lindita Nikolla Kështu do të përgjigjej Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinise, Znj. Lindita Nikolla për praninë e Rigels Rajkut të quajtur ndryshe Noisy,me emrin e skenës, në tekstet shkollore. Zonjës Ministre, populli shqiptar i ka dorëzuar Prokurën e Dijes Kombëtare dhe akti i përfaqësimit prej saj në këtë rast, nuk është aspak i denjë për vetë peshën që mban prokura e dorëzuar. Tekstet shkollore dhe hartimi i tyre, kanë një rëndësi thelbësore, në çdo sistem të shëndetshëm arsimor. Të certifikuar fillimisht duhet të jenë hartuesit e teksteve. Dhe me certifikim nënkuptoj individë të kultivuar, me përvojë të gjatë në fushën e mësimdhënies dhe të hartimit të teksteve shkollore. Shumëkujt mund t’i lindë krejt natyrshëm pyetja: Ç’të keqe ka nëse përfshihet emri i një këngëtari në një tekst shkollor?! Gjithkujt i sjell në vëmendje, vargjet e mëposhtme, të cilat janë shkëputur nga një këngë e këngëtarit në fjalë, të cilin më parë e kisha dëgjuar si emër, por nuk kisha dëgjuar asnjë këngë të tij.
Flash Sociale

Raporti i INSTAT/ Kukësi, qarku më i varfër në Shqipëri e Europë

Shijaktv
Popullsia e Kukësit dhe Tropojës, dy rrethet verilindore që përbëjnë qarkun Kukës, është më e varfëra në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në një raport mbi nivelin e të ardhurave për frymë në vendin tonë, 12 rajonet e Shqipërisë renditen të fundit në kontinent sa i përket këtij treguesi. Qarku i Tiranës paraqitet me nivelin më të lartë në vend të të të ardhurave për frymë, sa 42% e mesatares së BE, ndërsa në ekstremin tjetër renditet Kukësi me 18%, të treguesit. Instituti shqiptar i statistikave në një raport të fundit vlerëson gjendjen ekonomike të shqiptarëve sipas rajoneve. Instat konstaton se ekonomia e 12 qarqeve të vendit, renditet krahas, ose më poshtë se rajonet më të varfra në Europë. Sipas të dhënave, qarku i Tiranës që në rang vendi ka nivelin më të lartë të PBB për frymë, e ka këtë tregues vetëm sa 42 për qind e mesatares së BE-së, ndërkohë që 8 qarqe të tjera i kanë të ardhurat për frymë më pak se 25 për qind e nivelit mesatar të BE-së. Qarku më i varfër i vendit renditet Kukësi, me dy nënprefekurat, Kukës e Tropojë, me të ardhura për frymë, 18 për qind e
Flash Sociale

Dështon reforma Shahini-Rama, mësueset ndihmëse hidhen në rrugë

Shijaktv
Një ndër reformat e cilësuara si më të sukseshmë ishte futja në shgkolla publike e mësuesve ndihmëse të cilat do të asistonin fëmijët me probleme në procesin e të nxënit. Që në nisje të zbatimit të kësaj reforme, pati problematika të mëdha, e para ishte profesionalizmi sepse pjesa më e madhe e të emëruareve ishin të paspecializuara për këtë fushë gjë që solli nevojën e një sërë trajnimesh e kulifikimesh. Por sot, këta mësues janë hedhur në rrugë pa ju dhënë asnjë informacion se çfarë po ndodh. 66 mësuese ndihmëse të qarkut të Tiranës që kanë punuar me nxënës me aftësi ndryshe, do të hidhen në rrugë falë një urdhri të ministres së Arsimit Besa Shahini. Denoncimin e kanë bërë vetë mësuesit nëpërmjet një mesazhi të cilin ia kanë dërguar ish kryeministrit të vendit Sali Berisha. Referuar të dhënave që citohen në mesazhin e publikuar nga ish kryeministri Berisha, rezulton se ky urdhër është firmosur nga Shahini në maj të këtij viti, megjithëse në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë nuk rezulton i publikuar asnjë urdhër gjatë muajit maj, gjë që do të thotë se ky urdhër është shpërndarë në Drejtoritë Arsimore Rajonale për t’u zbatuar pa
Flash Sociale

OBSH i kërkoi qeverisë të mbajë nën administrim publik laboratorët, qeveria i dha me PPP

Shijaktv
Pasi gjeti një sërë problematikash në administrimin e tuberkulozit, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e këshilloi qeverinë shqiptare të mbajë shërbimin laboratorik ne spitale në pronësi të shtetit. Nisur nga situata konfuze që ishte krijuar dy vitet e fundit për administrimin e këtij shërbimi me Partneritet Publik -Privat, ekspertët e OBSH-së i kërkuan qeverisë së Shqipërisë pak muaj më parë që shteti të vijonte të kishte nën administrimin e saj shërbimin e laboratorit në spitale. Por pavarësisht kundërshtive që erdhën për këtë koncesion si nga institucionet financiare ndërkombëtarë ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtarë të specializuara të shëndetësisë qeveria e miratoi koncesionin e shërbimit laboratorik dy muaj para zgjedhjeve lokale. OBSH vuri në dukje se menaxhimi i tuberkulozit ka hasur problematika vitet e fundit për shkak të problematikës së prokurimit për ilaçet që trajtojnë sëmundjen duke bërë që shumë paciente me TBC të kurohen në Kosovë. Njëri nga 6 rekomandimet që OBSH dha për përmirësimin e administrimit të tuberkulozit ishte mbajtja në administrim publik të shërbimit të laboratorik në spitale. Por dy vjet pas mbajtjes në sirtar, Këshilli i Ministrave miratoi kontratën koncesionare për shërbimin laboratorik të analizave mjekësore, ne prill 2019 pavarësisht dyshimeve të Korporatës Financiar Ndërkombëtare (IFC) dhe rekomandimeve
Flash Sociale

Shqipëria e fundit në Europë për mjekët psikiatër, Shëndeti mendor në vend po përkeqësohet

Shijaktv
Sëmundjet e shëndetit mendor po njohin përhapje më të madhe në popullatë së fundit. Por për të përballuar të sëmurët e prekur kërkohen kapacitete si burime njerëzore të specializuar dhe numër shtretërish. Shqipëria për fat të keq renditet e fundit në Europë për nga numri i mjekëve të specializuar në psikiatri, ku sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 25 të tillë. Kështu për 100 mijë banorë që jetojnë në vend nga në dispozicion ka vetëm 1 mjek në dispozicion. Nga ana tjetër një anketë e kryer nga INSTAT gjeti se 60-70% e të rriturve në Shqipëri kanë përjetuar sëmundjen e depresionit, një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, e lidhur zakonisht me të qenët i trishtuar, humor të keq që ndikon negativisht tek produktiviteti mendor dhe lëvizjet. Edhe sipas mjekëve psikiatër trendi i pacientëve që kërkojnë ndihmë të specializuar nga mjekët psikiatër ka qenë në rritje. Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara në Treguesit e Shëndetit Publik, numri i shtretërve në shërbimin spitalor të specializuar për shëndetin mendor është 635. Ndërkohë në këtë shërbim spitalor të specializuar operojnë 25 mjek psikiatër. Pas Shqipërisë, Turqia renditet e dyta në Europë për nga numri i ulët i
Flash Sociale

Rriten kërkesat, 30% më shumë azilantë se në 2018-ën

Shijaktv
Kriza politike, fundi i së cilës nuk duket ende në sfondin e zhvillimeve në Shqipëri, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e numrit të shqiptarëve që kanë braktisur vendin e tyre, ose që janë të gatshëm ta bëjnë këtë sapo t’iu jepet mundësia. Zyra Europiane e Mbështetjes së Azilit, në raportin me të dhënat e publikuara së fundmi, bën të ditur se në 6 muajt e parë të 2019, pati 10,439 kërkesa për azil, për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kërkesat për azil janë rritur me afro 30%. Vetëm këtë qershor nga Shqipëria aplikuan për azil 1,787 shtetas,  nga të cilët 1,576 për herë të parë dhe 211 ishin aplikime të përsëritura. Në raport me vendet e tjera të Ballkanit, shqiptarët mbajnë rekord në dëshirën për të ikur. Nga Serbia kishte 352 aplikime në total, nga Maqedonia e Veriut 192, nga Bosnja Hercegovina 122, nga Kosova 273 dhe nga Mali i Zi kishte vetëm 19 aplikime. Në vitin 2015 që përkon me vitjn e dytë të qverisë “Rama1”, u konstatua rritje e lartë e kërkesave për azil nga shqiptarët, në rreth 69 mijë, nga
Flash Sociale

Tmerrohen ekspertët e OBSH, ja çfarë gjejnë në spitalet shqiptare

Shijaktv
Një pajisje mjekësore ka gati 100 vite që përdoret në Shqipëri dhe kjo me te vërtete i ka suprizuar Ekspertët e Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSH), të cilët e kanë gjetur pajisjen në një klinikat shqiptare publikë në vendin gjatë një inspektimi në vitin 2018. Në raportin “Kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri: vlerësim i shpejtë” thuhet që një pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918 që u gjet ende në përdorim në Shqipëri do të ishte e denjë për një muze, teksa kanë vënë në dukje se vendi ka mangësi të mëdha në pajisje mjekësore. Raporti i OBSH-së thekson se edhe në vitin 2018 Shqipëri kishte një mungesë të konsiderueshme të diagnostikimit dhe trajtimit me pajisje mjekësore dhe për me tepër pajisjet në përdorim nuk ishin në standard. Në qendrat e inspektuara nuk u gjet elektrokardiograf, otoskop ose okuloskop. “Një qendër kishte ende në funksionimin makinerinë me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze” thotë raporti. Nga ana tjetër intervistat konfirmuan mundësinë e dobët të aksesit të pacientëve në shërbime laboratorike, veçanërisht në zonat rurale. Edhe për analizën e thjeshtë të gjakut dhe urinës, pacientët duhet të shkojnë në poliklinika. Qendrat mjekësore janë përgjegjëse për mirëmbajtjen
Flash Sociale

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin

Shijaktv
Ceremonia e faljes u zhvillua në sheshin “Skënderbej”, Tiranë, ku mijëra besimtarë myslimanë falën namazin e Kurban Bajramit dhe qindra mijëra të tjerë kanë festuar dhe kryer faljen në sheshet e çdo qyteti të vendit. Festimet e kësaj dite filluan që në orët e para të mëngjesit me faljen e përbashkët të namazit të sabahut. Para faljes së namazit të Kurban Bajramit, besimtarët ndoqën një program të shkurtër, program i cili filloi me këndimin e një pjese të Kur’anit Famëlartë nga Hafizi Enes Hyka. Ceremonia vazhdoi më tej me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, i cili uroi besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për festën e Kurban Bajramit. “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësitë për të qenë të kujdesshëm ndaj të drejtës së gjithsecilit. Profeti na mëson se Allahu ka të drejta mbi ne, po ashtu edhe familja, shoqëria, të afërmit. Të falurit dhe të falënderuarit është e drejta e Zotit, ndarja e kohës për familjen është e drejta e saj, haku ndaj punës është e drejta ndaj punëdhënësit dhe kolegëve. Le të shërbejë kjo festë për të kontrolluar ndjenjat tona jo të mira, si urrejtja, smira, thashethemi dhe të ripërtërijmë ndjenjat
Flash Sociale

Çmimet në tavan/ Bie konsumi, shqiptarët nuk blejnë produktet bazë

Shijaktv
Muajt e verës kanë sjellë rritje të çmimeve kryesisht ato të konsumit të përditshëm. Ky sezon është kulmi i prodhimeve bujqësore se nëngrupi fruta e perime kanë pësuar rritjen më të madhe. Edhe pse jemi në kulmin e sezonit të prodhimeve bujqësore gjatë muajit korrik nëngrupi fruta dhe perime pësuan rritjen më të madhe të çmimeve. Gjatë muajit korrik qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para për të blerë të njëjtat produkte. Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT, konsumi mbetet i dobët pasi inflacioni është nën objektivin e Bankës së Shqipërisë. Qytetarët ankohen se e kanë të vështirë të përballojnë kostot. Ndërkohë që konsumi në vend mbetet i dobët pasi inflacioni në korrik ka shënuar 1,5% nga 2.3% që ishte një vit më parë. Nga të dhënat zyrtare rezulton se shqiptarët shpenzojnë 44.1% të të ardhurave vetëm për të blerë ushqime. Kjo është faktuar në një raport të Eurostat ku thuhej se qytetarët shqiptarë mbeten më të varfërit në Europë dhe në Ballkan. Niveli i të ardhurave për shqiptarët vlerësohet 31% e mesatares së Bashkimit Europian,një nivel ky më i ulëti nëse krahasohet me të gjitha vendet europiane ndërsa në rajon krahasohet vetëm me Bosnje-Hercegovinën. Kjo është pohuar edhe nga qytetarët