Flash Maqedoni

Athina sot vendos, Maqedonia e re në NATO, protokolli në parlamentin grek

Shijaktv
Maqedonia e Veriut që prej dy ditesh tanimë ka përfaqsinë e sajë në NATO pret këtë të premte që  edhe Greqia të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e saj në Alënacën Veriatlantike. Votimi i sotëm në parlament i këtij protokolli shënon edhe fundin e kontestimit  të thuajse tre dekadave për emrin. Sipas autoriteteve Maqedonia menjëherë pas këtij  ratifikimi do të ndryshojë emrin e shtetit.  Ky votim vjen dy ditë pasi 29 ambasadorë të vendeve anëtare të NATO-s nënshkruan në Bruksel anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në aleancë si dhe pas ratifikimit të këtij pakti nga parlamentet e të dyja shteteve. Greqia ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë, që prej vitit 1991 kur kjo e fundit fitoi pavarësinë e saj me argumentin se emri Maqedoni shfaq pretendimet për një tërritor grek me po këtë emër.
Maqedoni

Maqedonia Veriore në NATO/ Stoltenberg: Më 6 shkurt nënshkruhet protokolli për pranimin

Shijaktv
Miratimi i marrëveshjes së Prespës jep efektete e para pozitve në rrugëtimin integrues të Maqedonisë së Veriut. Aleanca Veri-Atlantike, do të nënshkruajë javën e ardhshme protokollin për pranimin e Maqedonisë në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në një mesazh në Tëitter konfirmoi pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në selinë e NATO-s në Bruksel më 6 shkurt, ku do të nënshkruajnë protokollin për pranim, cka përbën fazën përfundimtare për pranimin e vendit në Aleancë. Për të ligjëruar anëtarësimin e Maqedonisë, duhet që protokolli i pranimit të ratifikohet nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare dhe të përfundojnë disa procese zyrtare. Por gjatë këtij procesi, Maqedonia do të jetë pjesë në takimet e NATO-s. Në bazë të Marrëveshjes së Prespës, emri i vendit do të jetë zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut, pas nënshkrimit të protokollit të pranimit edhe nga Athina dhe ratifikimit të saj në parlament.
Maqedoni

Arratisja e Gruevskit, Shqipëria pengon hetimet në Shkup. U fshinë pamjet filmike

Shijaktv
Autoritetet shqiptare të Rendit kanë thelluar enigmën, rreth mënyrës se is-ish kryeministri Nikolla Gruevski u fut në territorin shqiptar, në rrugëtimin e tij drejt Hungarisë ku kërkoi azil politik. Kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Maqedonisë, për t’i vënë në dispozicion pamjet filmike të pikës kufitare nga mund të ketë hyrë në Shqipëri Gruevksi, Ministria  jonë e Brendshme, i është përgjigjur me pretendimin se pamjet janë fshirë nga sistemi. Ministria e Brendshme shqiptare nuk është treguar bashkëpunuese me Prokurorinë e Krimeve të Rënda të Maqedonisë, në funksion të hetimeve mbi çështjen e arratisjes së Nikola Gruevskit. Dukeqenëse ish-kryeministri maqedonas, për t’i shpëtuar burgut, u largua ilegalisht nga vendi, fillimisht përmes kufirit me vendin tonë, fakt  ky i pranuar edhe nga vet autoritetet kufitare të Shqipërisë, kjo e  fundit  mbetet e pëfshirë në këtë çështje. Por autoirtetet kufirare të Shqipërisë, nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së prokurorisë së krimeve të rënda të Shkupit, për të vënë në dispozicion pamjet filmike të pikës kufitare nëpërmjet së cilës, Gruevski ka hyrë në vendin tonë. Prokurori Shtetëror Publik, Lubomir Jovevski, tha për mediet në Maqedoni, se në përgjigjen e autoriteteve shqiptare, thuhet se pamjet filmike nuk ekzistojnë më, pasi sistemi i
Flash Maqedoni

Gjuha shqipe në Maqedoni, Apeli i gjuhëtarëve: Duhet të zyrtarizohet standardi

Shijaktv
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, ka ngjallur polemika në radhët e gjuhëtarëve shqiptarë, pasi ata i frikësohen institucionalizimit të një gjuhe larg standardit, ndaj bëjnë thirrje që implementimit të ligjit t’i paraprijë një fazë konsultimi ekspertësh të fushës. Hyrja në fuqi e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe po cilësohet si sfidë nga gjuhëtarët shqiptarë, pasi i frikësohen edhe një zyrtarizimi të mundshëm të një gjuhe të deformuar dhe larg standardit. Arlind Farzi, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Tetovës thotë për Radio Evropa e lire se miratimi i Ligjit për gjuhët, është një hap i rëndësishëm për ecjen e shtetit drejt vlerave të përbashkëta evropiane. Por sipas tij, shteti duhet të krijojë grupe pune me ekspertë, profesorë universitare si të konsultohen me emrat më kompetëntë të fushës së gabimeve drejtshkrimore nga Shqipëria e Kosova, dhe t’iu jepet një rol i rëndësishëm kundrejt strukturave politike, në përzgjedhjen e kuadrit të instuticioneve përgjegjëse të zbatimit të dygjuhësisë. Qeveria e Maqedonisë ka njoftuar se nga data e hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, brenda 6 muajve të gjitha institucionet e shtetit duhet të mundësojnë zbatimin praktik të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, por pa precizuar se sa
Flash Maqedoni

Analistët: Akt ekstrem i Zaev dhe parlamentit

Shijaktv
Miratimi i ndryshimit të emrit të Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, mbrëmjen e së premtes i kërkoi kryeministrit Zoran Zaev kompromis me disa prej atyre të cilët ishin protagonistët e dhunës së 27 prillit 2017 në Kuvend, ngjarje në të cilën vetë atij iu rezikua jeta. Për ndryshimet kushtetuese atij iu nevojitën plot 81 vota të cilat i arriti edhe përmes 8 deputetëve të opozitës VMRO DPMNE, duke u premtuar amnisti përmes një vendimi të Parlamentit. Në Shkup, nga analistët shqiptarë, kjo është komentuar si një akt ekstrem i tejkalimit të kompetencave të ekzekutivit dhe legjislativit në atë të drejtësisë. Analisti Emad Mehmeti thotë për Shijak Tv se amnistia e deputetëve të cilët urdhëruan dhunën e 27 prillit 2017, është një precedent i rrezikshëm për të ardhmen. Ndërkohë të gjitha partitë parlamentare shqiptare në Maqedoni kanë bashkuar votat me shumicën e kryeministrit Zaev duke marrë në kthim, ndryshime minimale si përshembull njohja e shtetësisë shqiptare veç asaj maqedonase dhe njohja e diasporës së shqiptarëve të Maqedonisë.
Flash Maqedoni Politike

Tritan Shehu: Maqedonia e Veriut tashmë në NATO

Shijaktv
Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota pro miratoi ndryshimet kushtetuese duke zyrtarizuar emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut. Deputetët me shumicë votash kanë miratuar amendament 33, 34,35, 36 të propozuar nga Qeveria dhe partitë propozuese. Urimi i Tritan Shehut: Urimet me te mira Maqedonise se Veriut per votimin e sotem te ndryshimeve Kushtetuese. Maqedonia e Veriut tashme ne NATO e shume me afer Bashkimit Europian e Perendimit. Nje arritje e madhe kjo, nje tejkalim veshtiresish e pengesash jo te vogla, te krijuara nga brenda e jashte atij vendi, nga ata qe donin ta shtynin drejt Lindjes. Dhe ne kete rrugetim suksesi, nje force shtytese thelbesore ishte faktori dhe forcat politike shqiptare. Tashme besoj se gjerat mund te jene me mire per ate vend e per Rajonin tone.
Maqedoni

“Maqedonia e re”, vota pro marrëveshjes, përçan opozitën

Shijaktv
Opozita në Maqedoni ka filluar ndëshkimin për deputëtët që sipas saj u shitën, duke votuar pro ndryshimeve kushtetuese, në kuadër të marrëveshjes së Prespës. VMRO-DPMNE njoftoi rezultatet e mbledhjes së Komitetit Qendror të thirrur me urgjencë, nga ku u bë me dije se është shkarkuar nënkryetari i partisë, Mitko Jançev dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Kostadin Bogatinov. Strukturat lokale dhe qëndrore të partisë, kanë kërkuar largimin nga radhët e tyre edhe të Nikolla Dimitrov e Sasho Mihajllkov, ish funksionarë të lartë të qeverisë së Gruevskit. Ata akuzohen se kanë bërë marrëveshje me kryeministrin Zoran Zaev dhe vëllanë e tij për të siguruar votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese. Nga 8 deputetët që votuan për inicimin e ndryshimeve kushtetuese, VMRO-DPMNE kërkon kthimin e mandatit pasi, veprimi i tyre bie në kundërshtim me përcaktimet partiake.
Maqedoni

Emri i Maqedonisë, Nacionalistët grekë kundërshtojnë paktin e Tsipras

Shijaktv
Zvarritja e çështjes së marrëveshjes së emrit në Maqedoni mund të ketë pasoja që kapërcejnë kufijtë e vendit. Kreu i partisë së djathtë të grekëve Panos Kammenos kërcënon me tërheqje nga koalicioni qeverisës nëse ujdia del përpara parlamentit. Kryeministri i majtë, Alexis Tsipras dhe Kammenos i bashkuan forcat në 2015-tën me qëllim nxjerrjen e Greqisë nga kriza e thellë e borxhit në atë kohë. Por marrëveshja që Tsipras arriti me Maqedoninë e ka lëkundur koalicionin dhe ministri i Mbrojtjes Kammenos, deklaron se nuk do të votojë për të nëse shkon në parlament. Nacionalistët grekë e kundërshtojnë kategorikisht paktin me pretendimin se emërtimi “Maqedoni” është historikisht grek dhe pjesë e trashëgimisë greke. Qëkur Maqedonia shpalli pavarësinë në 1991-shin, Athina nuk ka reshtur së insistuari se ky emër nënkupton se fqinji ka pretendime territoriale ndaj rajonit grek me të njëjtin emër. Për më tepër, kryeqyteti grek ka bllokuar edhe rrugën e Shkupit drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian. Edhe sot në Shkup vijon debati në Parlament mbi ndryshimet kushtetuese. Qeverisë së Zoran Zaev i nevojiten 2/3 e votave të ligjvënësve që nisma të marrë dritën jeshile, por ekzekutivi nuk i ka këto vota.
Maqedoni

Maqedoni, propozimi për ndryshimet kushtetuese në komision parlamentar

Shijaktv
Parlamenti i Maqedonisë ka nisur procedurat për ndryshimet kushtetuese për marrëveshjen me Greqinë, në bazë të së cilës është vendosja e emrit të ri të Republikës. Komisioni Parlamentar për Çështjet Kushtetuese u mblodh në Shkup për të përgatitur draftin që do t’i kalonte më pas seancës plenare. Në sallën e diskutimit përveç kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov kanë qenë edhe deputetët e opozitës VMRO-DPMNE të cilët e kanë kontestuar të gjithë procesin e referendumit dhe ndryshimeve kushtetuese duke dalë madje kundër edhe vetë kryetarit të partisë Hristian Mickoski. Komisioni diskutoi pikën kryesore, atë të ndryshimeve kushtetuese për kalimin e rezultateve të referendumit në Kuvend me 2/3, pikë e cila u miratua për debat me 9 vota pro dhe 7 vota kundër. Parashikohet që diskutimet për çështjen e ndryshimeve kushtetuese të emrit të ri të Maqedonisë mund të zgjasin deri në 10 ditë. Deputetët e VMRO-DPMNE, në kundërshtim të ashpër të ndryshimeve janë shprehur se rezultati i referendumit, duke iu referuar pjesëmarrjes së ulët qytetare nën 40%, ishte udhërrëfyes se Marrëveshja e Prespës është e dëmshme dhe nuk duhet të kalojë. Sipas deputetit Veljanovski, vendimin e qytetarëve të shprehur në referendum nuk ka të drejtë të ndryshojë
Maqedoni

PE mesazh të ashpër Zaevit: Intensifiko reformat dhe luftën kundër korrupsionit

Shijaktv
Në raportin e fundit të Parlamentit Evropian mbi vendet aspirante për integrim në BE-së, eurodeputetët vlerësojnë angazhimin e fortë të vendit për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Przhinos dhe reformat urgjente prioritare. Ata gjithashtu u bëjnë thirrje autoriteteve kombëtare të intensifikojnë luftën kundër pastrimit të parave dhe konflikteve të interesit, të mbrojnë më mirë gjyqësorin nga ndërhyrjet politike, të sigurojnë pavarësinë e mediave dhe të zgjidhin problemet e mbetura në sundimin e ligjit. Në këtë dokument gjithashtu flitet edhe për zhvillimet e fundit të vend. Pas rezultatit të pasigurt të referendumit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë më 30 shtator 2018 (që kërkonte mbështetje publike për të ndryshuar emrin e vendit në Republika e Maqedonisë Veriore), deputetët e PE nxisin qeverinë në Shkup të bëjë atë që është e nevojshme për ta respektuar Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, e cila hap derën për negociatat e pranimit në BE dhe NATO.