Flash Maqedoni

Presidencialet në Maqedoni/ Pendarovski apel për pjesëmarrje masive në votime

Shijaktv
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut po mbahet sot raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në garën për president janë kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka, kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova. Deri tani raportohet pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, ndërsa në të gjithë vendin janë hapur 3,480 qendra votimi të cilat zyrtarisht mbyllen në orën 19:00. Të shtunën u votua jashtë vendit në 32 vendvotime. Kandidati favorit në këtë garë është Stevo Pendarovski i cili pasi votoi tha se shpresonte në zgjedhje të qeta, ashtu siç i ka hije një shteti demokratik. Pendarovski u shpreh gjithashtu për një pjesëmarrje masive, me argumentin se qytetarët e dinë që bëhet fjalë për një koncept përmes të cilit duhet të vazhdojë të zhvillohet Republika e Maqedonisë së Veriut.
Flash Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale/ Maqedoni e Veriut, opozita protestë ndaj Pendarovskit

Shijaktv
Maqedonia e Veriut po mban zgjedhjet për kreun e ri të shetit, në një garë me rezultat thuajse të parashikueshëm, siç thonë sondazhet paraprake. Sipas tyre shanset më të mëdha i ka kandidati Stevo Pendarovski, i partisë së kryeministrit i mbështetur edhe nga BDI. Në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ku garojnë mes tyre tre kandidatët Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski. Ky i fundit është kandidat i përbashkëti i partisë  LSDM të kryeministrit Zaev, por që mbështetet edhe nga BDI-së e Ali Ahmetit dhe partia “Alternativa”. Ndërsa opozita e ish-kryeministrit Gruevski, përfaqësohet në këto zgjedhje me Profesoreshën universitare Gordana Siljanovska, e cila njihet për qëndrimet e saj radikale antishqiptare. Kandidati i tretë në garë është shqiptari Blerim Reka. Ai mbështetet nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se në ditën e parë të procesit kishin votuar të burgosurit, personat me aftësi të kufizuar pet diplomatike që punojnë jashtë, etj. Procesi po shoqërohet me incidente të shkëputura, të inicuara nga opozita. Në Strugë që në mëngjes u shfaqëm parulla me mbishkrimet BOJKOTO-VERIUN. Autoritet njoftuan edhe për raste të tjëra të ngjashme ku partitë opozitare kanë protestuar në forma të ndryshme
Flash Maqedoni

Rreziku për Shqipërinë/ Maqedonia e Veriut mbërthehet nga epidemia e fruthit

Shijaktv
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë shpallur gjendjen e epidemisë pas rasteve të shtuara me ritme të shpejta të të prekurve me fruth. Pas reduktimit të numrit të të prekurve në vendin tonë,  afërsia gjeografike dhe komunikimi i ndërsjellë në qarkullim me vendin fqinj, rrezikojnë edhe një herë përhapjen e sëmundjes virale në Shqipëri. Epidemia e fruthit ka mbërthyer gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Vetëm gjatë javës që lam pas, në shtetin fqinj janë regjistruar të paktën 70 raste të reja të të sëmurëve me fruth, ndërkohë që autoritetet mendojnë se ekzistojnë dhjetëra raste të tjera ende të paindentifikuara. Sipas qendrës kombëtare të shëndetit publik, Struga është qyteti me numrin më të lartë të të prekurve ku u shpall fillimisht gjendja epidemike, por shumë shpejt sëmundja virale është përhapur edhe në qendrat e tjera të mëdha urbane. Sipas epidemiologëve gjendja është pasojë edhe e shumë rasteve të mosvaksinimeve dhe u bëjnë thirrje, sidomos prindërve  të vaksinojnë fëmijët e tyre Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 7 prej rasteve të të prekurve me fruth janë në gjendje kritike për jetën. OBSH raporton se numri i rasteve të fruthit në mbarë botën në tre muajt e parë të
Flash Maqedoni

Maqedoni, ministritë nuk respektojnë shqipen në faqet e internetit

Shijaktv
Nga 22 ministri, pesë prej tyre në faqet zyrtare të internetit nuk respektojnë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Faqet e tyre funksionojnë vetëm në gjuhën maqedonase dhe disa edhe në atë angleze. Qeveria dhe 17 ministritë e mbetura edhe pse ofrojnë mundësinë që faqet të mund t’i kalojmë edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze, të njëjtat në këto dy gjuhë nuk janë të përditësuara. Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, e cila gjithashtu bën pjesë në grupin e mësipërm, thonë se çdo ministri është vet përgjegjëse për përditësimin e faqes.
Flash Greqi Maqedoni

Vizitë historike/ Greqi-Maqedoni, urrejtja që po kthehet në dashuri

Shijaktv
Për të parën herë që nga pavarësia e saj në 1991, Maqedonia e Veriut është vizituar këtë të martë nga një kryeministër grek. Kreu i qeverisë greke Aleksis Tsipras u prit nga homologu i tij Zoran Zaev, si miku i tij më i mirë dhe si mik i madh i Maqedonisë së Veriut. Kryeministri grek Aleksis Tsipras, mbërriti të martën në Shkup në vizitën historike, e para, pasi Republika e Maqedonisë mori pavarësinë në vitin 1991, moment që përkon edhe me fillimin e konfliktit 27 vjeçar mes dy vendeve, që mori fund me Marrëveshjen e Prespës. Pas Prespës marrëdhëniet mes dy fqinjëve duken të normalizuara deri në miqësore. Për këtë u shpreh me mjaft entuziazëm edhe kryeministri Zaev gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me bashkëautorin e aktit të paqes mes dy vendeve. “Nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, po nënshkruajmë histori. Greqia ishte e para që nënshkroi protokolli. Gjatë këtyre ditëve Cipras ka bërë apel për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Sot republika jonë është mikpritëse e kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras. Kur të ktheheni pas do të shihni kohë të humbura, kur të shihni para do të shihni dy vende mike, të cilat me vendime të guximshme
Maqedoni Politike

Maqedonia e Veriut për herë të parë në Tiranë

ShijakTV
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, dhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, janë paraparë takime në nivel delegacionesh dhe shtetërore. “Paradite, kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar do të takohen me kryeministrin shqiptar Edi Rama, më pas do të ketë konferencë të përbashkët. Pas dite, është paraparë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Axhenda 10:00 – Ceremoniali zyrtar te Pallati i Brigadave 10:30 – Takim i dy delegacioneve 11:15 – Konferencë e përbashkët e dy kryeministrave Kjo do të jetë vizita e parë e delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, pas zyrtarizimit të emrit të ri të shtetit.
Flash Maqedoni

Aksidenti/ Shkon në 14 numri i viktimave, Maqedonia shpall dy ditë zie

Shijaktv
Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugën Shkup-Tetovë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se data 14 dhe 15 shkurt do të jenë ditë zie. Këtë vendim e ka njoftuar vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili mes tjerash ka shtuar se numri i viktimave ka arritur në 14. Në Klinikat e Shkupit, ekipe të shumta mjekësore janë të angazhuar në mjekimin dhe operimin e mbi 30 të lënduarve nga aksidenti tragjik. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, në kilometrin e shtatë të saj.
Flash Maqedoni

Aksident tragjik në Tetovë, shkon në 13 numri i viktimave

Shijaktv
Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të Tetovës në Maqedoni. Sipas mediave vendase një autobus që lëvizte nga Shkupi për në Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë ka dalë nga rruga pasi i ka plasur një prej gomave dhe ka përfunduar në kanal. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital. Thuajse të gjithë të aksidentuarit janë të moshës madhore, jo zyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë. ndërkohë që në spitalin “8 shtatori” janë pranuar gjithsej 33 persona. Para spitalit “8 shtatori”, vërehet një numër i madh i familjarëve të të aksidentuarve. Shoferit i automjetit i ka shpëtuar aksidentit. Ndërkaq sipas të dhënave të para nga burime nga Ministria e Brendshme pas marrjes në pyetje të shoferit të autobusit, mësohet se shkak për aksidentin nuk ka qenë plasja e gomës por pikërisht humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit. Banorët e fshati Llaskarcë dhe fshatrave tjera përreth kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmë të jashtëzakonshme. Të aksidentuarit janë transportuar për në spital edhe me helikopterë. Prokurori
Flash Maqedoni

Përmbyllet procesi / Maqedonia e Veriut shfaqet me “fytyre” të re

Shijaktv
Maqedonia Veriore përmbyll përfundimisht procesin e ndryshimit të emrit, me publikimin në fletoren zyrtare të ndryshimeve kushtetuese. Faqja e internetit e qeverisë u shfaq e riformatuar, me të dhëna të reja, ndërkohë që në pikat e kalimit kufitar drejt Greqisë, u vendosën tabelat e para me emërtimin e ri. Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, hyri fuqi këtë të mërkurë me publikimin e ndryshimeve kushtetuese në Fletoren Zyrtare. Paraprakisht Greqia përmes një shkrese ka njohur Shkupin me vendimin e Parlamentit grek për miratimin e protokollit për anëtarësimin e fqinjit verior në Aleancën Veriatlantike. Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se të mërkurën në vendkalimin kufitar me Greqinë do të vendoset tabela e parë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Gjithashtu Qeveria në faqen e internetit ndryshoi të dhënat duke përdorur  emrin e ri, Maqedonia e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, të martën në mbrëmje kërkoi nga të gjitha institucionet që të ndryshojnë mbishkrimet, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme të nis edhe me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit dhe targat e automjeteve. Sipas një vendimi të qeverisë, nga fillimi i vitit të ardhshëm, do të hidhen në qarkullim edhe bankënotat
Flash Maqedoni

Anëtarësimi në Aleancë, ngrihet në Shkup flamuri i NATO-s, Ivanov e injoron

Shijaktv
Flamuri i NATO-s u valëvit këtë të martë për të parën herë edhe në Shkup, gjatë një ceremonie ku mori pjesë kryeministri dhe kabinenti i tij qeveritar, përfaqësuesi i Aleancës në shtetin më të ri anëtar, por ku mungoi kreu i shtetit dhe lideri i opozitës. Në Shkup, para selisë së qeverisë u ngrit këtë të martë flamuri i NATO-s, duke zytarizuar kështu anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën ushtarake më të fuqishme të botës. Të pranishëm në ceremoni ishin kryeministri maqedonas Zoran Zaev, shefi i zyrës së NATO në Shkup dhe i gjithë kabineti qeveritar. Na fjalën e rastit kreu i qeverisë Zaev foli për sfidat e reja që e presin vendin pas kapërcimit me sukses të procesit për emrin e ri. “Vendi ynë është në rrugë të drejtë të progresit. Pritëm me dekada por u kthyem në autostradën e Evropës. Tani e tutje do të jemi pjesë e Aleancës më të fuqishme në botë. Uroj qytetarët e Maqedonisë, sepse merita e tyre është e madhe”, tha ai, teksa falenderoi edhe kolegun e tij grek Aeksis Cipras, bashkë me të cilin siç u shpreh ai “gjetëm një zgjidhje e cila do të shërbejë edhe për shumë kolegë tanët