Flash Kronike

Skandal/ Policia vret një vajzë/ Shpërndan zyrtarisht fake news

Shijaktv
Policia e Tiranës ka shpërdarë dy njoftime për medie lidhur me aksidentin që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Në njoftimin e parë thuhet se kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa në njoftimin e dytë 3 persona. Më poshtë mund të shikoni dy deklaratat, gjykojini ju. Njoftimi i dytë i plotë: Përshëndetje. Dua t’u sqaroj në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë. Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike. Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën Bardhok Bibaj. 62 vjeç.Mirditë, ka ndërruar jetë Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë Florida Bibaj e bija 22 vjece, ka ndërruar jetë Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën. U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak. Njoftimi i parë
Flash Kronike

Tronditet Tirana/ Aksident fatal, shuhet familja, 3 të vdekur

Shijaktv
Sot, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë ku një makinë është përplasur me bordurën e rrugës e për pasojë kanë humbur jetën 4 anëtarët e së njëjtës familjeje, prindërit dhe dy vajzat. Njoftimi paraprak i policisë: Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Flash Kronike

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës

Shijaktv
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë – Durrës. Nuk dihet sa persona ka të lënduar por dy makina janë përplasur me njëra tjetrën siç mund ta shikoni në videon e mëposhtme. Në aksident janë përfshirë 7 makina. Ndërkaq, si pasojë e përplasjes nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të shumta materiale. Ngjarja ka ndodhur në në dalje të kryeqytetit, tek mbikalimi i Kasharit. Sakaq, si pasojë e përplasjes masive është bllokuar trafiku prej 3 orësh në autostradë.
Flash Kronike

Aksident në Shkodër/ Një person humb jetën, dy të tjerë plagosen rëndë

ShijakTV
Nje person ka humbur jeten dhe dy te tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.  Sipas informacioneve të para një automjet me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal. Për shkak të përplasjes së fortë, ka mbetur i vdekur shtetasi Ndue Gjokaj ndërsa identiteti i të plagosurve nuk dihet ende. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave e shkaqeve të aksidentit.
Flash Kronike Politike

E pritën me protesta/ Hakmerret Rama, në pranga drejtues të PD Librazhd dhe ish deputetë

Shijaktv
Protesta e djeshme në hyrje të Librazhdit ku ekskorta e kryeministrit Rama u qëllua me vezë. Zyrtarisht njoftohet se 7 persona janë arrestuar dhe 23 të tjerë janë proceduar. Policia ka arrestuar drejtues dhe funksionarë të Partisë Demokratike, kryetarin e degës së PD Arjan Karriqi dhe sekretarin Leonard Ozuni në Librazhd, si dhe ish deputeti i Partisë Demokratike Aurel Bylykbbashi. Me thirrjet “Rama ik” qytetarët janë përplasur edhe me policinë, e cila ishte vendosur para turmës së protestuesve në mënyrë që këta të fundit të mos cënonin eskortën e kryeministrit. Policia e Librazhdit bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin në flagrancë të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”, konkretisht: – B.V., 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd); – A.B., 53 vjeç, nga, Elbasani (ish deputet i PD); – A.K., 43 vjeç, nga Prrenjasi; – E.G., 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd); – D.B., 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik; – L.O., 31 vjeç, nga Piskashi; – B.K., 54 vjeç, nga Librazhdi. Po kështu ka filluar proçedimi penal në gjëndje të lirë, për
Flash Kronike

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, humb jetën në spital zyrtari

Shijaktv
Administratori i Njësisë Bashkiake Kotë A. Gj. ka humbur jetën në spital. Ai mbeti i plagosur pasi u qëllua me plumb në gjoks, edhe pse u dërgua menjëherë në spital nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas informacioneve paraprake në spitalin e vlorës ka mbërritur edhe një person tjetër 19-vjeçari me inicialet A.B. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi i riu është plagosur në qytetin e Vlorës. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo.  
Flash Kronike

Vlorë, plumb në gjoks kryetarit të njësisë administrative

Shijaktv
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku është qëlluar me armë një person i cili ka mbetur i plagosur. Mësohet se i plagosur mbeti kreu i njësisë administrative në Kotë i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake në spitalin e vlorës ka mbërritur edhe një person tjetër 19-vjeçari me inicialet A.B. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi i riu është plagosur në qytetin e Vlorës. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën. Në nëntor të 2018-ës, është vrarë me armë ish-kreu i njësisë Administrative Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo.
Flash Kronike

Vorë, përplasen 3 makina, humb jetën një drejtues automjeti

Shijaktv
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vorë ku një drejtues automjeti humbi jetën. Viktima është identifikuar si Denis Kosova, i cili drejtonte një makinë me targa italiane. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore që të çon drejt Doganës. Në të janë përfshirë tre makina, një nga të cilat drejtohej nga një femër.
Flash Kronike

Qeveria Gjermane: Krimi i organizuar shqiptar, pjesë e organizatës Ndrageta

Shijaktv
Një ndër argumentet që duhet të ketë ndikuar në vendimin e prerë të kancelares gjermaner për të mos i hapur Shqipërisë bisedimet për anëtarësim në BE,  është edhe fakti, që krimi i organizuar shqiptar, bashkëvepron me organizatën mafioze “Ndrageta”. Ky është konstatimi i strukturave qeverisëse gjermane, që përfshihet në një raport mbi ndikimin e mafias italiane në Gjermani. Trafikantët shqiptarë në Gjermani janë bashkëpunëtor të organizatës së rrezikshme mafioze italiane “Ndrageta”. Ky konstatim është pjesë e një raporti me anë të të cilit qeveria gjermane i është përgjigjur një kërkese të partisë “Të Gjelbrit” mbi ndikimin e mafies italiane në Gjermani. Sic raporton DË, ndër të tjera në përgjigjen e qeverisë gjermane thuhet: “Mendohet gjithashtu se disa anëtarë të Krimit të Organizuar Italian bashkëpunojnë me korrierë të lëndëve narkotike dhe grupime që kanë prejardhje shqiptare. Kjo prek, nga njëra anë sektorin e trafikimit të produkteve me kanabis, të cilat prodhohen kryesisht në Shqipëri. Veç kësaj vihet re një ndarje pune në trafikimin e lëndëve narkotike (kokainës) nga Amerika e Jugut për në Europë dhe transportin e mëtejshëm brenda Europës. Pjesëtarët e Krimit të Organizuar Italian organizojnë blerjen e kokainës në vendet përkatëse. Personat me prejardhje shqiptare dhe strukturat e tyre