Flash Intervista Sociale

INTERVISTA/ Simptomat e protestuesve, mjeku ligjor: U përdor gaz helmues

Shijaktv
Eksperti mjeko ligjor Albert Kreci i ftuar në studion e Shijak Televizion analizoi hollësisht simptomat e protestuesve pasi policia përdori gazin lotsjellës përpara parlamentit dhe argumentoi se përse ky gaz nuk ishte thjesht lotsjellës, por helmues. Kreci foli edhe për procedurën që duhet ndjekur në raste të tilla për të analizuar e për të gjetur ekzaktësisht se çfarë helmesh kishte në përbërje gazi që u përdor ndaj protestuesve. Ai siguroi se në përbërjen e tij ka elementë neuroparalizues. A është vetëm gaz lotsjellës ai që është përdorur kundër qytetarëve disa herë nga policia, referuar pasojave shëndetësore që kanë pasur qytetarët? Duke parë numrin e madh të personave të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore, që jo gjithmonë janë marrë apo referuar në spitale, por disa persona të cilët ishin kryetarë partie apo edhe deputetë të cilët janë gjetur në salla duke marrë oksigjen tregon për përbërjen e atyre lëndëve helmuese që janë përdorur në protestat e opozitës… Pra, jo vetëm gaz lotsjellës? Mendoj që nuk mund të jetë gaz lotsjellës i thjeshtë. Por kjo vërtetohet vetëm nëpërmjet analizave, për të cilat duhet marrë urina ose gjaku te pacientët tek të dëmtuarit të cilët kanë thithur lëndët luftarake helmuese apo lotsjellëse të
Aktualitet Flash Intervista Uncategorized

INTERVISTË/ Vendimi për Dajtin, Breçani: E paprecedentë, ai nuk është thjesht kriminel por koka e krimit

Shijaktv
Një ditë përpara protestës së opozitës së bashkuar, ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Erzen Breçani në studion e Shijak Televizion foli për rolin e policisë në mbarëvajtjen e protestës si dhe gjendjen e policëve të cilët denoncojnë skandalet dhe nuk mbrohen por lihen të vetëm përballë krimit. Për Breçanin vendimi i dhënë për Dritan Dajtin është një vrasje e dytë që ju bëhet 4 efektivëve të policisë. Protesta e 16 shkurtit pritet të jetë masive, sa e rëndësishme është kjo protestë në këtë moment? Unë e shoh protestën gjithëpërfshirëse për kushtet që po kalon vendi ynë, me varfëri të plotë. Njerëzit po protestojnë për të drejtën e tyre, për sigurinë e tyre. Protesta është ana më demokratike dhe ligjore për të kërkuar të drejtat tona. Policia e Shtetit tonë nuk e quan të tillë, është refuzuar katër herë kërkesa e protestueve, si e komentoni? Gjatë kohës kur kam drejtuar disa komisariate dhe nuk di e as mbaj mend që mos t’i japim të drejtë protestave shqiptare. Nuk është policia ajo që jep leje për të protestuar, se ligji thotë se qytetarët kanë të drejtë të organizojnë protesta. Policia njoftohet për tubime. Shefi komisiaratit merr këtë njoftim tre ditë para
Flash Intervista

INTERVISTË/ Studentët në grevë urie, psikologia: Një uragan të tillë nuk ka qeveri që e ndal

Shijaktv
Gjatë një interviste me psikologen Adelina Pjetra diskutuam gjërësisht rreth protestës së studentëve. Psikologia rrëfen se presioni dhe trysni e ushtruar ndaj studentëve për shuarjen e protestës mund të sjelle probleme të shëndetit mendor, për shkak se bie vetëbesimi e vetëvlerësimi, teksa u kërkohet atyre të heshtin… Çfarë ju shkakton studentëve të ngujuar gjithë presioni që po ushtrohet tani ndaj tyre për të shuar protestën? Tashmë duket shumë qartë ky lloj presioni i ushtruar nga të gjitha anët duke kërkuar që studentët të heshtin, të mos flasin, të mos kërkojnë… të marrin çfarë u ofrohet dhe kaq. Ky presion është i ngjashëm me atë gruan e dhunuar që s’duhet të kërkojë ndihmë, me rastet e viktimave të gjyqit që nuk mund të shpresojnë për një vendim të drejtë, por duhet të pranojnë çfarë u serviret nga figura “autoritare”. E thënë më Shqip, shtypja e protestës në mënyrë të drejtpërdrejtë ka mesazhin “ti s’ke të drejta të kërkosh” – unë vendos për ty. Çfarë i ndodh këtij brezi dhe jo vetëm nëse ky presion funksionon? – besimi dhe mendimi që UNË DUHET TË HESHT para padrejtësive, të lejoj këdo që të më shkelë, se fundja une s’do të dëgjohem dhe as
Aktualitet Ekonomi Flash Intervista

Ekspertët e ekonomisë të shqetësuar: Borxhi publik i lartë! Çfarë po rrezikon qeveria

Shijaktv
Sipas ekspertëve të ekonomisë, zhvillimi i vendit përmes marrjes së borxheve të vazhdueshme nga qeveria, prodhon rrënim ekonomik. Një qeveri që e mbështet investimin në huamarrje dhe strukturim të vazhdueshëm borxhi, realizon mandatin e qeverive të ardhshme të cilat i privon nga mundësia për të kryer punë të mëdha publike. Aktualisht qeveria e Shqipërisë po përdor lojën e shifrave duke ulur huamarrjen e drejtpërdrejtë – duke e mbështetur atë mbi kontratat PPP – dhe duke prodhuar rritje fiktive ekonomike, me qëllim që të pasqyrojë një borxh më të ulët publik. Megjithatë për profesor Selami Xhepën, kjo nuk është e shëndetshme financiarisht dhe sjell në kujtesë skenarin e ngjashëm të krizës greke. Intervista me ekspertin e ekonomisë, Prof. As. Dr. Selami Xhepa Sipas raportit të Komisionit Evropian për Zhvillimet Ekonomike në vendet kandidate, i 18 korrikut 2018, borxhi publik i Shqipërisë ishte 69%. E njëjta shifër u mbështet edhe nga Ministria e Financancave. Ndërsa Partia Demokratike insiston në një shifër shumë më të lartë, në 86%. Sa e konstatoni ju borxhin publik të Shqipërisë? Shifra që paraqiti Partia Demokratike i referohet një borxhi i cili supozon përfshirjen e të gjithë detyrimeve ose pasivëve kontigjente siç konsiderohen në terminologjinë teknike angazhimet që
Intervista

Pas 14 vitesh besnikëri, Beti Njuma lë Topin për Ylli Ndroqin

Admin
Shumë gazetarë kanë lënë pozicionet e tyre në televizione të mëdha për t’iu bashkangjitur televizionit të ri Euronews, i cili pritet të hapet sëshpejti, apo edhe në kanale të tjera televizive. Mirëpo, lëvizja që na surprizoi deri diku, ishte ajo e gazetares Beti Njuma, e cila, pas 14 viteve punë në Top Chanel, ka vendosur ta lejë këtë televizion për t’iu bashkuar Ora News, të Ylli Ndroqit. Njumës i është premtuar posti i drejtoreshës së informacionit në Ora News e me siguri, edhe ndonjë pagë e majme. Këtë post më parë e mbante Ilva Tare, e cila lajmëroi largimin për në televizionin Euronews pak muaj më parë. Me largimin e Betit, në Top është rikthyer Monika Stafa, e cila dy vite më parë u largua nga ky televizion.