Flash Greqi

Anija e refuzuar, Mitsotakis pozicionon Athinën krah Uashingtonit

Shijaktv
Në një çështje që ka përfshirë SHB, BE, Iranin dhe Sirinë, Greqia ka zgjedhur të pozicionohet krah Washingtonit. Qeveria e re e kryeministrit Mitsotakis, paralajmëroi se nuk do të pranonte në portet e saj, anijen cisterën të Iranit, me ngarkesë 1.2 milion fuçi naftë, që sipas SHBA-ve dyshohet të dërgohet në Siri.      Athina nuk dëshiron të përfshihet në një luftë diplomatike që përfshin shumë lojtarë. Ky është qëndrimi i qeversië së re greke rreth çështjes së nxehtë, të pranimit ose jo në brigjet e Greqisë të anijes-cisternë të Iranit e cila ka mbetur pezull, e refuzuar nga një port në tjetrin. Kryeministrit grek të sapozgjedhur, Kyriakos Mitsotakis iu desh të përballet me një çështje tepër të rëndësishme ndërkombëtare që mund të dëmtonte marrëdhëniet mes vendit të tij dhe SHBA. Ai e pozicionoi Athinën krah Uashingtonit, me vendimin për të refuzuar një kërkese të mundshme të Teheranit, për të pranuar në brigjet greke anijen cisterenë të ngarkuar me 2,1 milionë fuçi nafte. SHBA dyshojnë se ngarkesa është planifikuar të shkojë në Siri, cka që do të shkelte sanksionet që BE ka vendosur kundër Sirisë.  Burime pranë qeverisë greke i thanë gazetës “Kathimerini se deri tani nuk ka një kërkesë zyrtare nga
Flash Greqi

Greqi, e paprecedentë: Shqiptarët i kthyen kurrizin kandidatëve shqiptarë

Shijaktv
Nga Shpëtim Zinxhiria E paprecedentë por një fakt konkret që ndodh me shqiptarët në Greqi, të cilët ashtu si edhe në votimet vendore dhe ato europiane të zhviluar në muajin maj i kthyhen kurrizin kandidatëve të tyre. Këtë herë kandidatët tanë ishin të përzgjedhur nga strukturat politike te vendit, me të vertetë ishin figura të goditura dhe njerëz të integruar më mirë se kushdo, bile kishte dhe studiues në fushën e migracionit por kjo nuk mjaftoi ashtu si nuk mjafto fushata elektoriale nga dikush që e bëri më të mirë sa kandidatët grekë, por që nuk siguroi me shume se 550 vota. Por… kaq vota mund t’i kishte marrë edhe një kandidat i panjohur fare… Të pestë kandidatët sëbashku me 25-30 mije vota do ishin sot në Parlament. Sipas mendimit tim (ndoshta gabim) shqiptarët janë të përçarë në 40-50 shoqata dhe në disa struktura politike partiake, aq sa nuk mund të shikojnë më larg se sa një militant partie, në një kohë që kishin shansin për tu përfaqësuar në Parlamentin grek. Disa socilaliste mbështetën Syrizën, ndërsa minoritaret njerëzit e tyre dhe Demokracinë e Re. Simpatizantët e Partisë Demokratike votuan për Demokracine e Re dhe thirrja e tyre ishte për këtë
Flash Greqi

Triumfon “Demokracia e Re”/ Mitsotakis premton se do të ndryshojë Greqinë

Shijaktv
Rikthehet sërish në pushtet partia konservatore greke “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis e cila arriti të fitojë shumicën absolute me rreth 40% te votave duke siguruar 158 vende nga 300 që janë në total në prlament. Menjëherë pas rezultatit Mitsotakis falënderoi elektoratin për “mandatin e fortë”, që sipas tij do ta ndihmojë të “ndryshojë Greqinë”. Ai gjithashtu u zotua se do të punojë për të siguruar çdo shtetas grekë, veçanërisht të rinjtë të cilët janë ndikuar në mënyrë joproporcionale nga kriza financiare dhe pasojat e saj duke ju dhënë mundësinë që të shpalosin potencialin e tyre. Kryeministri i ri i zgjedhur Kyriakos Mitsotakis ka premtuar punë më të mirëpaguara në sektorin privat, tërheqje të investitorëve të huaj në vend dhe ecjen përpara me privatizimet. Pjesë kyçe e programit të Mitsotakis është edhe ulja e tatimeve si dhe përpjekja për të marrë kushte më të leverdisshme nga kreditorët ndërkombëtarë të cilët deri më tani kërkojnë një sufiçit buxhetor prej 3.5%. Ai shpreson që përmes bankierit që ka studiuar në Harvard pjesë e partisë së tij të kthejë besueshmërinë në tregjet financiare dhe tek kreditorët më shumë se sa paraardhësi i tij Tsipras. Po ashtu kryeministri i ri i Greqisë ka
Flash Greqi

Greqi/ Sondazhet, Partia qeverisëse Syriza në pikiatë dhe Demokracia e Re fituese

Shijaktv
Kur kanë mbetur edhe më pak se tre ditë që në Greqi të mbahen zgjedhjet parlamentare partia kryesore e opozitës Demokracia e Re duket e gatshme për marrjen e shumicës pavarësisht se votat do duhet të ndahen mes shtatë partive kryesore dhe rrjedhimisht asaj i duhen partner për krijimin e një koalicioni qeverisës. Ndërkohë sipas sondazheve partia e majtë  aktualisht qeverisëse Syriza parashikohet të dalë e dyta me 10% më pak. Partia e majtë e kryeministrit Alexis Tsipras Syriza e humbi shkëlqimin e saj pas dy goditjeve të forta që mori pas 2015 kur erdhi në pushtet së pari humbjen në zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian dhe se dyti disfatën në zgjedhjet lokale dhe rajonale ndaj rivalit saj konservator në fund të majit. Pavarësisht besimit të kryeministrit Tsipras për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të Bashkimit Europian partia e tij Syriza duket qartë se po shkon drejt një tjetër humbje në këto zgjedhje të përgjithshme. Ndërsa Demokracia e re dhe udhëheqësi i saj Kyriakos Mitsotakis kërkojnë të kthehen në qeveri katër vjet pas dy humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore. Partia e qendrës së djathtë ka qenë një nga dy partitë mbresëlënëse të vendit për pothuajse 40 vjet. Mitsotakis premton investime të
Flash Greqi

Greqi, vritet një tjetër shqiptar sot në Athinë

Shijaktv
Nga Shpëtim Zinxhiria Gjendet i vdekur 51-vjeçari shqiptar në periferi të Athinës në Koridallos. Ai punonte si roje në një kompani transporti në rrugën Dervenakion. Sipas familjes shqiptari ishte viktimë e vjedhjes, autorët e lidhën atë dhe më pas e kanë goditur. Viktima në orën 2:40 të mëngjesit të sotëm kishte komunikuar edhe me vajzën e tij duke i thënë se kishte qenë viktimë e vjedhjes. Vajza ka shkuar në vendin e ngjarrjes dhe e ka gjetur të atin të lidhur dhe të goditur, ka deklaruar në komisariatin e policisë vajza e tij. 51-vjeçari u dërgua me ambulancë në spital në Atiko ku më pas humbi jetën. Shkaqet e vdekjes pritet të qartësohen nga mjeku ligjor dhe autoritet vendore kanë marrë përsipër hetimin paraprak të rastit.
Flash Greqi

Greqi, Balla në Selanik takim me emigrantët e PS, asnjë fjalë për problemet e tyre

Shijaktv
Nga Shpëtim Zinxhiria Edhe këtë radhë emigrantët ulën kokën në një kohë kur duhej të ngriheshin dhe të diskutonin edhe për problemet e tyre. Por Partiçka është mbi të gjitha ashtu siç e kishte deklaruar më parë edhe vetë Balla. Por… Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me mbështetësit e selisë rozë, përtej kufirit shqiptar, konkretisht në Selanik të Greqisë. Si gjithnjë në të tilla fushata PS kujtohet për emigrantët jo për hallet dhe problemet e tyre të mbartura prej vitesh, por për të siguruar votën. Gjatë fjalimit të tij të gjatë Balla nuk tha asnjë fjalë për problemet e emigrantëve, por është ndalur si gjithnjë te fushata e zgjedhjeve vendore me 30 qershor. Edhe pse nuk kanë asnjë kundërshtar në këto zgjedhje në vend që të merren me problemet e komunitetit shqiptar, harxhojnë kohën me3 fushatën duke ditur se emigrantët që ka përballë kanë 1001 probleme. Ai ka folur për opozitën dhe për presidentin, duke mos harruar edhe zbatimin e kodit penal për ata qe do tentojnë të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve. Balla vjen në Greqi në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë dhe jo aq të mira. Balla
Flash Greqi

Greqi, më 7 korrik grekët votojnë për qeverinë e re

Shijaktv
Greqia do të mbajë më 7 korrik zgjedhjet e parakohshme, pasi presidenti i vendit Prokopis Pavlopulos miratoi kërkesën e kryeministrit Alexis Tsipras. Ky i fundit bëri thirrje për zgjedhje të menjëhershme vetëm katër muaj para përfundimit të mandatit të tij çka u pranua edhe nga presidenti. Vendimi u bë i ditur vetëm pak javë pasi partia në pushtet Syriza pësoi humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare europiane. Më parë Tsipras kishte premtuar se zgjedhjet nuk do të mbaheshin pa i përfunduar mandati por diferenca e thellë në votime e partisë së tij me partinë opozitare Demokracia e Re në zgjedhjet e Bashkimit Europian në maj bëri që zgjedhjet të shpalleshin para kohe. Sipas kryeministrit grek kjo ishte rruga më e mirë për shmangien e ndonjë krize të mundshme ekonomike pas viteve të rimëkëmbjes së Greqisë nga ndihma financiare që I ofroi blloku. “Ne jemi këtu në nisje të fushatës zgjedhore, me privilegjin, që për herë të parë pas dhjetë vitesh, të diskutojmë programin tonë të katër viteve të ardhshme”, deklaroi Tsipras nga pallati presidencial në Athinë pas takimit me kreun e shtetit Pavlopulos. Kjo është hera e parë që nga rivendosja e demokracisë në Greqi në vitin 1974 që zgjedhjet
Flash Greqi

Në burgjet greke, një i vdekur dhe dy shqiptarë të arratisur

Shijaktv
Nga Shpëtim Zinxhiria Mbrëmjen e së hënës dy të burgosur shqiptarë arritën të iknin nga burgu i Avlona pas orës 21.30 në mbrëmje. Një i burgosur ka kapërcyer telat me gjemba mbi murrin rethues të burgut, ndërsa jashtë ndodheshin forcat e policisë, të cilët kanë qëlluar në ajër për ti ndaluar ata. Në vazhdim nje i burgosur i dytë ka goditur me grushte policin dhe të dy kanë marrë arratinë. Burgz Avlona ndodhet ne periferinë e Athinës rreth 20 km larg dhe kryesisht vuajnë dënimin adoleshentët. Theksohet se në këtë burg kanë gjetur vdekjen dy femijë shqiptarë, ku njeri u vra nga polici gjatë një revolte për përmisimin e kushteve. Gjithashtu sot në mëngjes gardianët e burgut në godinën “D” në Koridallo kanë gjetur të vdekur një 50-vjeçargrek i cili vuante denimin për vjedhje.
Flash Greqi

Greqi/ I dënuar me burgim të përjetshëm, 54-vjeçari: Jam çam, nuk dorëzohem me gjyqe politike

Shijaktv
Nga Shpëtim Zinxhiria Ju ktheva përsëri rastit të dënuarit 54-vjeçar duke kujtuar edhe njëherë qendrimin e tij fisnik e burrëror, i vetëm përball drejtësisë në vend të huaj që donin ta gjykonin pa avokat pasi ishte i huaj ishte shqiptar. Por mbi te gjitha ishin disa reshta te Shabanin Veizit nga burgu qe thote lovese nuk dorëzohet në burgjet e Greqisë sepse është Çam edhe pse gjyqi i tij është politik. Rasti i Shaban Veizit nga Konispoli u pa edhe njëherë më 15 maj në Gjykatën e Lartë në Athinë, ku i vetëm duhej të përballej me trupin gjykues prej 7-të anëtaresh dhe të një prokurori. I vetëm… Kandari i Drejtësisë nuk e pa të drejtë t’i jepte të dënuarit 53 – vjeçar një avokat mbrojtjes, jo vetëm kaq po nuk patën kohë t’i kthenin përgjigje pasi ky njeri duhej të gjykohej si shumë shqiptarë pa avokatë mbrojtës.  Kjo u pa kur në sallë u ndigjua nga kryetarja e trupit gjykues se gjyqi duhej të zhvillohej edhe pa avokatë pasi nuk përbënte problem në një kohë kur po luhej me jetën e shqiptarit, i cili për 16 kg bar hashash po kalbet në burgim të përjetshëm, që nga 2004. Por… Dy
Flash Greqi

Greqi, pasaportat/ O shtet ktheje kokën nga emigrantët dhe shiko se ç’bëhet…!

Shijaktv
Nga Shpëtim Zinxhiria Vazhdojnë skandalet në “Ambasadën Made in Albania” në Athinë, në radhë që në 4 të mengjesit për të mos paguar 20 euro seksereve një numër radhe… për të nxjerrë pasaportat. Çdo ditë nxjerrim fakte të reja për këtë përfaqësi tashmë e kthyer në Gestapo për disa, ndërsa për sekseret u serviret dhe kafe. Një skandal tjetër shënohet me vullnetin e protagonistëve të njohur në ambasade, bëhet fjalë për seksere te shoqeruar nga vete ata që punojnë. Nga dy ambiente shërbimi tashmë shërben vetëm një edhe pse u shpenzuan për këtë qëllim 74 mijë euro, por ende nuk ka një kontroll nga shteti edhe pse është në dijeni se ku shkuan këto para… Askush nuk po merret seriozisht me këtë dreq ambasade që po rrjep padrejtësisht në rrugë të paprecedente emigrantët tanë, të cilët për të mos paguar 20 euro sekserëve duhet të zënë radhën që në orët e para të mëngjesit, një skandal që nuk ka të sosur në këtë të shkretë ambasadë. Tashmë kjo përfaqesi ka mbetur në dorën ambasadores Hobdari e njohur për korrupsionet në përdorimin e fondeve publike dhe jeten e saj të shfrenuar lluksoze me banim vile te paguar tre herë më shumë