Editorial Sport / Vendi

Foto/ Me plis në Paris

ShijakTV
Paris, atmosfera festive në prag  të ndeshjes Francë-Shqiperi, ishte më shumë sesa miqësore, ku organizatorët kishin menduar në detaj gjithçka për të akomoduar tifozeritë përkatëse. Një shall me të dy flamurët kombëtarë tregonte se atmosfera do të ishte fare pa incidente. Në fakt atë shqetesoi fare pak  vetëm një dixhej në një nga lokalet e shumta  ku tifozeria shqiptare po kulmonte me këngët e tyre patriotike përpara hyrjes ne stadium. Ai nuk denjoi të vazhdonte më ritmin e muzikës shqiptare duke e prerë në mes entuziazmin që u kulmua edhe më shumë me fitoren e Kosovës 2-1 ndaj Cekisë. Kjo ndërprerje pa kuptim në ato çaste elektrizuese, vetëm sa e irritoj edhe më grupin e madh të shqiptarëve etnikë, e njëri prej tyre u drejtua për tek, Lap-topi duke e rrezuar atë përtokë. Forcat e shumta prezente të policies, reaguan në sekondë duke parandaluar një perplasje të pakëndëshme dhe të pa merituar për asnjë! Situata u qetësua shumë shpejto dhe të gjithë vazhduan festën e nisur paqësisht, por jo policia, e cila pas ndeshjes do të ndalonte personin që rrëzoi PC dhe për 3-orë, ai ka dhënë shpjegimet e duhura në rajonin e saj.Qetësia tipike franceze, për të mos krijuar konflikt,
Editorial Flash

Janinës ç’i panë “sitë”

Shijaktv
Editorial/ Nga Alfons Zeneli Para pak ditësh komentuam mbi lëvizjet e Ramës si pelegrin nëpër vakëfet ortodokse greke. Kuptohet, mbase tashmë e drejta e tij si Kalores i Varrit të shenjtë të kishës greke, është një e drejtë me dimensione krejt të tjera nga ç’i ka patur dikur, me dimensione shumë më të gjëra…ndoshta të pakufishme po të kemi parasysh fuqinë madhore të kishës mbi shtetin grek. Cila do të ishte fuqia ndikuese e një Kalorësi mbrojtës të Kishës Greke në shtetin grek? Me gjasë goxha e madhe. Të paktën, shteti grek e ka për detyrë t’i gjendet në ditë të vështira legjionarit të vet të përzgjedhur. Sepse kështu e kanë këto punë. Edhe Rama si Kalorës i gjendet vazhdimisht dhe punon pa u lodhur në mbrojtje të interesave të ksihës greke siç ia lyp detyra. Vizita e fundit në Trikalla e cila në dukje ishte ishte thjesht një qokë apo detyrim që i buronte nga rangu i lartë që mban si kalorës i kryqtarëve të Varrit të shenjtë të kishes ortodokse greke, ka gjasa që të ketë patur edhe ndonjë tjetër qëllim. Ndoshta ndonjë ndërlidhje të mundshme për të aktivizuar fuqinë e vet si kalorës e legjionar. Po të
Editorial Flash

Rama – shërbëtor i varrit të shenjtë të kishës greke

Shijaktv
Editorial, nga Alfons Zeneli Moria e skandaleve që shënon Edi Rama të paktën tash 6 vjet i ngjajnë atij grumbullit të kanaçeve që iu lidhin nga pas makinave matrimoniale gjatë xhiros ceremoni që bën çifti. Trokëllima e kanaçeve lajmëron të gjithë për atë që po ngjan. Pothuajse kështu Rama pas ”martesës” me qverinë ka lidhur nga pas makinës grumbullin e skandaleve korruptive i cili trokëllin papushim rrugëve të Shqipërisë. Një koleksion i larmishëm skandalesh me një kolorit të atillë që vetëm një mjeshtër i pikturës së korrupsionit si Edi Rama mund ta zografisë. Përdora intiutivisht këtë term të huazuar nga greqishtja pasi i shkon siduket shumë natyrshëm kontekstit të veprimtarive religjoze të kryeministrit tonë. Nuk e kam fjalën për egzaltimet e tij kameleoneske të besimit të cilin e ndryshon sipas zonave dhe fshatrave ku shkel me ”plumb” fjale në gojë dhe antiplumb të vërtetë në trup. Por e kam fjalën për besimin e vërtetë tij : një besim obskur e konspirativ. Rama gjatë pelegrinazheve të tij politiko elektoralë nëpër Shqipëri, siç e dinë të gjithë, është shfaqur herë katolik, herë, musliman e herë ortodoks. Normalisht nuk ka asgjë të keqe dhe është krejt e natyrshme që kryeministri i përket një
Editorial Flash

Qeveria shërbëtore dhe populli aga

Shijaktv
Editorial, nga Alfons Zeneli Shifrat dhe çmimet prej sheikësh që ”shërbëtorët e popullit” të qeverisë së Rilindjes shpenzojnë nëpër hotelet e Evropës i kanë dhënë një shkelm tronditës dallimit që ka egzistuar deri më tash midis nocionit ”shërbëtor” dhe ”aga”. Në kohët e lashta por dhe deri vonë, shërbëtori ishte zakonisht i varfër, modest dhe kokëulur. Ai bënte ato çfarë i thoshte agai. Ndërsa agai rrinte si aga dhe dhe shijonte superioritetin e vet pasuror. Ndërsa sot, ”shërbëtorja” qeveri i mat lekët me m2 dhe ”shërben” nëpër pishina, hotele, xhakuzi ndërsa populli ”aga” bën qef nëpër Shqipërinë që duam. Po kështu si agallarë janë sjellë dhe zyrtarët në regjimet e kaluara antipopullore siç ka qënë ai i flamosuri i satrapit Zog dhe sidomos regjimi i diktatorit çeçen dmth Saliut. Ka patur raporte të mira midis agait popull dhe shërbëtorit në lëvizjen e heroit popullor Haxhi Qamilit. Edhe në qeverinë socialiste të Fatos Nanos ndonëse dhe ky kishte disa vese që ia cënonin partishmërinë por zyrtari dhe shërbëtori kanë qënë e njëjta gjë vetëm në socializmin fitimtar të diktaturës së proletariatit dhe sidomos sot nën hyqmin e bablokut triumfonjës. Sot shërbëtorja ministre Etilda po duron një sulm të organizuar nga fronti
Editorial Flash

Rama përpara dilemës o Dako o Trump

Shijaktv
EDITORIAL/ NGA ALFONS ZENELI Fjalori i varfër deri në vulgaritet rruge i Vangjush Dakos, çka tregon dhe kufizimet intelektuale e shpirtërore në tërësi të tij është në një mospërputhje tragjike me staturën dhe rrezatimin e qytetit të dytë më të madh në Shqipëri dhe një prej qyteteve më të vjetër e më me emër në gjithë Mesdheun. Nëse një studiuesi, sociologu apo historiani do t’i vinin përpara këtë fakt ai zor se do të mund të kuptonte ndonjë gjë nga kjo pamje absurde. Do punë puna që të kuptohet se si arriti puna deri këtu, pra që një qytet të tillë shkelqimtar , bash në shekullin e 21-të, do ta drejtonte një qënie e cila 2000 vjet më parë nuk do pajtohej as si çirak baltëpunuesish. Kushedi se çfarë konotacioni negativ , të pistë e kutërbues do të kish marrë e bardha akullore për faj të duarve të Gjushit. Lëvizjet e tij rrutulluese, të ngathëta, dëshpëruese në llucën e terrenit ku ishte futur vetë me kokë, ishin pothuajse shumë më të pështira e bajate se sa vetë veprimtaria e tij në dëm të qytetërimit durrsak. Duke patur parasysh dëshirën dhe tendencën natyrale të çdo butaku malinj për pasuri dhe pushtet,
Editorial Flash

Teatri Kombëtar si Kalaja e Krujës: Varri i sulltan Ramës

Shijaktv
Editorial/ Nga Alfons Zeneli Që para pak ditësh ishte paralajmëruar ofensiva e trupave të armatosura të Surrelit Pashës mbi godinën e Teatrit Kombëtar. Deri mbrëmë vonë ka vazdhuar lufta e ftohtë midis qytetit, artit, kulturës, traditës, dinjitetit nga njëra anë dhe Partia e Prokurimeve nga ana tjetër. Aktorë, mbështetes, pjestarë të Aleancës dhe qytetarë kanë qëndruar në mbrojtje të Teatrit. Gjatë gjithë ditës së djeshme, forca të shumta policie, kanë rrethuar godinën dhe janë pozicionuar sipas modelit dhe strategjisë ushtarake ushtarake. Një njeri i cili nuk është në brendësi të situatës, apo një i huaj do të mendonte se është shpallur gjëndje lufte ose është vendosur shtetrrethim. Kjo përshtypje të krijohet ndërsa sheh sjelljen e qeverisë, metodologjinë dhe mentalitetin e saj për zgjidhjen e problemeve me metoda militare. Është i kushedi se sati rast që qeveria komunikon, apo përfaqsohet në kontakt me qytetarët nëpërmjet forcave policore dhe reparteve speciale. Sepse këtu e çon subkonshienca e vet, në të cilën popullata civile konsiderohet armike. Por dhe sepse gjithë aktiviteti i kësaj qeverie është, minimumi, i kontestuar dhe i kundërshtuar prej masave të qytetarëve. Por rasti i Teatrit është unik. Në ballafaqim me aktorët dhe artistët qeveria nxjerr forca të armatosura. Imagjinoni
Editorial Flash Politike

Njerëzit pa kokë janë gjithmonë të lirë, të barabartë dhe vëllëzer

ShijakTV
Editorial nga Alfons Zeneli Brenda 2 muajsh kokat e 16 500 njerëzve “armiq të revolucionit” u prenë nga gijotina. Shifra në fakt ka qënë shumë më madhe. Gjithashtu 40 000 të burgosur si “armiq të revolucionit” u vranë pa gjygj ose vdiqën nëpër burgje prej torturave duke pritur ditën e gjygjit. Mjaftonte një dyshim sado i vogël dhe Tribuna Revolucionare, Garda Revulocionare ta mohonte egzistencën. Mijëra të tjerë të vrarë e masakruar rrugëve. Shkrimtarë, poetë, mjekë, intelektualë, gra, burra, popull, priftërinj. Edhe shumë kohë më pas Parisi dhe Sena kutërbonin gjak e kufoma. Ky ka qënë konteksti në të cilin oratorët e revolucionit ngjizën lirinë, barazinë dhe vëllazërinë si një helm të bukur dhe aromatik i cili shumë shpejt do t`iu kthehej si vdekje vetë prodhuesve të tij. Franca, kurrë nuk ka parë terror si ai i Revolucionit. Në kuptimin e cilësise, ai lloj terrori ishte i pashoq për kohën. Më vonë do të kishte raste edhe më makabre e fatale, por që gjithsesi, edhe këta pasardhesit do ishin pikërisht të frymezuar drejtperdrejt prej shembullit tij. Revolucioni ishte pothuajse i panevojshem, u bë pa shkak. Luigji i XVI ishte liberal dhe reformator. Gjithë cka pretendonin udhëheqësit e Revolucionit për arritur
Editorial Flash

Shqiptarët nuk duhet ta pranojnë Sorosin

Shijaktv
EDITORIAL/ NGA ALFONS ZENELI Shqipëria është njëri nga vendet ku aktiviteti “sizmik” i rrjetit të organizatave sorroiste ka intensitet relativisht të lartë. Në kushtet fillestare të demokracisë së fillimviteve ’90, natyrisht që jo vetëm sorroistët mund të gjenin terren të lirë për të depozituar vezët e tyre. Sigurisht, mundësinë më të madhe e kishin ata që ishin më të fuqishëm financiarisht. E më të fuqishëm se Sorosi, nuk mund të gjeje tjetër. Sot pas shumë vitesh, elementë e segmente të caktuara politike, mediatike e intelektuale akademike shqiptare janë ngjitur në postrojat civile dhe iu kanë rënë kumbonave të alarmit mbi rrezikun tashmë eminent të rrjetit sorosian. Përse, tashmë kudo nëpër Evropë por edhe më gjërë emri i Sorosit dhe aktiviteti i tij kosiderohet pothuajse apriori si rrezik e kërcënim? Sepse siduket, Sorosi dhe gjithçka tjetër fshihet pas tij nuk ka lënë kurrë asnjë shteg për dyshime se pas duarve dhe ndërhyrjeve të tij, fshihen devijacione fatale për shoqëritë dhe demokracinë e vendeve që e pranojnë prezencën e tij. Sepse pas kaq shumë viteve, askush, madje as vetë Soros nuk mund ta mohojë karakterin qartësisht diversiv të organizatës së tij. Soros nuk është listuar si rrezik vdekjeprurës vetëm në rastet kur
Editorial Flash

Amerikanët janë me shqiptarët dhe anasjelltas. Zyrtarët do ftillohen më vonë

Shijaktv
EDITORIAL/ NGA ALFONS ZENELI Parafabrikimi i situatave emergjente luftarake, kur vendi kërcënohet nga armiq të jashtëm e të brendshëm ka qënë gjithmonë një hile djallëzore e diktatorëve për të justifikuar eliminimin e normave dhe standarteve demokratike dhe për ta bërë sa më të natyrshëm ”shtërngimin e radhëve rreth Partisë” apo grushtin e  ”çelniktë”  si modus të panegociueshëm për të goditur pamëshirë ata të tjerët e klasës së përmbysur. Mbase jo identikisht, por shumë ngjashëm po vepron dhe Rama. Fjalimet alla Duçe, alla Enver, alla Kim Jong, të boshatisura nga alternativat e zhvillimit dhe paqes por të tejngjeshura me retorikë klasore, kërcënuese, përjashtuese kategorike janë pasqyra më domethënëse dhe e qartë e asaj që po ndodh në kokën e Ramës dhe që po jetësohet në praktikën e zhvillimeve në terrenin që çfarë s’po i shohin sytë  të Shqipërisë. Pikërisht, për shkak të kësaj situate në një demokraci atrofike, opozita mori në sy aktet ekstreme të djegies së mandateve dhe bojkotimit të proçesit elektoral. Gjthsesi, situata e tillë ishte edhe më parë që pas ardhjes në pushtet të Rilindjes Asocialiste. Lufta e pandërprerë e opozitës  kundër kanabizimit të vendit u ndesh me refraktarizmin dhe cinizmin përtallës të çdo hallke që nga kultivuesi
Editorial Flash

Rama shtiret sikur po sheh ëndërr

Shijaktv
EDITORIAL/ NGA ALFONS ZENELI Rritja e temperaturave përvëluese përkon fatalisht dhe me afrimin e datës më të nxehtë të kalendarit shqiptar 30 Qershorit. Yryshi i çmendur i kryeministrit drejt një mirazhi që e quan zgjedhje, më shumë se drejt arritjes së një synimi politik po e çojn drejt një përplasjeje fatale me një objekt të panjohur i cili e tejkalon rezistencën e njeriut qoftë dhe kryeministër kaq i fuqishëm ekonomokisht siç është Rama. Ky i është shmangur me efikasitet dhe pa vështirësi temperaturave të ambiebtit të jashtëm si duke ndenjtuar në kondicionim, si duke bërë not në pishina por nuk është kujdesur aspak për t’iu ruajtur atyre temperatuarve të tjera ku e ku më të rrezikshme se sa klimateriket : temperaturave të skenës politike të ndezur bash prej tij. Është kjo gafë, neglizhencë , megalomani dhe papërgjegjshmëri ajo që po e kërcënon në mënyrë të pashpresë egzistencën e tij politike. Ashtu sikundër ngjan nga ekspozimi në shkretëtirë nën efektet e etjes ekstreme kur shfaqen mirazhe të gjërave që do të doje të kishe si ujë dhe hije, poashtu nën këtë nxehtësi ferri politik, Ramës së zhytur në panik, Ramës së etur për pushtet e para, po i shfaqen mirazhe zgjedhjesh