Pas Mercedesit, edhe Audi zgjat limuzinën e saj për kinezët

Shijaktv
Crossoveri i fundit i Audi në tregun kinez është më i gjatë se ai që shitet në Evropë me rreth 4 cm. Pas fotografive “spiunuese” të Audi Q2 L me aksesorë të zgjeruar, e cila u shfaq në internet këtë verë, ne jemi gjithashtu në gjendje të shohim fotot zyrtare të këtij modeli të dizajnuar për klientët në Kinë. Në vendin më të populluar në botë, ekziston një kërkesë më e lartë për makina më të gjata sesa versionet standarde në Evropë. Audi ka ofruar tashmë një numër modelesh me shtimin e “L” në tregun kinez, dhe tani SUV i vogël / crossover Q2 ka ardhur në linjë. Versioni kinez i kësaj makine është 38 mm më i gjatë se ai evropian, nga të cilat 28 mm shtrihet në aksin e pasagjerëve – distanca midis boshteve të përparme dhe të pasme është 2,628 mm, ndërsa gjatësia e përgjithshme e Audi Q2 L është 4,229 mm. Përveç këtij ndryshimi, dizajni i makinës mbeti i njëjtë me versionin standard të Audi Q2. Audi Q2 L në Kinë shitet me një benzinë turbo 1.4 litërsh. Dy opsione janë në dispozicion – më pak se 131 kuaj fuqi dhe 150 kuaj fuqi. Q2 L

Prezantohet makina që kushton 5 mln euro

Shijaktv
Çdokush që kërkon të marrë drejtimin e makinës “Bugatti Divo”, që u prezantua në panairin evropian të Parisit, nuk ka më mundësi, pasi të gjitha janë shitur. Janë krijuar vetëm 40 makina të tilla dhe çmimi është 5 mln euro. Bugatti Divo pati premierën e prezantimit në gusht në Monterey të Kalifornisë. Secila prej makinave u shit para se të bëhej debutimin në Motor Show të Parisit të martën. Modeli i shitur është i pajisur me një motor W16 me tetë litra, një Bugatti klasik, me 1500 kuaj fuqi. Divo është projektuar për aerodinamikë maksimale. Bugatti thotë se shpejtësia është “e kufizuar” në 380 km/h. Ju nuk do të shihni “Divo”-n në rrugë deri vitin e ardhshëm kur të bëhen dërgesat e para. Ndërkohë një Bugatti i pazakontë është në shfaqje në Motor Show të Parisit, i cili është i hapur për publikun deri më 14 tetor.