Flash

Banorja e Unazës së Re mesazh të fortë Braçes: Thirri mendjes, ke studiuar me librat e mi!

ShijakTV
Një nga banoret e Unazës së Re, e cila proteston për mbrojtjen e banesave kundër projektit korruptiv, i bëri thirrje këtë të hënë zv kryeministrit Erion Braçe, duke i kujtuar se nuk mund të mashtrojë banorët me vendime qesharake për ti nxjerrë nga shtëpia. Ajo u shpreh se është kolegia e mamasë së Erion Bracen, të cilin e njihte personalisht. Ja mesazhi i saj drejtuar zv/kryeministrit: “Unë jam një nga shpellaret zaptuese. Po i them kryeprokuores Arta Marku, mos na bëj kriminelë me zë. I drejtohem Erion Braçes që është djali i ish-koleges sime. Jemi rritur nga një vend. Ke studiuar me librat e mi z. Erion Braçe në Fakultetin Ekonomik. Do të thosha ke marrë revansh këto ditë dhe ke legjitimuar një VKM që është e paligjshjme nga fillimi deir në krye. Nuk mund të talleni ju me djersën tonë. Ju me ato çmime tallëse na keni shpronësuar,  keni zhvlerësuar ligjet. Ligji është fare i qartë. Të merren kontratat e shitjes dhe të shpronësohen në bazë të çmimit me kontrata të ngjashme. Kjo është pra urrejtja jonë ndaj shtetit që tallet me djersën tonë. Edhe njëherë thërrisni mendjes. Boll u tallët” Shijak Tv ka ndjekur edhe këtë të hënë
Flash

PD me koalicion opozitar, ja çfarë do të ndodhë nesër..

ShijakTV
  Neser ne oren 09.00 PD nis firmosjen e marreveshjeve per krijimin e koalicionit opozitar. Me koalicionin e PD bashkohen partite kryesore te opozites, qe kerkojne zgjedhje te lira e te ndershme pa Edi Ramen kryeminister. Mesohet se kjo do jete nje nga pikat e marreveshjes per krijimin e koalicionit opozitar, i cili synon krijimin e nje qeverie tranzitore qe do te garantoje zgjedhje te lira e te ndershme dhe do t’i hape rruge drejtesise per te ndeshkuar ata politikane qe jane faktuar se kane blere zgjedhjet. Disa nga partite nenshkruese jane: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.
Flash

Manipulimi i zgjedhjeve/ Ka tentativa nga jashtë e brenda BE

ShijakTV
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u zotua se do të godasë çdo “lajm të rremë” gjatë fushatës për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, që do të mbahen në maj. “Nëse qeveritë hedhin pretendime për Bashkimin Evropian ose Komisionin, të cilat nuk korrespondojnë me të vërtetën, atëherë do të përgjigjemi”, tha Juncker në një intervistë për grupin mediatik Funke të Gjermanisë, e cila pritet te behet publike e plote te marten. “Unë tashmë kam parë përpjekje për të ndikuar zgjedhjet e Parlamentit Evropian me manipulime, që vijnë nga disa kënde, jo vetëm jashtë BE-së. Edhe shtetet brenda BE-së po bëjnë përpjekje të drejtojnë vullnetin e elektoratit me lajme të rreme”, tha Juncker, duke mos folur me emra konkretë. Sipas tij, Komisioni “është i përgatitur për t’i luftuar të gjitha”. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen nga data 23 deri më 26 maj. Pjesëmarrja në to ka rënë vazhdimisht gjatë viteve të fundit, derisa partitë euroskeptike kanë shënuar fitore të mëdha.
Flash Kronike

Tritol shefit të policisë, kolegët i fshehin ngjarjen

ShijakTV
Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të punonjësit të policisë rrugore në Tiranë i është vendosur nje sasi prej 100 gramesh tritol në makinë. Mësohet se eksplozivi është vendosur në makinën e oficerit të policisë, që ishte parkuar para shtëpisë së tij ne zonen e Yrshekut.Oficeri i Policisë Rrugore është identifikuar si Julian Çikaj. Mjeti mesohet se ishte e regjistruar ne emrin e babait te oficerit te policise. Megjithëse ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes, policia e nxjerr njoftimin 12 orë me vonesë. Kjo nuk është hera e parë që policia nuk informon në kohë qytetarët për ngjarjen. Nuk dihet nëse kjo është një fshehje e ngjarjes, apo policia është njoftuar me vonesë për të.  
Aktualitet Flash

Përfundon mbledhja/ Zbardhen vendimet për axhendën e protestave

ShijakTV
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë përcaktuar axhendën e aksionit opozitar si dhe datën kur do mbahet protesta e 4-te kombëtare e organizuar nga opozita. Protesta kombetare do të mbahet ne 11 maj në orën 18:30. Gjithashtu, në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së u diskutua për protesta lokale çdo dite të enjte. Partia Demokratike vendos bojkot total në zgjedhjet lokale ndërsa Lulzim Basha ka deklaruar se do te parandalojne krimin elektoral qe po pergatitet me te gjitha format e menyrat demokratike, duke vënë theksin tek protetsa e 11 majit!
Flash

Opozita, thirrje për bojkot në zgjedhje!

ShijakTV
“Opozita duhet tu bëjë thirrje qytetarëve të mos marrrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. “ Është ky sugjerimi i Ish-ministrit te Drejtësisë, Ylli Manjani në lidhje me procesin elektoral, për të cilin, kryeministri Rama  është angazhuar ta zhvillojë pa pjesëmarrjen e opozites. Sipas Manjanit nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita politike ka vetëm një opsion: Të bëjë thirrje për mospjesmarrje në këto votime”. Ne analizën e Manjanit , suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë. “Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin. Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në axhendën e Shqipërisë. Asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës. “Dhuna nuk pranohet nga askush. Deri më sot monopolin e dhunës e ka marrë qeveria. Ajo duhet ta mbajë deri në fundin e saj”shkruan Manjani .
Flash

Publikohet libri/ Edvin Rama: Rreziku Hollandez për Shqipërinë!

ShijakTV
Vendimi i Parlamentit Hollandez ka sjell debate të forta të brendshme. Opozita por jo vetëm, edhe ekspertë diplomatë, e kanë cilësuar vendimin për rikthimin e regjimit të vizve si lajmin më keq që kanë marrë shqiptarët, për të cilin fajësojnë qeverinë Rama! Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të ironizojë pasardhësin e tij kryeministrin Edi Rama, të cilin e bën edhe autor të një libri lidhur me rastin, duke e paralelizuar me Enver Hoxhën. “Rreziku Hollandez për Shqipërinë” është titulli i librit i zgjedhur nga ish-kryeministri për të thumbuar Ramën. Në kopertinën e librit, ish-kryeministri shton se ky libër është bazuar në veprën e ish-diktaktorit famëkeq, Enver Hoxha. “Bazuar në veprën e shokut Enver Hoxha “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë”-shkruhet në kopertinë.  
Flash Politike

Ditmir Bushati kundër Ramës, mos neglizhoni vendimin e Holandës!

ShijakTV
Një analizë të detajuar për të vërtetën e votimit të parlamentit holandez për rivendosjen e vizave për Shqipërinë, ka bërë këtë të hënë ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati.  Në një  analizë në profilin zyrtar në Facebook, ai i  bën thirrje qeverisë, që të mos e neglizhojë këtë vendim dhe shton se ajo, ‘duhet të demonstrojmë kohezion politik e shoqëror dhe një fokus të ripërtërirë për reforma’. Ditmir Bushati, drejtoi për më shumë se 5 vite Ministrinë e Jashtme dhe u shkarkua nga Rama në Dhjetor 2018. Ja postimi i plotë i tij në Facebook: Vendimi i Parlamentit hollandez që i kërkon qeverisë nisjen e procedurave në nivel europian për pezullimin e regjimit pa viza me Shqipërinë është padyshim një lajm i hidhur. Mekanizmi i përcaktuar, në rast se aktivizohet nga Hollanda, është i qartë. Komisioni Europian do t’i përgjigjet kërkesës (së supozuar deri tani) të Hollandës mbi kriteret e përmbushura nga ana e Shqipërisë dhe çdo vendimmarrje kërkon një shumicë të caktuar votash në Këshill, ku pesha e votave të vendeve anëtare është e ndryshme. Vitin e kaluar, raporti i Komisionit Europian për këtë çështje vlerësonte se Shqipëria i përmbushte kriteret. Vlen të theksohet gjithashtu se asnjë prej vendeve anëtare
Flash Kronike

Kapet kokainë me vlerë 15.7 mln euro/ Media e huaj: Kishte destinacion Shqipërinë

ShijakTV
Një tjetër sasi kokaine është kapur në Maltë, një pjesë e të cilës kishte si destinacion Shqipërinë. Mediat Malteze bëjnë të  ditur se janë sekuestruar 144 kilogramë kokainë. “15.7 milionë euro vlerë kokainë u konfiskuan nga Dogana në Freeport të shtunën. Kërkimet në tre kontenierë nga zyrtarët doganor çuan në konfiskimin e 120 pakove  të kokainës që peshonin 144 kg. Dogana shpjegoi në një deklaratë  se 144 kg të kokainës nga tre kontejnerët që u transferuan nga  në Malta Freeport në rrugën për në Shqipëri dhe Mal të Zi gjatë një operacioni që nisi në orët e hershme të së shtunës dhe zgjati 12 orë. 48 kg kokainë në 20 pako u ngritën nga dy kontejnerët e parë që të dyja ishin transferuar në Maltë, nga Amerika e Jugut ndërsa po transportoheshin drejt portit të Durrësit në Shqipëri. Vlera e vlerësuar e rrugës është 5.4 milionë euro. Enti i tretë kishte 80 pako kokainë ose 96 kg me një vlerë rrugore prej 10.8 milion euro dhe ishte në rrugë drejt portit të Bar në Mal të Zi. Rasti është dorëzuar në Skuadrën e Anti-Drogës së Policisë që po kryejnë hetimet. Ekipi i Skanimit të Doganës në  skanimet  paraprake zbuloi parregullsi
Aktualitet Flash

PD merr vendimin, ja kur do të jetë protesta e rradhës

ShijakTV
Mbledhja e sotme e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha  me Kolegjin e Kryetarëve, për të vendosur mbi ecurinë e aksionit opozitar, caktoi edhe datën dhe orën e protestës së rradhës së opozitës së Bashkuar. Në 11 maj, në orën 18:30, do të zhvillohet protesta e rradhës. Ky ishte vendimi i kryedemokratit Basha me kryetarët e degëve të partisë Demokratike. Protetsa e 11 majit, vjen pas asaj të 13 prillit, duke u bërë kështu protesta e dytë mbarëkombëtare që zhvillohet pasdite. Kryetari i PD, Lulzim Basha mbledh sot në orën 11:00 Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar për aksionin e opozitës. Pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike doli me 3 propozime konkrete për krizën PD paralajmëroi bojkotin e 30 qershorit, ndersa deklaroi se do regjistrohet me zgjedhje vetëm pasi të jene krijuar kushtet për zgjedhje te lira.