Bota Flash

Parlamenti i përbashkët/ Francë-Gjermani në sesionin e parë të përbashkët pas “Traktatit të Aachen”

Shijaktv
Ditë historike sot për Francën dhe Gjermaninë pasi dy vendet kanë mbajtur sesionin e parë të përbashkët parlamentar si pjesë e angazhimit të tyre për forcimin e lidhjeve dhe krijimin e raporteve më të ngushta. Pjesë e kësaj séance ishin 50 deputetë nga Franca dhe po aq nga Gjermania teksa qëllimi i takimit është krijimi i një parlamenti të përbashkët që mblidhet dy herë në vit. Vendim ky i marrë pas nënshkrimit të “Traktatit të Aachen” i cili synon forcimin e bashkëpunimit Franko-Gjerman në Europë me qëllim monitorimin e çështjeve me interes të përbashkët përfshirë politikën e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen. Ky parlament i përbashkët nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm për parlamentet kombëtare të asnjërit prej dy vendeve. Traktati i Aachen u nënshkrua nga Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel më parë këtë vit. Në një kohë kur një anëtar i Bashkimit Evropian po largohet, dhe mes rritjes së populizmit në disa shtete anëtare, dy palët e shohin të nevojshme forcimin e vlerave europiane. Por kjo aleancë është kundërshtuar fuqishëm nga ministri i brendshëm Italian Matteo Salvini i cili e quan “aks franko-gjerman” që synon kryesimin e një aleance euroskeptike. Edhe Presidenti i Këshillit Europian
Bota Flash

Hetimi Zelandë/ Komision mbretëror për hetimin e sulmit terrorist me 50 viktima të 15 marsit

Shijaktv
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka urdhëruar një hetim të nivelit të lartë lidhur me sulmet ne xhamitë e Christchurch, ku mbetën të vdekur 50 persona. Sipas Ardern do të jetë një komision mbretëror i cili do të shqyrtojë nëse policia dhe shërbimet e inteligjencës do të mund të kishin bërë më shumë për të parandaluar sulmet e 15 marsit. “Është e rëndësishme që asnjë gur të mos mbetet i palëvizur për të parë se si ka ndodhur ky akt terrorizmi dhe si mund ta kishim ndaluar atë,” deklaroi kryeministrja këtë të hënë. Sipas ligjit të Zelandës së Re mbledhja e komisionit mbretëror është niveli më i lartë i hetimit të pavarur. Pas sulmit të 15 marsit Zelanda e Re ka nisur edhe ndryshimet në ligjin për armët duke e bërë atë më të ashpër. Si pjesë e kësaj nismë më parë Zelanda paralajmëroi qytetët e saj dhe ëebsitet se në çdo rast shpërndarje të videove apo materialeve terroriste do të kishte dënime deri në 10 vite burg dhe gjoba të majme. Perveç shtrëngimeve ligjore Zelanda është zotuar se do të marrë të gjitha masat që një akt i tillë si ai i 15 ku dy xhami u
Bota Flash

Gjetjet e hetimit/ Raporti, Trump jo lidhje me Rusinë, demokratët një komplot penal

Shijaktv
Hetimi dy vjeçar për ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vititi 2016 liron presidentin Trump dhe zyrtarët e tij nga të gjitha akuzat pasi gjetjet e raportit nuk tregojnë asnjë lidhje të Trump me Rusinë. “Këshilli i posaçëm nuk gjeti asnjë provë të bashkëpunimit të zyrtarëve të SHBA-së apo zyrtarëve të fushatës së Trump me Rusinë” bën të ditur Prokurori i Përgjithshëm Ëilliam Barr. Gjithashtu Barr deklaron se në raportin e Prokororit të Posaçëm Robert Mueller ka prova të pamjaftueshme për të vertëtuar se presidenti ka kryer një vepër penale atë të pengimit të drejtësisë. Por vetë Trump i cili vazhdimisht e quante hetimin një gjueti shtrigash është shprehur i çliruar pas publikimit të tij. “Nuk kishte marrëveshje të fshehtë me Rusinë. Nuk kishte pengesë në drejtësi. Plotësisht dhe totalisht çliruese. Le të jetë Amerika e madhe” deklaroi Trump në rrjetet sociale. Ndërsa aletatët e tij mes të cilëve edhe ata më kritikët e kanë cilësuar një ditë të madhe për presidentin dhe të gjithë ekipin e tij ditën e publikimit të gjetjeve. “Retë e mëdha që vareshin mbi presidentin u hoqën nga ky raport. Tani është koha për të ecur përpara, për të qeverisur vendin dhe për
Bota Flash

Zgjedhjet/ Dorëhiqet ministrja franceze, kryeson fushatën europiane të Macron

Shijaktv
Ministrja e çështjeve europiane të Francës do të japë dorëheqjen më vonë gjatë ditës së sotme, për të udhëhequr partinë e Presidentit Emmanuel Macron në zgjedhjet e parlamentit të majit. Sipas një burimi të qeverisë ministrja do të japë dorëheqjen për të qenë në krye të fushatës zgjedhore. Natalie Loiseau, një diplomate në karrierë e cila drejtoi shkollën e administratës ENA para se të bashkohej me qeverinë e Macronit, është kandidatja kryesore për zgjedhjet. Largimi i saj nga qeveria me shumë mundësi do të çojë në një riorganizim të kabinetit.
Bota Flash

Protestat Podgoricë-Serbi/ Qytetarët malazezë dhe serbë mbushin rrugët kundër qeverive respektive

Shijaktv
Qindra e mijëra persona kanë protestuar këtë fundjavë në Mal të zi dhe në Serbi kundra qeverive respective. Në Podgoricë shumë protestues në mesin e të cilëve edhe grupimi “Largohu 97.000” kanë marshuar kundër kreut të shtetit Milo Djukanovic, kryeministrit Dusko Markovic si dhe drejtorit të Agjencisë Antikorrupsion Sreten Radonjic. Në këtë tubim përveç qytetarëve të zhgenyer nga presidenti dhe qeveria morën pjesë edhe 39 deputetë të opozitës malazeze të culët bënë të ditur se javën e ardhshme do të kenë gati edhe platformën e përbashkët për ndryshimin e pushtetit, krijimin e një qeverie teknike dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa nën thirrjet “Ne jemi shteti” grupimi “Largohu 97.000” bëri të ditur se e vetmja mënyrë për ndryshimin e shoqërisë është ndërgjegjësimi përmes protestave nga rrugët dhe sheshet malazeze. Shkak I protestës e cila hyri në javën e pestë është bërë afera korruptive “Zarfa” e cila ka të beje me donacione të dyshimta dhënë Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Milo Djukanovic. Për të disatën javë me radhe tubime masive janë mbajtur edhe në Serbi kundër qeverisjes autokratike të presidentit Alexander Vuçiç. Mijëra protestues u mblodhën para ndërtesës së Radio-Televizionit serb ku këkruan liri të medias. Demonstruesit teksa drejtonin thirrje
Bota Flash

Ngërçi i Brexit/ May synon daljen me një pakt, kabineti i saj tentativë për kryeministër tjetër

Shijaktv
Kryeministrja Theresa May mund të marrë këtë javë mbështetjen e ligjvënësve britanikë për marrëveshjen e të tërheqjes nga bashkimi Europian vetëm nëse ajo premton se do të japë dorëheqjen nga posti I saj kanë bërë të ditur disa deputetë konservatorë. Këto deklarata kanë ardhur pas zërave se disa ministra të kabinetit qeveritar të May janë duke planifikuar një puç kundër saj pavarësisht se diçka e tillë është mohuar të jetë duke ndodhur. May po përballet me presionin e dorëheqjes që pas javës së shkuar kur u detyrua t’I kërkojë Unionit shtyrjen e Brexit përtej datës së paracaktuar 29 mars. Sipas mediave vendase ministrat britanikë janë duke planifikuar shkarkimin e zonjës May dhe zëvëndësimin e saj më një kryeministër të përkohshëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Ndërsa May vijon me përjekjet e saj për bindjen e deputetëve për miratimin e paktit të tërheqjes këtë javë. Nëse ata sërish nuk dakordësohen atëherë dalja nga blloku do të përshpejtohet deri më 12 prill me ose pa një marrëveshje. Por deri në këtë datë Mbretëria e Bashkuar me patjetër duhet t’I tregojë Bashkimit Europian një plan të qartë vazhdimi nëse do të dojë një shtyrje më afatgjatë se data 22 maj e pranuar nga
Bota Flash

Shpërthimi në Kinë/ Zjarri në fabrikën e kimikateve u mori jetën 47 personave

Shijaktv
47 viktima dhe mbi 600 të plagosur është bilanci i shpërthimit në fabrikën e kimikateve në Kinë bëjnë të ditur autoritetet vendase. Zjarri që pasoi shpërthimin në fabrikën e pesticideve në parkun industrial të qytetit Yancheng përfshiu edhe kompani të tjera të ndodhura prane përfshi edhe një kopësht fëmijësh. Të plagosurit të cilët janë me qindra po marrin trajtimin mjekërsor në 16 spitale të vendit ku mjekët kanë bërë të ditur se 32 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për shkakun e shpërthimit në fabrikën e cila prodhonte mbi 30 lloje kimikatesh organike mes të cilave edhe lëndë djegëse. Por kjo kompani edhe më parë ka shfaqur probleme me sigurinë në punë. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan mbi 180 kamionë me ujë dhe rreth 930 zjarrëfikëse operacionit I’u bashkuan gjithashtu edhe forcat e shpëtimit të emergjencës. Shpërthimi në fabrikën kimike është cilësuar si aksidenti më I keq indtustrial në Kinë vitet e fundit pasi përveç numrit të lartë të viktimave dhe të plagosurve thuajse mbi 1 mijë banorë pranë zonës së shpërthimit u evakuan. Kina prej kohësh lufton me sigurinë industriale pasi edhe në vitin 2015 humbën jetën mbi 173 persona
Bota Flash

Franca shton forcat ushtarake antiterror në protestën e jelekverdhëve

Shijaktv
Qeveria franceze ka njoftuar një ditë para protestave të jelëkeve të verdhë se për ruajtjen e rendit dhe sigurisë do të angazhojë edhe forcat ushtarake anti-terroriste. Kjo masë ka ardhur menjëherë pas deklaratave të presidentit Emmanuel Macron se ai do të bëjë ç’të jetë e mundur për shurjen e demonstratave. “Presidenti ka kërkuar masa emergjente për të përforcuar sigurinë pasi jelekverdhët nuk janë protestues por shkatërrues” bëri të ditur zëdhënësi i presidencës Benjamin Griveaux. Përveç mbrojtjes së ndërtesave dhe vendeve me rëndësi të veçantë forcat e armatosura do të jenë të angazhuara edhe në monitorimin me dronë të protestuesve ata gjithashtu do të përdorin edhe disa lëndë për shënjimin e demonstruesve. “Ne nuk mund të lejojmë që një pakicë e vogël të dëmtojë vendin tonë dhe imazhin francez jashtë kufijve”, deklaroi zëdhënësi I Elize. Ky vendim erdhi pas numrit të shtuar të protestuesve fundjavën e shkuar dhe dhunës së ushtruar e cila pasoi me një sërë dëmesh përfshi monumente të njohura, dyqane, restorante të elitës. Ushtria përveç patrullimeve të herëpashershme rrugëve të Francës nuk ishte angazhuar që pas sulmit ndaj Charlie Hebdo në vitin 2015. Lëvizja e jelëkvërdhëve nisi nëntorin e vitit shkuar si pakënaqësi ndaj qeverisë së Macron për
Bota Flash

Shtyrja e Brexit/ BE: Dalja e Britanisë nga Unioni shtyhet deri më 22 maj

Shijaktv
Pas më shumë se 8 orë bisedime zyrtarët e Bashkimit Europian kanë pranuar kërkesën e kryeministres britanike Theresa May për shtyrjen e Brexit deri më 22 maj. Kanë qenë dy krerët e Unionit presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker të cilët kanë bërë të ditur për mediat vendimin e marrë nga 27 udhëheqësit e shteteve të bllokut për shtyrjen e Brexit përtej datës 29 mars e përcaktuar me ligj. Tani mbetet vetëm që May të bindë deputetët e vendit saj për të mbështetur paktin e tërheqjes. Nëse ata sërish nuk dakordësohen për miratimin e tij deri javën e ardhshme atëherë dalja nga blloku do të përshpejtohet deri më 12 prill me ose pa një marrëveshje. Ndaj deri në këtë datë Mbretëria e Bashkuar me patjetër duhet t’I tregojë Bashkimit Europian një plan të qartë vazhdimi nëse do të dojë një shtyrje më afatgjatë. Por një kerksesë e tillë bëhet e mundur vetëm nëse Britania pranon të qëndrojë edhe në zgjedhjet europiane në maj. Ndërsa skenari I tjetër I Mbretërisë së Bashkuar është ai I miratimit të rezolutës së May në parlament çka do të diktonte një largim të menjëhershëm të vendit me marrëveshje.
Bota Flash

Votimi i PPE/ Pezullohet përkohësisht partia qeverisëse e Hungarisë Fidesz

Shijaktv
Partitë Popullore Europiane pas një votimi të mërkurën kanë vendosur pezullimin deri në një njoftim të dytë të partisë qeverisëse të Hungarisë Fidesz. Vendimi erdhi pas shqetësimeve se partia e kryeministrit Viktor Orban kishte shkelur parimet e Bashkimit Europian mbi sundimin e ligjit. Përveç pezullimit të përkohshëm të forcës politike Fidesz grupi i partive popullore emëroi edhe tre zyrtarë me qëllim monitorimin e Hungarisë nëse në ndonjë moment shkel standardet demokratike të grupimit të qendrës së djathtë. Zyrtarët do të raportojnë pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të majit, çka lë të kuptohet se gjatë fushatës 80 partitë aleate do të punojnë së bashku. Pas pezullimit të partisë së tij i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kyeministrit hungarez Viktor Orban, ai e ka cilësuar pezullimin si një fitore duke thënë se forca e tij kishte mposhtur një “sulm” të 13 partive konservatore të cilat ishin thirrur për dëbimin e tij. “Ne vullnetarisht ramë dakord të pezullojmë pjesëmarrjen tone derisa komisioni të raportojë. Gjatë takimit qëndrova me letrën e largimit në dorën time të djathtë. Do të kisha ecur dhe do ta dorëzoja nëse do të ishim përjashtuar” deklaroi pas votimit Orban. Ndërsa për shumë kritikë pezullimi i Fidesz nuk ishte