Video/ Shkodra në “shtetrrethim”, studentët bllokojnë Ramën

ShijakTV
Kryeministri Edi Rama  ka humbur lejen e qarkullimit në vendin e tij. Pasi u ‘arratis’ gjatë paradites nëpër rrugë fshati për të hyrë në Shkodër, gjatë mesditës është pritur me protesta nga studentët. Ata e kanë pritur teksa dilte duke i dhënë edhe “mirëseardhjen” e tyre. Videot më poshtë tregojnë më qartë sesi është pritur kreu i qeverisë në Shkodër.      

Ja kush është avokati i qeverisë që kandidon për Prokuror të Përgjithshëm!

ShijakTV
Nga Basir Çollaku Hysi, avokati i “te forteve” dhe qeverise, sherbime sekrete…gati dosjen per aplikim si Prokuror i Pergjithshem, prokuror i qeverise.. Detar Hysi është një tjetër aplikant për garën e Prokurorit të Përgjithshëm. Pas aplikimeve të prokurorëve Olsi Çela, Fatjona Memçaj, Lulzim Alushi, vjen dhe avokati penalist Hysi. Hysi pohon se po përgatit dosjen dhe do të jetë pjesë e këtij konkurimi. Avokati thekson se do ta përcjellë dosjen e tij brenda afateve ligjore dhe ka një platformë seriozse për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm. Hysi ka në mbrojtje juridike një numër të konsiderueshëm personazhe të dosjeve të mëdha. Nazer Seitaj, i pandehuri i ashtuquajturi financieri i bandës “Habilaj-Tahiri” Lul Berisha, Lul Kulla, janë disa nga çështjet penale të cilat ka pasur si mbrojtës ligjor Hysi. Ai pohon se megjithë krizën e sistemit dhe sjelljen e KLP, të diskutueshme për jo pak vendime, Prokuroria duhet të ndërrojë drejtues. Sipas tij ky institucion i rëndësishëm duhet të jetë jashtë ndikimit politik, siç aktualisht ndodhet. Prokuroret e pergjithshem, kreret e gjykatave ndonese kane drejtuar keto institucione, serish jane kthyer ne sistem, duke hapur zyrat e avokateve. Dhe thuajse te gjtihe jane avokate qe mbrojne klientet me te medhenj te cilet

Intervista e plotë e Martin Henze për Shijak TV/ Pa stabilitet ekonomik, s’ka parlament!

ShijakTV
Gjermania bën thirrje për kompromis për kapërcimin e krizës politike dhe institucionale në Shqiperi. Në kushtet kur vendi është zhytur në kriminalitet, varfëri dhe korrupsion. Kryekëshilltari i CDU-së për ekonominë, Martin Henze  thotë në Shijak Televizion se duhet zgjidhje emergjente dhe jo qasje përjashtuese. Pa nje politike dhe ekonomi funksionale  nuk ka parlament funksionues. Më poshtë intervista e zbardhur e z.Martin Henze me gazetarin Basir  Çollaku. Situata politike dhe kriza në shqipëri, e shikoni të thelluar? Është një pyetje shumë  shtresore, është së pari çështje e Shqipërisë , e popullsisë Shqiptare. Unë e shikoj vetëm nga jashtë, do përpiqem ta shoh në anë sa më objektive të mundshme. Është fjala për politike efektive, në raport me kriminalitetin me varfërinë dhe kjo vë në diskutim  pranueshmërinë në shoqëri dhe shkakton përplasjen politike . Në këtë situatë është e rëndësishme  të kuptohet se çfarë rruge të ndjekë Shqipëria dhe në aspektin ekonomik është e rëndësishme si duhet të ecet, kyce është stabiliteti i ekonomisë dhe sigurimi i vendeve të reja të punës. Nëse do të kishte një politike ekonomike  funksionale do të kishte dhe një parlament funksionues. Në këto kushte, në këto rrethana, duhet të vendoset, dhe duhet të realizohen shpejt. Kemi

Shembja e Teatrit/ Çipi: Thirrje ndërkombëtarëve, mos u bëni noterë të diktaturës!

ShijakTV
Natën e kaluar Teatrit Kombëtar i’u hoqën gërmat nga fasada,pa njoftuar drejtuesit e këtij institucioni,në mënyrë të fshehtë si një akt hajdutësh.Për mikrofonin tonë regjizori i njohur pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kastriot Cipi tha se ky veprim i tejkalon kufinjtë e provokimit,ndaj e konsideronte një tallje me shtetin ligjor. “Në një shtet ligjor gjërat bëhen më rregull,shkrim dhe procedurë,firmë e vulë”. Cipi tha se Drejtori i Teatrit Kombëtar si dhe Ministria e Kulturës janë përgjigjur se nuk kanë qenë në dijeni,kjo pasi diktatura nuk merr parasysh as procedurat formale.U dëmtua një pronë,ndërsa ende nga institucionet që e kanë në administrim nuk ka një kallëzim,cka shpreh qartë se janë bërë palë në heshtje. “Ai bëhet bashkëfajtor në heshtje,jam i bindur se nuk është njoftuar fare për këtë plan,sepse prej disa kohësh ai nuk pyetet për asgjë.Por nga momenti që ka marrë dijeni dhe nuk ka reaguar ai bëhet palë. Rreziku për shëmbjen e teatrit sipas regjizorit vjen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.Nëse ndërkombëtarët certifikojnë zgjedhjet dhe celin negociatat bëhen automatikisht noterë të dikaturës në Shqipëri” u shpreh ai . “Nëse Europa certifikon zgjedhjet ajo e pranon që në Shqipëri duhet të ketë diktaturë dhe gjatë verës së ardhshme

META: Arsimimi më cilësor i fëmijëve është vendimtar për të ardhmen

ShijakTV
Presidenti Meta përuron Konviktin e Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi” në Çorovodë: Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Çorovodën dhe përuroi rikonstruksionin e konviktit të Shkollës së Mesme “Ramiz Aranitasi”, me kapacitet prej 200 fëmijësh dhe kushte të mira bashkëkohore. Në prani të përfaqësuesve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) që ka financuar projektin, të Ambasadorit të Turqisë, Murat Ahmet Yoruk, kryebashkiakut Nesim Spahiu dhe nxënësve të shkollës, Presidenti Meta e cilësoi këtë investim, jashtëzakonisht të rëndësishëm për Çorovodën dhe gjithë komunitetin e Skraparit. Pasi shprehu mirënjohjen ndaj kontibuteve financiare dhe bujare që TIKA ka dhënë për projektet zhvillimore në Shqipëri, Presidenti Meta vuri në dukje se ky investim u vjen në ndihmë konkrete fëmijëve të zonave më të largëta të Skraparit, që tashmë do gëzojnë kushte dinjitoze dhe më të mira gjatë studimeve të tyre. “Kam kënaqësi më të madhe të marr pjesë në këtë investim të mrekullueshëm që është bërë sot në Bashkinë e Skraparit. Falënderimet e para i shkojnë qeverisë të Turqisë dhe TIKA-s. Është e rëndësishme t’i kushtojmë më shumë vëmendje edukimit e formimit të fëmijëve dhe të rinjve tanë. Ka qenë një sakrificë të jetoje edhe të studioje këtu. Tani është diçka

Video/ Të rinjtë kërkojnë drejtësi për Ardit Gjoklajn

ShijakTV
Një grup të rinjsh u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej” dhe protestuan në formë simbolike duke kërkuar drejtësi për Ardit Gjoklajn. Ata hapen në shesh një poster me përmasa të mëdha në të cilin shkruhej “Drejtësi për Arditin”. Video e këtij momenti u regjistrua dhe u shpërnda në profilin zyrtar nga Aulon Kalaja. Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain dhe humbi jetën nga përplasja me fadromën. Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inauguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standardeve.

“Perfeksionohen hajdutët”, grabisin fabrikën e qumështit dhe serverin e kamerave!

ShijakTV
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 5 ditë më parë në Synej të Kavajës, ku është grabitur një fabrikë e qumështit “Mireli”. Burimet nga uniformat blu bëjnë me dije se dyshohet që janë grabitur 7 milionë lekë. Ajo çka ka shtangur hetuesit dhe pronarët e biznesit është fakti se është vjedhur serveri i kamerave që ndodhen në këtë fabrikë dhe regjistronin të gjitha lëvizjet. Në këtë ngjarje dyshohet të jenë përfshirë dy fouristrada dhe një Benz. Policia ka një provë më pak, pasi nuk ka mundësi që të ekzaminojë kamerat e sigurisë dhe të bie në gjurmën e keqbërësve.

Qendra Shëndetësore në Gramsh 20 metra katror, kushtoi 8 mln lekë

ShijakTV
Bashkia e Gramshit nëpërmjet profilit zyrtar njoftoi banorët e fshatit Silarë se po përfundojnë punimet për ndërtimin e ambulancës së re në këtë fshat.  Në vend të qendrës shëndetësore kjo ndërtesë rezulton të jetë një dhomë e vetme, 20 metra katrorë. Qendra ka vetëm një banjë të vogël, një korridor dhe një dhomë ku sipas bashkisë Gramsh dukesh të kryhen vizitat mjekësore.  Nga Bashkia thuhet se në këtë qendër shëndetësore investimi ka qenë 800 mijë lekë të reja.

Gara për prokuror të Përgjithshëm/ Fatjona Memçaj sfidon Arta Markun, dorëzon kandidaturën

ShijakTV
Prokurorja e Apelit të Tiranës, Fatjona Memçaj ka dorëzuar kandidaturën për postin e prokurorit të Përgjithshëm. Memçaj është e diplomuar në Londër. Memçaj, kaloi Vettingun në maj të 2018-ës, pasi hetimi ndaj prokurores në tre shtylla kryesore si pasuria, figura morale dhe aftësia profesionale doli me sukses. Fatjona Memçaj kërkon t’i zërë vendin Arta Markut, kryeprokurores së zgjedhur në 2017, në një pozicion të përkohshëm.

Reformat në Francë, Macron masa për shuarjen e protestave të jelekverdhëve

ShijakTV
Në përpjekje për shuarjen e protestave të jelekverdhëve presidenti Emmanuel Macron prezantoi planin e tij të masave i cili konstaton në uljen e taksave për shtresën e mesme. Për luftimin e pabarazive shoqërore që për kreun e shtetit francez nuk janë thjesht fiskale por mësohen që në lindje ai premtoi reformimin e sistemit arsimor duke nisur nga numri I nxënësve në klasa që nuk do jetë më shumë se 24 fëmijë për  moshat 5-7 vjeç dhe trajnimi i mësuesve në mënyrë që profesioni i tyre të jetë më tërheqës. Macron gjithashtu përmendi edhe sistemin e pensioneve ku nuk do të ketë shtyrje të moshës përtej pragut aktual 62 vjeç por vetëm shtim të kontributeve deri në arritjen e kësaj faze. Kjo reformë do t’i prezantohet kabinetit këtë verë si një përpjekje për të ndihmuar punonjësit me të ardhura të ulëta. Por sipas kreut të shtetit për financimin e shpenzimeve qeveritare francezët duhet të punojnë më tepër. “Ne duhet të punojmë më shumë, e kam thënë edhe më parë. Franca punon shumë më pak sesa fqinjët e saj. Ne duhet të kemi një debat të vërtetë për këtë”, u shpreh Macron. Teksa përmirësimi i demokracisë ishte një tjetër pikë e vargut