“Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar”, Basha me banorët në Borizanë, Bubq dhe Rranxë të Krujës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha vizitoi banorët e fshatrave Borizanë, Bubq dhe Rranxë e Krujës, të prekur nga tërmeti, të cilët i shprehën shqetësimin se askush nga shteti nuk ka shkuar për të vlerësuar dëmet apo për t’u ardhur në ndihmë me ushqime, ngrohje dhe veshmbathje. Të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë shtetasit nga Kosova. Shumë familje jetojnë në qese plasmasi, në sera, dikush në çadrën e cila u erdhi 1 javë pas tërmetit. Basha bëri thirrje që inxhinierë të specializuar duhet menjëherë të vlerësojnë gjendjen në Borizanë dhe jo punëtorë të bashkisë dhe të jepet zgjidhje për familjet. “Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë”, tha Basha. “Kanë ardhur punonjës të Bashkisë dhe jo specialistë”, thonë banorët, duke shkaktuar se shtëpitë e tyre u dëmtuan që në 21 shtator. Një kryefamiljar rrëfeu se me tërmetin e 21 shtatorit, shtëpia e tij u dëmtua. Pas asaj ngjarje, ai shtoi trarë mbrojtës dhe familja e tij dy muaj më vonë, në