Aktualitet Politike

Legalizimet për vota/ Kaprata: Procesi në kaos

ShijakTV
Këtë të martë, u publikua në fletoren Zyrtare lista me 1000 pranarët që do të marrin tapitë për tokën që kanë ndërtuar pa leje. Megjithatë, dosjet e aplikuesve mbahen qëllimisht sirtareve për tu përdorur në fushtatë për përmbushje të objektivave politike. Është bërë traditë tashmë që procesi i legalizimeve ndodh gjithmonë në kohë zgjedhjesh elektorale. Urbanisti Gentian Kaprata, në një Intervistë për Shijak Televizion shprehet se kalimi i pronësisë po keqpërdoret nga qeveria. Referuar kullave të ndërtara pa kriter në Tiranë, nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në fillim të mandatit u zotua se do të kishte 0 ndërtime, në cilësinë e Urbanistit, Gentian Kaprata, analizon pasojat e lejeve të ndërtimit në Kryeqytet. Ndërsa për sa i përket oponecës që i ka bër nisma thirrje këtij fenomeni, Kaprata shprehet se shoqëria civile kishte kohë 1 vit për të ndaluar hartimin e planit që fakton ndërtimin e kullave sot. “Në Tiranë nuk duhet të ndërtohet asnjë metër katror sipërfaqë, pasi sjell implikime ekonomike, pasi nuk mund të ndërtojmë një model ndryshe ekonomik nëse nuk bashkojmë njerzit me burimet natyrore dhe financiare”, shprehet Kaprata ndërsa argumenton se shtimi i apartamenteve kjo sjellë rënien e çmimeve imobilare në treg.
Flash

Akti tinëzar/ Protestuesi me probleme mendore në qeli

ShijakTV
Një protestues me probleme mendore ka mbetur në qeli pas protestës së 13 prillit. Denoncimi vjen nga vëllait të tij, i cili sqaron se Edmond Bushi mbahet në burg pavërsisht problemit të tij. Ai thotë se nga 40 të ndaluar vetëm vëllai i tij me të meta mendore dhe dy të tjerë u lanë në burg. Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha në profilin e tij në facebook. Ja postimi i ish kryeministrit:  “Një akt tjetër kriminal i krye, krye kreut te 0meduzës! Edvin Kristaq Urrejtësi urdhëron mbajtjen në burg të protestuesit me kartel mjeksore psiqiatrike. Krim politik i shemtuar! Lexoni denoncimin e familjarit dixhital. Sb”, shkruan Berisha. “Pershendetje, ju shkruaj per nje rast shume alarmant,me protestat e 13 prillit me kane ndaluar vellain, Edmond Bushi….problemi qendron se vellain e kam me te meta mendore dhe trajtohet me kemp, me kartele mjekesore, e kane nxjerre ne gjygj dhe e kan len ne burg!! Nuk e kuptoj se ishin te ndalur 40 veta dhe 3 prej tyre jane ndalur ne burg, nder keta te 3 eshte dhe vellai im qe eshte me kartele mjeksore, si ka mundesi qe nuk i quan nje mjek per ta verifikuar, dhe si nuk i
Aktualitet Flash

Edi Paloka: Po shkojmë drejt konfliktit civil!

ShijakTV
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka parasheh mundësinë e përplasjes civile, në rast se qeveria Rama do të tentojë zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën. Nëse ndodh kjo, kemi të bëjmë me vendsoje të dikaturës absolute,-shprehet Paloka. Ose do të pranojmë diktaturën, të ulim kokën dhe njëherë dhe të na sundojë Rama me kriminelët e tij, ose shqiptarët duhet të reagojnë. Unë mendoj që opozitës, që e ka marrë tashmë këtë vendim vetëm po i bashkohen qytetarë, intelektualë të shquar, përfaqësues të grupimeve të ndryshme shoqërore që e ndjejnë se tashmë po shkohet në një pikë kritike. Ne urojmë që të mos shkojmë te ajo pikë, por kur të vijë momenti aty, pastaj kemi të bëjmë me një betejë për jetë a vdekje, për çështje mbijetese, dhe kur vjen çështja te mbijetesa dy duar janë për një kokë. Gjatë intervistës në Shijak Televizion, Paloka bëri të ditur se krahas përpjekjeve për arritjen e kushteve që mundësojnë zgjedhje të lira e të ndershme, Partia Demokratike ka ngritur tashmë në këmbë të gjitha strukturat e saj për të qenë të gatshëm për të arritur fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Të gjitha sondazhet na thonë se ne jemi në maxhorancë absolute, shprehet Paloka, duke
Aktualitet Flash

Skandali/ Punonjësi i SH.I.SH, emërohet kryekonsullor në Athinë

ShijakTV
Nga Shpëtim Zinxhiria Skandali i radhës vjen nga Athina ku Ambasadorja Adriana Hobdari ka bërë lëvizjet e radhës në kundërshtim me çdo ligj te Republikës së Shqipërisë por mbi të gjitha duke shkelur edhe Kushtetutën e vendit. Bëhet fjalë për emërimin e punonjësit tëSH.ISH zotin Besian Vatha në rolin e kryekonsullorit në vend të ish-konsullit për shumë vite me karier Enkeleda Rizo, edhe pse lëvizja e saj pritej ne fund të qershorit nga M.E.P.J.të Shqipërisë.Por… Javën e kaluar kreu i ambasadës ka kryer lëvizjet si pas dëshirës së saj, duke hequr nga konsullata kryekonsulloren Enkeleta Rizo dhe në vend të saj ka vendosur punonjësin e sherbimit informativ shqiptar (SH.ISH), zotin Besmir Vatha, kur për nga detyra që ai ka duhej të ruhej sekret, kur dihet se me ligjin shqiptar roli i Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) është një organ informativ i Republikës së Shqipërisë, ku misioni i SH I.SH-it është Siguria Kombëtare, që vepron në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet e Republikës së Shqipërisë. Siguron informacionin e domosdoshëm nga Zbulimi dhe Kundërzbulimi për problemet që lidhen me Sigurinë Kombëtare. Por mbi të gjitha veprimtaria e SHISH-it mbikëqyret nga Kuvendi i Shqipërisë, Kryeministri, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kontrolli i Lartë i
Aktualitet Flash

Koalicioni opozitar/ Gjomarkaj: Shtyrje e zgjedhjeve si në 2007

ShijakTV
Një nga ekspertët kryesorë të Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Dorian Gjomarkaj vlerëson se vetëm një pakt kombëtar mbi reformën zgjedhore mund të sheshojë problematikat e hasura deri më tani. Në intervistë për Shijak Televizion, Gjomarkaj tha se për këtë pakt do të bashkëpunohet edhe me Partinë Socialiste. Sipas marrëveshjes që kemi nënshkruar me aleatët, së bashku do të punojmë për krijimin e klimës për një reformë gjithpërfshirëse zgjedhore, e po kështu do të bashkëpunojmë edhe pjesën e mirë të Partinë Socialiste për një pakt kombëtar që do të rishkruajë rregullat e lojës. Eksperti demokrat tregoi se Partia Demokratike do të japë shembullin e saj për përzgjedhjen e kandidatëve që synojnë të përfaqësojnë elektoratin. Po punojmë për një rregullore, ende nuk janë përcaktuar format e rregullat, por sigurisht kandidatët e Partisë Demokratike do t’i nënshtrohen vetingut para se të votohen dhe do të kalojnë nga anëtarësia. Kjo jep një mësim për të gjithë sistemin politik. Gjomarkaj solli në vëmendje se autoriteteve evropiane u dukej e pabesueshme kur Partia Demokratike u bënte me dije se në Partinë Socialiste kishin zënë vend personazhe të përfshirë në krime të rënda. Ai theksoi se ata ishin kartolina e vërtetë
Aktualitet Editorial

“E reja” si armë shkatërrimi në masë në duart e revolucionarëve

ShijakTV
Editorial nga Alfons Zeneli ”E vjetra shëmbet, kohët po ndryshojnë një jetë e re lulëzon germadhash”. Po ta dinte Shileri se këtë frazë anarshistët e kuq, leninistët, revolucionarët komunistë, banditët, vrasësit dhe injorantët do ta shfrytëzonin si trekëmbësh ku do lëkundeshin pajetë demokracitë dhe liria e popujve, sigurisht që nuk do ta kishte shkruar. Kjo frazë manifest e një idealisti si Shileri u bë litar, plumb, kamzhik, burg. U përdor nga diktatori ynë për të justifikuar shkatërrimin e çdo vlere të traditës e konservatorizmit. Mbi të ashtuquajturat ”gërmadha të botës së vjetër” diktatori shqiptar ndërtoi absolutizmin e tij obskurantist e gjakatar. Ironia therëse qëndron tek fakti se shprehja e thënë nga një kundërshtar i absolutizmit e monarkive dhe u shfrytëzua nga diktatori më despotik i shekullit që kaloi. Gjithsesi, diktatorët, mashtruesit, populistët, revolucionarët e komunistët kanë spekuluar me këtë ide edhe pa e thënë Shileri. Psh, nën një frymë të tillë u zhvillua me sukses tragjik në Shqipëri revolucioni kulturor alla kinez për zhdukjen e zakoneve prapanike dhe besimit fetar. Tashmë të gjithë i dimë efektet, pasojat tragjike që ky revolucion i kryer në emër të së resë pati mbi popullin shqiptar, mbi artin, kulturën, jetën sociale, traditën dhe të
Flash

Përfundon mbledhja e kryesisë së LSI, ja vendimi që u mor

ShijakTV
Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot kryesinë ku temë diskutimi ishte aksioni opozitar. Pas përfundimit të mbledhjes të thirrur nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit opozitar me Partinë Demokratike, del me një vendim. Kryesia e LSI-së ka marrë vendim për të thirrur Komitetin Drejtues Kombëtar në datën 26 prill, ora 11:00.
Aktualitet Politike

Edi Rama, mjeshtër i partive të reja!

ShijakTV
Nga “Johannes Estrada” Edi Rama është vërtet mjeshtër i partive të reja. E ka bërë qëllimisht aq shumë dhe aq shpesh sa ka vrarë shpresën për diçka të re në këtë vend. Para zgjedhjeve të 2009-ës themeloi G99, e cila kishte si rol kryesor të sulmonte LSI-në, duke e paraqitur si një parti të vogël e pa peshë, teksa dy partitë e mëdha merreshin me njëra-tjetrën. Pas zgjedhjeve e zhduku de facto si parti, dhe megjithë rezultatin e dobët promovoi drejtuesit e saj. Para zgjedhjeve të 2013-ës krijoi dy parti gjasme të djathta, FDR dhe AKZ, për të krijuar një front tjetër sulmi ndaj qeverisë dhe për të rrëmbyer votat e të pakënaqurve. Drejtuesit e FDR-së sot i ka partnerët kryesorë në Bashki. Ndërsa AKZ e shkatërroi si parti kur filloi ti kërkonte deputetë nga listat. I zhduku mbulimin mediatik, i largoi drejtuesit kryesore, dhe e asgjësoi. Por ndërkohë e kishte bërë efektin. Në vitin 2015 futi një kandidat të pavarur në Tiranë, me qëllim që votat e shtresës së mesme të qytetit, që po e kuptonin qartë natyrën e regjimit të tij, të mos shkonin te kundërshtari dhe të mos krijonin një mesazh të qartë politik. Pas zgjedhjeve, kandidatin e
Aktualitet

Instituti i Nexhmies në punë!

ShijakTV
Nga Kastriot Dervishi Shumë e bukur kjo që po ndodh! 🤔Instituti i Studimeve Marksiste – Leniniste, nëpërmjet nënkryetarit të tij, është kundër Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Kjo është e vërteta. Duan të jenë po ata, ushtruesit e diktaturës së djeshme, që për estetikë propagandistike kanë veshur pelerinën e “antifashistit”. E kush se, këta që ishin pastrues, çirakë e shërbëtorë të fashizmit, partizanë të orës së fundit, të vitit 1944. Fashizmi i tyre, komunizmi serbo-rus që vendosën, një gjenocid i pashembullt vrastar antikombëtar, për nga mbrapshtia, ligësia, krimi, etj, e ka kaluar me shekujt fashizmin e vetëkapitulluar në vitin 1943. Instituti i Nexhmijes, përpunuesi i tezave të propagandës komuniste, i trushplarjes dhe helmimit të mendjeve është në punë. Nuk ka rëndësi kush e ka dezhurnin. Sevo, njëri ndër ta, e kishte javët e fundit. Hijenat sulmojnë gjithnjë në grup, por luanin nuk e mundin dot.
Bota

Qeveria Italiane/ Koalicioni në krizë, Salvini: Do të mbijetojë

ShijakTV
Është dashur përgatitja e një plani shpëtimi për borxhin e Romës dhe akuzat për lidhje me mafian ndaj këshilltarit ekonomik të kreut të Lega Nord Matteo Salvinit që të dalë në pah krisja e koalicionit qeveritar Italian. Rritja e borxhit të Romës deri në 12 miliardë euro dhe nevoja për një plan konkret financiar shpëtimi  ka “përçarë” dhe “bashkuar” njëkohësisht koalicionin qeverisës Lega Nord dhe Pesë Yjet. Urgjenca e rifinancimit të borxhit të akumuluar prej 11 vitesh me qëllim evitimin e falimentimit në 2022-shin ka përkeqsuar marrëdhëniet mes partnerëve pasi Salvini sugjeroi efektet zinxhir të ndihmës së dhënë ku sipas tij edhe qytetet e tjera që kanë probleme të ngjashme do të kërkojnë të njëjtën ndërhyrje. Sipas mediave shkak I këtij qëndrimi të zëvëndëskryeministrit Salvini është bërë përplasja për largimin nga funksioni të këshilltarit ekonomik të tij çka është refuzuar nga Lega Nord me argumentin se ata kane shumë besim tek kolegu I tyre.  I pyetur nga mediat vendase mbi situatën e krijuar Salvini foli për përkushtimin e tij për mbijetesën e qeverisë duke e paraleliizuar me nje tango që për ta kërcyer duhen dy persona. Pavarësisht kësaj ai shprehu besimin se koalicioni qeverisës do të mbijetojë pasi ka përpara