Flash Politike

Berisha: Për krimet e tij, Rama meriton të paktën 37 vite burg

Shijaktv
Ish-kryeministri Berisha i pranishëm në protestën dhjetë të opozitës tha se e vetmja mënyrë për të rrëzuar Ramën është kryengritja popullore. Sipas tij, Edi Rama për krimet e tij meriton të paktën 37 vite burg. “Edi Rama do kalbet, të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Minimumi sipas ekspertëve i takon një 37-vjeçar në burg, ndaj i bën të gjitha këto. E di se ora e drejtësisë po afron për të.Tani ai është një armik i egër i lirisë, i shëndetit, i interesit kombëtar, i këtij kombi. Po kryen një puç tani në parlament ndaj Presidentit të Republikës, ndërkohë që ekspertiza ndërkombëtare shpalli se dekretet e tij janë në fuqi. Këta narkohorra duhet të fshihen nga faqja e dheut. Komisioni hetimor është një akt puçist, i mirëfilltë ndaj këtij vendi që kreu i meduzës, bashkë me narkohorrat ndërmori ndaj kushtetutës, institucionit të Presidencës. për gjersa ekspertiza ndërkombëtare shpalli se ato dekrete s’mund t’i shqyrtojë askush tjetër përveç gjykatës kushtetuese, as narkoqeveria e kupolës së mafies, as narko KQZ e Denar Bibës, po iu them shqiptarëve ata po bëjnë hapa të qarta të grushtit të shtetit dhe do përballet Edi Rama”, deklaroi Berisha.
Flash Politike

“Gjenerali” i ushtrisë së “vdekur”….

Shijaktv
Ku i keni “gjeneral”!? Ku i keni “gjeneral”!? Ku e keni sigurinë? Ku e keni ekonominë? Ku e keni reformën në drejtësi? Ku e keni reformën në arsim? Ku e keni reformën në shëndetësi? Ku i keni standartet në zgjedhje? Ku i keni integrimin dhe negociatat? Ku i keni investimet strategjike dhe jo vetëm?! Ku i keni premtimet e pambajtura të Rilindjes, “gjeneral”? Sot, shqiptarët e kanë kuptuar se drejtohen nga individë me synime makiaveliste, objektivi i të cilëve, pas pasurimit përmes zhvatjes pa masë, pa sens dhe pa kufi, nuk shkon përtej mbajtjes së pushtetit me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë që fatkeqësisht bie në kurriz të vetë shqiptarëve, duke i privuar gjithsecilit të ardhmen europiane. Në fund të gjithë këtij rrugëtimi të lodhshëm e rraskapitës, shqiptarët nuk duan të bëjnë më popullin VIKTIME, që për dreq drejtohen nga politikanë pa ideale, pa parime morale, pa vizionin e duhur që mund të projektojë Shqipërinë e të ardhmes. Sot shqiptarët e realizojnë qartësisht se me votën e tyre, ata shihen si bashkëpunëtorë në zgjedhjen e politikanëve të korruptuar, mashtruesve, kriminelëve, hajdutëve dhe tradhëtarëve. (citoj këtu shkrimtarin George Orwell: “A people that elect corrupt politicians, imposters, thieves and
Flash Politike

Basha mesazh shqiptarëve: Kemi ndihmën e miqve, por beteja është e jona

Shijaktv
“Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë”. Basha mesazh shqiptarëve: Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve, por beteja është e jona. Lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve të besojnë tek vetja e tyre për t’ia dalë në misionin e vështirë për liri dhe demokraci. “Dinjitetin nuk do ta gjejmë duke bërë viktimën. Forcën nuk do ta gjejmë duke fajësuar të tjerët. Shpëtimi nuk do të na vijë nga jashtë. Zgjidhja nuk do vijë me magji. Punën nuk do të na e bëjnë të tjerët Në rrugën tonë do të kemi ndihmën e miqve. Në betejat tona nuk do të jemi vetëm, por beteja është e jona.” – tha Basha, i cili vuri në dukje se frymëzimi i tij dhe i shqiptarëve që refuzojnë Edi Ramën dhe duan Shqipërinë si Europa janë patriotët që shpëtuan kombin tonë, ata që e bënë Shqipërinë të pavarur. Dashuria e pastër për atdheun, vetëdija për të ardhmen e kombit, është shembulli, është frymëzimi për misionin tonë. “Ne besojmë tek e ardhmja e ndritur e Shqipërisë. Koha është e shqiptarëve. Zoti është me shqiptarët”,– u shpreh lideri i opozitës, i cili e mbylli fjalimin e tij me një pjesë nga himni
Flash Politike

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj!

Shijaktv
Lideri i opozitës tregon sfidën e parë të vështirë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti, si dhe bën dy paralajmërime të forta. Duke shprehur bindjen se sundimi i ligjit është rruga e vetme drejt Europës, kreu i opozitës kishte dy paralajmërime të forta. I pari ishte për ata që kanë abuzuar me pushtetin. “Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë!”– tha Basha, i çili nuk la jashtë vëmendjes edhe kriminelët. “Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare!”– u shpreh kreu i opozitës. Basha tha se “me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve. Fund të fortëve të rrugës!Fund të fortëve të politikës!Fund të fortëve të medias!Fund të fortëve të biznesit! “Për të patur një qeveri të popullit duhet, në rradhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive”, i theksoi lideri i opozitës, duke vënë në dukje, 4 pika kyçe, që do tëgarantojnë këto reforma.  Këto reforma do të garantojnë mundësinë e kujtdo për t’u zgjedhur.  Do të sigurojnë që paratë e krimit dhe oligarkëve të mos kenë rol në zgjedhje.  Administrata dhe burimet
Flash Politike

2 mesazhet e qarta të Bashës në protestë për zgjidhjen e krizës: Drejtësi përmes ligjit, largim i Edi Ramës

Shijaktv
Në fjalimin para miëjëra protestuesve tek kryeministria, lideri I opozitës tha se përpjekja 6 vjeççare e PD, këmbëngulja dhe qëndresa, triumfoi. “Këto përpjekje po sjellin ndryshimin e madh. Jo vetëm largimin e kësaj qeverie, por ndryshimin e thellë të vendit”, – tha Basha, i cili shprehu besimin se shqiptarët janë të etur, jo për ndryshim të përkohshëm e ndryshim falls, por ndryshim të vërtetë. “Jo ndryshim fasadë, por një ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe truamave të tranziçionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian dhe vlerave perendimore”, u shpreh lideri i opozitës, i cili ka folur edhe për mënyrën sesi duhet të zgjidhet kriza në vend. “Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës.Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit”. Lideri i opozitës e tha qartë mesazhin
Flash Politike

“Mbretëron një njëri i vetëm”/ Basha: Sa më parë të rrëzohet regjimi i Ramës, aq më mirë për Shqipërinë

Shijaktv
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Edi Ramën se ka marrë nën kontroll çdo pushtet, duke e bërë jetën më të keqe, duke detyruar shqiptarët të ikin nga vendi për të kërkuar liri dhe mirëqenie si refugjatë. Basha tha se “shqiptarët nuk janë të lire, ëndrra për Shqipërinë si Europa është ende e parealizuar, sepse Europa është sundimi i ligjit, Europa është kufizimi i pushtetit.” Duke përdorur fjalët e Presidentit të dytë të SHBA Xhon Adams, se “e vetmja qeverisje e mire, është mbretëria e ligjeve. Atje ku ligji është mbret, atje qeveria është e mire”, kreu i opozitës vuri në dukje se në Shqipëri ndodh e kundërta. “Shqipëria sot është një vend pa ligj është një vend pa rregulla, është një vend pa drejtësi. Në Shqipëri sundon Njëshi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai është ligj.Ai është kryeministër.Ai është parlament.Ai është prokuror dhe gjykatës.Ai është kryebashkiak.Ai është kryeredaktor.Ai është kryetenderues.Ai është drejtor. Paratë e shqiptarëve i kontrollon ai. Shqipërinë e ka kthyer në pronë të tijën. Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerëzve Nuk udhëheq interesi i njerëzve. Sundon vullneti i Edi Ramës, udhëheq interesi i tij dhe i
Flash Politike

Basha – shqiptarëve: Bashkë do të rrëzojmë qeverisjen antikombëtare

Shijaktv
“Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antikombëtare.” Pas 30 Qershorit, Basha falenderon shqiptarët dhe ka një kërkesë të veçantë për socialistët. Një vend të veçantë në fjalimin e liderit të opozitës ka zënë mirënjohja dhe falenderimet për çdo shqiptar që, siç u shpreh ai, “e braktisi dhe e refuzoi regjimin e krimit më 30 qershor”. Basha shprehu mirënjohjen për të gjithë ata  që I janë janë bashkuar përpjekjet të opozitës për qeverisje të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. “Faleminderit që nuk u lodhët! Faleminderit që nuk u dëshëpëruat asnjë çast! Bashkë ia kemi dalë! Bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare.” Kreu i opozitës falenderoi çdo qytetar, që me kurajo, i qëndroi dhunës policore në qelitë e prokurorëve të Ramës, falenderoi opozitën e bashkuar nga drejtuesit, tek anëtarët e thjeshtë. “Bashkë jemi një uragan politik- u shpreh zoti Basha, që duke falenderuar posaçërisht demokratët, nuk la pa u çuar edhe një mesazh socialistëve. “Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe
Flash Politike

Basha: 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes

Shijaktv
Fjalët e para të liderit të opozitës në protestë ishin për rezultatet që prodhoi 30 qershori, ku siç tha ai, shqiptarët refuzuam të keqen, izoluan krimin, ndëshkuan korrupsionin. Basha tha se mijëra protestues në shehsin para kryeministrisë janë triumfi i shpresës mbi dëshpërimin, triumfi i kurajos mbi frikën, triumfi i popullit mbi qeverinë e keqe. o 30 qershori ishte një referendum kundër së keqes. o Ishte demonstrimi i mrekullueshëm i lirisë, i europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve o 30 qershori ishte dita kombëtare e kurajos, kur shqiptarët treguan se ata kanë forcë të ndahen nga e keqja. o 30 qershori ishte dita e popullit, kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës Edi Rama vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe, prapë, vodhi vota, por ai nuk mundi dot të fshehë braktisjen dhe refuzimin e tij nga populli.- tha Basha, i cili vuri në dukje se 85 % e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij. Refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës. “Populli i bashkuar, populli i ndriçuar, është fundi i autokratëve të korruptuar. Ne bashkë i themi “Ndal” qeverisë më të korruptur të Europës, “Ndal” politikës së krimit dhe të vjedhjes. Shqipëria është
Flash Politike

Kryemadhi: Protesta për fundin e tranzicionit

Shijaktv
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar që në nisje të protestës së dhjetë kombëtare se ky tubim është i qytetarëve dhe jo e opozitës, të cilët kërkojnë fundin e tranzicionit. “Do protestojmë deri sa të mbyllet kjo vuajte e shqiptarëve. Kemi një varfëri që ka plaksur në Shqipëri, kemi një largim në masë të të rinjve. Nuk janë protestat e opozitës, unë them që duhet të ndryshojmë fjalën dhe të themi që janë protesta t eshqiptarëvev pasi shqiptarët po dalin në protestë. Janë protesta për fundin e tranzicionit”, tha Kryemadhi. Kryemadhi nuk foli për komisionin e ngritur nga parlamenti për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. “Është punë e tyre është një parlament ilegjitim. Nuk është probemi i 101 shqiptarëve, shqiptarët nuk e kanë tek garrigia e Ilir Metës, por duan punë dhe taksa të ulëta”, tha Kryemadhi. Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, rrugës për në protestë Denoncimi fillon jo vetëm me procesin farsë të votimeve të Rilindjes ku mori goditjen ballore ku as 10% e shqiptarëve nuk i votuan ku ne po themi me një bujari të madhe, i thamë 15%, ku tregon që është minorancë e minorancës. Dhe ndërkohë në anën tjetër kemi
Flash Politike

Lulzim Basha në protestë bashkë me familjen e tij

Shijaktv
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shoqëruar nga familja e tij kanë marshuar nga selia blu drejt kryeministrisë ku janë bashkuar me mijëra qytetarë të mbledhur në shesh të cilët ju përgjigjën thirrjes së opozitës për të marrë pjesë në protestën e dhjetë kombëtare. Ndërkohë nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka marshuar drejt kryeministrisë e shoqëruar nga ish deputetët e LSI-së dhe gazetarët me të cilët ka komunikuar lidhur me situatën poltiike në vend.