Aktualitet Flash

Denoncimi/ Provokohen dhe kërcënohen banorët e Unazës së Re

Shijaktv
Banorë të Unazës së Re kanë denoncuar mbrë.jen e sotme kërcënimet dhe provokimet që u janë bërë, sipas tyre, nga shefi i ri i komisraiatit numër 6. “Sot protesta paqësore në Unazë ka pasur edhe provokator të cilët kanë fyer dhe tentuar të dhunojnë protestuesit paqësor dhe të prishin protestën në Unazë. Drejtori i Ri Tiranës të marrë masa për mbarëvajtjen e protestës duke bllokuar trafikun në orën që banorët e kanë bërë publike protestën”, tha një banorë. Sipas tyre çdo përgjakje, nxitje apo akt dhune i provokuar nga kjo mosmarrje mase si detyrim ligjor në protestë dhe në ditët në vijim është përgjegjësi e shefit të ri të komisariatit 6 të rilindjes, drejtorit të policisë së Tiranës dhe Lleshit të qeverisë! Një zëri banorët apeluan të respektohet ligji, jo urdhrat politik.
Aktualitet

Portali i Transparencës Universitare/ Rama iu kujtoi studentëve se si qeveria nuk do zgjidhë problemet e tyre…

Shijaktv
Lëvizja studentore e dhjetorit të shkuar nxorri në pah problematikat me të cilat ndeshet arsimi i lartë. Megjithëse ata manifestuan për të drejtat e tyre, ende deri më sot nuk ka asnjë zgjidhje dhe asnjë reflektim nga ana e qeverisë dhe kryeministrit Rama. Gjatë takimit propagandistik të radhës, ku prezantoi portalin e transparencës Universitare “transparenca.al” ,  Rama u kujtoi studentëve se si qeveria nuk ka ndër mend t’u japë zgjidhje problemeve të tyre. Kështu, në vend të uljes së tarifave në të gjitha nivelet, ai propozoi investime imagjinare në universitete. Pa plan, pa shifra e pa afate. Në vend të demokratizimit të universiteteve duke u dhënë fuqi të barabartë studentëve dhe pedagogëve, ai ripohoi pushtetin e bordeve të kontrolluara nga qeveria. Në vend të fuqizimit të studentëve në kontrollin e pedagogëve abuzues – nga mitmarrja e shitja e detyruar e librave te plagjiaturat – ai premtoi se do të fusë ruspën shtetërore në universitet. Jo për të ndryshuar situatën, por për të zëvendësuar bajraktarët që nuk kontrollon me bajraktarë të bindur. Në vend të rritjes së buxhetit të shtetit për universitetet publike, ai u kërkoi këtyre të fundit të themelojnë firma tregtare për të mbuluar vështirësitë financiare.Në vend të rrëzimit
Aktualitet Flash

Rilind burri i deputetes, bëhet prokuror…

Shijaktv
Arta Marku dhuratë deputetës/ I bën burrin prokuror, Bledar Valikaj kalon KLP Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 6 vota pro nga 11 anëtarë, i hapi rrugë emërimit të Bledar Valikajn, prokuroror pranë institucionit të akuzës së Tiranës. Valikaj, i njohur edhe si bashkëshorti  i deputetes socialiste Ermonela Felaj, është paracaktuar në këtë detyrë dhe kjo ishte bërë publike në medie afro një javë më parë. Gazetari i Shijak Televizion, Basir Çollaku me anë të një publikimi në faqen e tij në profilin zyrtar, vendimin e kësaj të hëne të KLP-së. Mbështetja që i bëhet emrit në fjalë për t’u bërë anëtar i trupës së akuzës së Tiranës, është në shkelje të ligjit, pasi të qenit magjistrat, është kriter detyrues i paraparë në ligjin e hartuar dhe miratuar nga mazhoranca socialiste, dhe Valikaj nuk e përmbush këtë kriter. Por për bashkëshortin e Felajt kanë gjetur një tjetër shpikje ligore, që është vendim Gjykate. Vendim i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, sipas të cilit urdhërohet KLP të emërojë prokuror Valikajn, jashtë kritereve ligjore. Një pyetje mbetet pa përgjigje ende nga KLP. A i ka kaluar filtrat e DSIK dhe Shërbimit Informativ, oficeri, gjatë ushtrimit të detyres, ku ka ngjarje të dyshimta të
Aktualitet Flash

Varrmihësja novatore AIDSSH, gjezdisësi ndërkombëtar ICMP dhe varreza e Panahorit

Shijaktv
Nga Kastriot Dervishi AIDSSH (Autoriteti për Informim i Dokumenteve të Sigurimit të Shtetit) njoftoi për mbarë miletin për “lajm të madh” se ICMP (Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Humbur) dhe IIPP (Instituti i Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë) nisën procesin e gërmimit në “ish kampin e punës së detyruar në Ballsh”. Procesi që po “niste”, ishte një muhabet në Ballsh me zyrtarë qendrorë e vendorë si dhe kryerja heroike e disa fotove për konsum agjitpropi në rrjetet sociale. Meazallah se ua zinte goja faktin se në atë vend (varrezat e fshatit Panahor pranë Ballshit) që po niste e po merrte udhë “lajmi i madh”, kishte vite që gërmohej. Mirë IIPP-ja e ka detyrë funksionale (nga viti 2014), po AIDSSH çfarë roli ka këtu përveçse fotografit vullnetarit e varrmihësit novator? Mbase nga kodrat e buta të Panahorit gjeti këndin e rrallë të informimit për “dokumentet e Sigurimit”. Është mahnitës fakti se si “informuesi” për gjoja dokumentet e Sigurimit, i paska shtuar vetes edhe kompetencën e hulumtuesit e gërmuesit të varreve që i quan në mënyrë krejt origjinale e të padëgjuar më parë “80 mbetje humane”. Jo për gjë, por kur filluan “punën” thanë se do bënin namin me “dosjet e
Aktualitet Flash

Vendimi për protestuesit, studentja: Gjykimi si në kohën e diktaturës kur ligji 55 bënte kërdin

Shijaktv
Nga Klarisa Rexhvelaj Mariglen Doçi u dënua me burg politik vetëm për idealet që mbron. Ai është një nga djemtë më të mirë të FRPD, një aktivist i zjarrtë e që nuk thyhet as nuk dorëzohet nga manovrat e kallam-dështakut. Arbër Kola u dënua me arrest shtëpie. Arbrin e njoh nga protesta e studentëve. Një djalë që punon me shpirt e me zemër për atë që i duket e drejtë. E me një durim e përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj kauzës. Çuna, jemi krenarë për ju, për atë që ju përfaqësoni. Po çoni në vend amanetin e të parëve tanë, për liri e demokraci, antikomunist deri në vdekje. Nëqoftëse të protestosh konsiderohet krim i rëndë atëherë më arrestoni dhe mua. Arbri, Marigleni, Dorjani nuk kanë bërë asgjë më shumë se të gjithë ne të tjerët ndaj nuk meritojnë kurrsesi të përfundojnë në prokurori si kriminel, ndërkohë që kriminelët e vërtetë bëjnë sehir nëpër Bllok. Sot në prokurori duhet të isha dhe unë për të marrë dënim se kam protestuar pafund e kam sharë sa kam mundur këtë sistem të qelbëzuar. Nëse mendoni se do të na trembni e demoralizoni me këto masa që po merren kundër nesh e keni shumë gabim.
Aktualitet Flash

Protesta e Unazës së Re, banorët e revoltuar: Nuk ndalemi, lironi Dorianin!

Shijaktv
Banorët e Unazës së Re kanë dalë në protestë mbrëmjen e sotme ashtu siç kanë vepruar prej 141 ditësh tashmë. Të revoltuar pasvendimit të gjykatës për Doriaon Protoduarin për tëcilin u dha masa “arrest në burg” ata kanë deklaruar se nuk do ta ndalin qëndresën e tyre për asnjë ditë. Qytetarët e kësaj zone, të cilët paguajnë taksa bashkisë së Tiranës prej më shumë se 25 vjet kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre. Banorët me thirrje dhe pankarta kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama. “Ti s’ke guxim të mbështetesh qytetarin kur është në të drejtën e tij. Në Unazë të Re do të presim siç e meriton ti vemje dhe hajdut. Protesta jonë do të jetë shumë paqësore. Të pamë dje që bërë shoë-n e rradhës. Edhe vendet i kishe mbushur me flamuj, për të fshehur që nuk kishe njerëz. Ti je i mbaruar. Rama ik”, – u shprehen banorët gjatë protestës. Në mbështetje të tyre si çdo ditë janë të pranishëm Përfaqësues politikë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Aktualitet Politike

Spaho: Rama i djegur, nuk ka zgjedhje me të

ShijakTV
Opozita nuk pret më asnjë reflektim nga qeveria aktuale apo kryeministri Edi Rama. Rruga e saj e vetme është rezistenca e protestave qytetare për zgjidhjen e krizës permes qeverisë tranzitore qe do të organizojë zgjedhje te lira e të ndershme. Te paktën ky është qëndrimi i Partisë Demokratike. Nënkryetari i saj, Edmond Spaho, duke iu referuar deklaratave te një dite me parë të bëra nga kreu i qeverise ne Kongresin e Partise Socialiste, thotë se Rama i ka djegur të gjitha mundesite për të kominukuar me opozitën. Ftesa e një dite më parë, e bere nga kryeministri për hartimin e reformës zgjedhore, sipas opozitës është e pakuptimtë. Tentativat e kryeministrit  për te shpërfillur bojkotin e zgjedhjeve lokale, pritet të thellojne edhe më tej krizën politike dhe instiucionale ne vend. Drejtuesit e opozitës ndërsa kanë caktuar 13 prillin , si ditën e protestës kulminante të radhës, kane bërë të ditur se beteja do të finalizohet me  fitoren qyterarëve ,  fundin jo vetëm te kryeministrit por dhe të modelit te tij te bashkëqeverisjes me të inkriminuarit.
Aktualitet Flash

Raporti i OKB: Shqipëria në 15 vendet më të korruptuara në botë

Shijaktv
Raporti i OKB rendit Shqipërinë në 15 vendet më të korruptuara në botë. Buxheti i shtetit ka shkuar në duart e 11 oligarkëve të denoncuar nga PD, tenderave të pakërkuar dhe pa asnjë garë dhe 48 tenderave për 4 deputetë të PS. Jorida Tabaku Në lëmin e armiqve të jashtëm që i bëjnë dëm qeverisë, raporti i OKB është i radhës. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në 15 vendet më të korruptuara të botës, duke konfirmuar kësisoj se çdo qelizë e shtetit shqiptar është e mbërthyer nga ethet e korrupsionit. Ndërkohë që raporte të tilla, vazhdojnë të konfirmojnë pohimet e DASH apo Transparency International, qeveria harxhon paratë publike për spektaklin e radhës në shesh. Për t’i hedhur hi, syve të shqiptarëve mbi korrupsionin me ligje speciale, me tendera dhe koncesione, me lejet e ndërtimit, hartimin e VKM-ve. Për të manipuluar të vërtetën mbi korrupsionin në policinë e shtetit, arsimin publik, shëndetësinë, financat dhe kështu me radhë. Korrupsion që sot po pengon të rinjtë të punësohen duke i detyruar të largohen. Korrupsion që sot falimenton 50 biznese në ditë, po përqendron pasurinë në një grusht njerëzish. Sot 7 nga 7 projektet e programit 1 mld euro jepen me ofertë të pa
Aktualitet Flash

Unaza e Re, banorët: Lleshi terror ndaj protestuesve

Shijaktv
Banorët e Unazës së Re në tubimin e përditshëm të kësaj të premtje, shprehën indinjatë ndaj sjelljes arrogante të ministrit Sandër Lleshi i cili ka urdhëruar ndalimin e bashkëprotestuesve që po mbrojnë shtëpitë e tyrë nga rreziku i shembjes. Nga qëndresa e banorëve të Unazës së Re, ish deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari i bënë thirrje ministrit të brendshëm Lleshi, të mos kryejë arrestime ndaj protestuesve. Ata deklaruan se opozita do të vijojë të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe se nuk do të ndalen protestat deri në rrëzimin e qeverisë. Banorët e Unazës së Re dhe mbështetës të tyre, i përcollën mesazhin qeverisë dhe ministrisë së brendshme se nuk tremben nga arrestimet. Ata do të jenë në mbështetje të protestuesve që mbetën pas hekurave, deri në lirimin e tyre. Në ditën e 139 të qëndresës së pandërprerë, banorët e unazës bëjnë të ditur së nuk tërhiqen deri në anulimin e plotë të projektit korruptiv, dhe se do të jenë në ballë të çdo proteste qytetare së bashku me opozitën.
Aktualitet Flash

Vrasja në Elbasan, Boçi: Qyteti nën terrorin e bandave, po policia?

Shijaktv
Nga Luçiano Boçi ELBASANI I VRARË Një tjetër vrasje në zemër të Elbasanit. Qyteti nën pushtetin e terrorin e bandave. Në vendin më publik dhe në orën më të frekuentuar, vritet avokati i njohur. Mesazhi është i qartë. Nuk është thjesht larje hesapesh. Ligjin në Elbasan e kudo në Shqipëri e bën krimi, e bëjnë bandat e Kongresit të Partisë. Ato vendosin për jetët, për tenderat, për votat. Po policia?!!!! Policia arreston qytetarët që mbrojnë shtëpitë, jetët e familjeve, lirinë e votës. Policia po përgatit setin e bombave gazlotsjellëse e helmuese të rradhës, ndaj protestuesve. Po gjuan se kush ishte në protestë e po gjobit autobuzat që i sollën. Krimi është partneri i saj më i çmuar. Të ndalim çmendurinë e të çmendurin. Ka ardhur koha!