• Kryesore
  • EKSKLUZIVE/ Trafikantët mundin dhe kontrollojnë policinë dhe Prokurorinë
Flash Kronike

Featured EKSKLUZIVE/ Trafikantët mundin dhe kontrollojnë policinë dhe Prokurorinë

Shijaktv
Nga Basir Çollaku Rrëfimi për Shijak Televizion, i drejtuesit Shkëlqim Pepkolaj. Çfarë ndodhi me trafikantin Naser Gashi dhe laboratorin e heroines? A u paguan para për të lënë qelinë?! Si vepruan këshilltari i ministrit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit. Mosveprimi i SHÇBA pas kallzimit. Hetimi për zbardhjen e praktikës dhe përgjegjësive për lirimin e një trafikanti të dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hetimi për Laboratorin e heroinës, ku dyshohen mosveprime drejtuesish policie, investigimi për pesë organizata dhe grupe kriminale në qarkun e Kukësit, që kishin rritur ndjeshëm aktivitetin e tyre të paligjshëm, kallzimi tek eprorët dhe ministri Sandër Lleshi, i lidhjeve të funksionarëve të policisë me persona me rekorde kriminale, kanë sjellë ndëshkimin e zv. drejtorit të hetimit të Kukësit Drejtues Shkëlqim Pepkola. Lirimin e tij nga detyra pa motiv. Ka një qelizë banditësh që merr vendime. Drejtues Pepkola ndër të tjera thotë se ka komunikuar me drejtorin e policisë vendore Kukës për shoqërimin e audit dhe personave të dyshuar që gjendeshin te lokali kulla e Lumës, dhe që me dijeninë e tij dhe të shefit të komisariatit janë lënë të lirë për t’u larguar. Të kërkuarit kryesorë në këtë histori
Politike

Featured Basha pritje madhështore në Laç: PD do ju dalë zot (video)

Shijaktv
Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha u prit nga qindra qytetarë në Laç. Pas Lezhës, Basha vizitoi Laçin, qendrën e Kurbinit për të takuar dhe për të biseduar me qytetarët. Por nga ecja e zakonshme përmes qytetit, eventi është kthyer në një miting për shkak të numrit të madh të qytetarëve që dolën të prisnin Bashën. Ai tha se Rama nuk është kryeministër i shqiptarëve por i krimit dhe se PD do iu dalë zot kurbinasve.
Flash Politike

Featured SPECIALE/ “RAMA PA QEVERI”/ CDU: Lulzim Basha, besueshmëri të lartë në Europë

Shijaktv
Kryekëshilltari për ekonominë i grupit të CDU-së, Martin Henze gjatë një interviste për shijak televizion thotë se lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka një besueshmeri të lartë në Europë. “Ai ka një ekip shumë të mirë ekspertësh. Ne do ta ndihmojmë shumë atë dhe ekipin e tij. Shikoni Ramën. Ai nuk ka qeveri, nuk ka ministra, nuk ka ministër të jashtëm. Shqiptarët duhet të reagojnë tani. Këtë vit. Do të jetë më keq viti tjetër”, thotë ndër të tjera Henze. BASIR ÇOLLAKU INTERVISTË ME MARTIN HENZE Sa e cënon klima politike e Shqipërisë, klimën ekonomike? Viti 2019, është një vit tej mase i rëndësishëm për Shqipërinë. Prej vitit 2013 gjendja ekonomike falë politikave qeverisëse është në gjendje katastrofale. Ne kemi arritur të shohim që rreth 600 mijë deri në 700 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin, kanë emigruar dhe kjo më së shumti për arsye ekonomike. Kjo është një fatkeqësi për vendin, një fatkeqësi për prindërit e këtyre fëmijëve, kjo është një fatkeqësi për të gjithë. Në këtë situatë Shqipëria është në një udhëkryq të madh dhe nëse nuk do të reagojë brenda vitit 2019-2020, do të jetë tepër vonë. Keni qenë pjesë e rëndësishme e ekspertizës së programit të
Flash Politike

Featured Balla nuk heq dorë nga personat e dënuar

Shijaktv
Duket se Taulant Ballës i ngjisin fort personat me probleme të shumta me drejtësinë. Në këtë ziafet dashamirës, deputeti socialist Taulant Balla gjendet me një tjetër person të dënuar, A. Veseli. Ai është arrestuar disa herë në disa vende të BE-së, për vepra të ndryshme penale të grabitjes dhe trafiqeve në Itali, Francë, etj. Cila është miqësia dhe afria e politikanit me drekuesin e tij, është një pyetje të cilën vështirë ta marrësh ndryshe, vetëm se nga reagimi i deputetit! Në njërin nga rastet e ndalimit, Veseli ka qenë bashkë me një tjetër personazh, që sot pretendon të jetë dëshmitar për drejtësinë për një çështje, sa penale aq edhe politike. Balla është akuzuar në mënyrë të përsëritur për kontaktet e tij të papërshtatshme me njerëz të botës së paligjshme. Edmond Bego ka qenë një nga rastet e përmendura si miqësi e ngushtë e Ballës, një biznesmen fitues i shumë tenderave sot, ndërkohë që Bego rezulton të jetë në të shkuarën, pjesë e botës së trafiqeve dhe i dënuar për këtë, vite më parë.
Flash Politike

Ursula Von der Leyen në krye të PE-së/ Basha: Ja ndikimi për Shqipërinë në BE

ShijakTV
Lideri i opozitës Basha ka uruar këtë të martë Ursula Von der Leyen, gruan e parë Presidente të Komisionit Europain. Ai e konsideron këtë si një lajm  i mirë pë BE-në dhe Shqipërinë! “Urimet më të ngrohta për Presidenten e re të Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Gruaja e parë në drejtimin e Komisionit të BE është një lidere me besim të fortë në erat thelbësore europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit individual. Një lajm i mirë për BE dhe Shqipërinë! “ shkruan Basha
Flash Politike

Basha: Protesta më e madhe nga të gjitha protestat, Rama ik

ShijakTV
Lideri demokrat Lulzim Basha e cilësoi këtë të martë, 30 qershorin si  protesta më e madhe e të gjitha protestave, ku 85 % e qytetarëve refuzuan Ramën dhe zgjedhjet një partiake që ai mbajti me cdo kusht në atë datë. Sipas Bashës mesazhi i shumicës refuzuese ishte i qartë, largimi i kryeministrit Rama. Pjesë nga fjala e Kryetarit Basha me struktura të PD në Urën Vajgurore dhe Kuçovë “Ajo që ka ndodhur në 30 Qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij. Në ketë refuzim gjejnë shprehje disa prej problemeve kryesore, për të cilat jemi angazhuar në këtë aksion të paprecedentë politik. 1. Vetëdijësim i shqiptarëve se 30 qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbetoret e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm. Ramën e braktisi edhe baza socialiste, sepse nuk i shërbente as PS ky proces. 2. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës erdhi për shkak të gjendjes së mjeruar ekonomike, thellimit të varfërimit të shqiptarëve 3. Roli përcaktues i opozitës, aksioni politik. Pa vendimet e mëdha që morëm, duke nisur me djegien
Flash Politike

“Fuqitë e huaja me maska” që mëkojnë komunizmin

ShijakTV
Editorial nga Alfons Zeneli Për shumë njerëz të thjeshtë por dhe studiues, revanshi apo më saktë përhapja dhe mbijetesa e komunizmit si ideologji dhe praktikë ka qënë shpesh një enigmë. Kjo, ka ardhur më shumë për faktin sepse komunizmi si ideologji ka shumë të meta të cilat vërehen edhe me një sy të shkujdesur. Aq më tepër si praktikë. Historia afër 50 vjeçare e tij si formë pushteti në gjysmën e Evropës, tregoi se komunizmi jo vetëm ishte i destinuar të dështonte por dhe të merte me vete jetën e 100 milion njerëzve. Atëhere lind pyetja se si është e mundur që rezistoi nëpër vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore? Si qe e mundur që megjithë handikapet vdekjeprurëse që barti me vete që nga filli, ai mundi të mbinte, të përhapej dhe të qëndronte në pushtet për më se katër dekada? Rrymat ekstremisht të majta janë stimuluar të lindin që para se të konvencionoheshin me emrin komunizëm. Ai si ide, nuk mund të përputhet apo të gjejë zbatim e ambient biotik brenda natyrës njerëzore. Kjo ka qënë kontradikta themelore e komunizmit me natyrën humane. Ndaj dhe implementimi i sforcuar, i dhunshëm e artificial në gjirin e shoqerisë e të kombeve
Flash Politike

Parlamenti bllokon zbardhjen e krimeve të komunizmit

ShijakTV
Këtë të martë Komisioni i Ligjeve ndërhyri në ligjin e vitit 2010 për Institutin e Studimeve të Krimit dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri, veprime  të konsiderushmë të e arsyeshme nga drejtuesi i saj Agron Tufa.Ai tha se ajo cka synon të realizojë qeveria Rama është deformimi i së kaluarës. Të pyetur nëse pas këtij veprimi fshihet ideja për të shkarkuar nga detyra drejtorin dhe nëndrejtorin e këtij institucioni, Tufa dhe Hoxha u shprehën se sigurisht që ekziston kjo mundësi referuar sulmeve të fundit drejtuar figurës dhe punës së tyre. Pas botimit të librit lidhur me krimet e komunizmit nga Celo Hoxha ,ky i fundit së bashku me Tufën janë akuzuar nga deputeti socialist Spartak Braho se po nxijnë historine. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm. Pas debateve dhe akuzave të shumta në distancë shkrimtari Agron Tufa paditi deputetin socialist Spartak Braho.
Flash Politike

“Këmbanat” nuk bien për Arben Malajn

ShijakTV
Nga Tritan Shehu “Kembanat” nuk bijen per Z.Malaj. Mbas fillimit te procedurave per shkarkimin e Presidentit Meta, maxhoranca mbledh firmat e deputeteve per shkarkimin e Z.Malaj. Dhe kjo jo me inisiative te vete Bankes, por te deputeteve, pra ndesh me Ligjin dhe mbi ngjyrime politike. Kuvendi i Shqiperise keshtu po merr rolet e Pleniumeve te dikurshme te KQ, qe vecse priste koka. “Kembanat” po bijen tashme qartesisht per atrofizimin e demokracise e pluralizmit shqiptar. “Kembanat” po bien per forcimin ne Shqiperi te nje sistemi autokrat, te bazuar mbi modelet e despoteve te Lindjes. Argumentat per rastet nuk kane asnje vlere; te tilla si per “shkelje te etikes” etj, mund te gjenden rendom per gjithesekend, ashtu sic gjente Diktatori dikur ne po ate godine, ashtu si “gjykatat” denonin me Nenin 55, apo ashtu sic veprojne autokratet e sotem. Rendesi ka mentaliteti, procedurat, transparenca, pranimi ose jo i diversitetit; mesazhi tejet alarmant qe tregon se “shtegu” antidemokratik po transformohet cdo dite e me shume ne Shqiperi ne nje “autostrade” te rrezikeshme drejt Lindjes. Quo vadis keshtu Vendi im?
Flash Politike

Meta shpartallon “Ramaformën”, ja si e la vendin pa gjykatë Kushtetuese

ShijakTV
E ndërsa prej kohës Presidenti i vendit Ilir Meta e ka cilësuar Reformën në Drejtësi si Ramaforma, ai ka vijuar këtë të mërkurë analizën e tij, teksa shpjegon se pse ka mbetur vendi pa gjykatë Kushtetuese. “Teksa kanë kaluar 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, jo vetëm nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as Gjykatë të Lartë funksionale dhe as Inspektor të Lartë të Drejtësisë.”, kështu shprehet Presidenti Meta në profilin zyrtarm ndërsa thotë se  Ramaforma ‘përmbyti’ edhe të gjithë atë punë të vyer të Komisionit të Venecias dhe ndihmën që na dha ky institucion prestigjoz gjatë hartimit dhe miratimit të reformës në drejtësi me shqetësim kryesor garantimin e moskapjes politike të institucioneve të Drejtësisë së Re”, shkruan Kreu i Shtetit teksa paralajmëron vijimin e analizës. POSTIMI I PLOTË JA SI RAMAFORMA E LA VENDIN PA GJYKATË KUSHTETUESE Ndryshimet kushtetuese të Reformës në Drejtësi u miratuan në 21-22 Korrik 2016, me 140 vota unanime të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë që përzgjidhen nga kandidatët e verifikuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) dhe të renditur në tri vendet e para të listës nga ky organ sipas ligjit. Pasi Këshilli Emërimeve në Drejtësi (KED),
Flash Politike

Pompat e naftës/ Rama me monopol të ri në tregun e hidrokarbureve

ShijakTV
Qeveria Ramakadhënë me koncesion kontrollin e pompave që furnizojnëqytetarët me karburant. Sërish praktika e ndjekur për dhënien e koncesioneve është antiligjorenë kundërshtim me vendimin e gjykatës për pezullimin e tenderit. Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin se po krijon një monopol të ri në tregun e hidrokarbureve duke i hequr arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet duke ja dhënë këtë shumë klientëve të tij. Kompania fituese e koncesionit Noa control është krijuar ne vitin 2015 dhe 1 më pas ka bërë propozimin e pakërkuar për të marrë në koncesion shërbimin e kontrollit të pompave të karburantit.Kjo kompani është favorizuar nga qeveria që nga momentin e hapjes së tenderit, duke eleminuar në shkelje flagraante të ligjit cdo konkurrent të saj. Shehaj deklaroi se Rama po implementon një strategji për kapjen afatgjatë të ekonomisë dhe tregut në Shqipëri. Kjo sipas tij vërtetohet me këmbnguljen për të shpallur fitues për kontrollin e pompave të naftës Noa Control. Ndërkohë DASH në raportet e tij shkruan se koncesionet dhe PPP, janë një teknikë që i jep mundësi Ramës të krijojë nje skemë me njerëzit e tij të afërt,që së bashku synojnë të mbajnë pushtetin dhe të ndajnë përfitimet. Partia demokratike është shprehur se
Bota Flash

BE sanksionon Turqinë për shpimin e brigjeve të Qipros

ShijakTV
Bashkimi Europian sanksionon Ankaranë për shpimet në Brigjet e Qipros. Ministrat e Jashtëm të unionit pas takimit në Bruksel vendosen zvogëlimin e ndihmës financiare ndaj Turqisë dhe ndalimin e bisedimeve të nivelit të lartë mes palëve.   Bashkimi Evropian do të zvogëlojë ndihmën e saj financiare ndaj Turqisë dhe do të ndalojë bisedimet e nivelit të lartë me vendin, si pjesë e një sërë sanksionesh mbi shpimet e naftës dhe gazit në brigjet e Qipros. Ministrat e jashtëm të BE që u takuan në Bruksel të hënën vendosën të ulin ndihmën e para-pranimit për Turqinë për 2020 me 145.8 milionë euro. Ata gjithashtu pezulluan negociatat mbi një marrëveshje të aviacionit dhe ndaluan bisedimet dypalëshe të nivelit të lartë midis dy vendeve. Së fundi, ata e ftuan Bankën Europiane të Investimeve – institucionin huadhënës jo-fitimprurës të BE-së – të rishikojë aktivitetet e saj të huadhënies në Turqi, të cilat arritën në 358.8 milionë euro vitin e kaluar. Këshilli edhe një herë i bëri thirrje Turqisë të përmbahet nga aktivitetet e shpimit jashtë brigjeve të Qipros dhe në vend të saj, “të veprojë në frymën e fqinjësisë së mirë dhe të respektojë sovranitetin dhe të drejtat sovrane të Qipros në përputhje me të
Flash Politike

Agron Duka: Pas Metës, rradhën e ka Arben Malaj!

ShijakTV
Nga Agron Duka. Pas Presidentit, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Si në rastin e Presidentit, vetë e kandiduan, vetë e votuan dhe vetë po kërkojnë ta shkarkojnë. Lind pyetja: Po me Arbenin ç’patën? Pretendimi se Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance, është paradoksale dhe qesharake.Sidomos kur këto akuza ngrihen nga një shumicë e përgjuar duke shkelur me këmbë lirinë e votës. Mendimi ndryshe është një virtyt dhe jo një shqetësim për një shoqëri demokratike. Duhet inkurajuar dhe jo ndëshkuar!
Flash Politike

Basir Çollaku SMS për Ramën/ Po të isha në Amerikë do e vrisja!

ShijakTV
Nga Basir Çollaku Po  të isha në Amerikë do e vrisja/sms për Ramën Z.Rama, zelltarët po kapërcejnë racionin e dhënë. Eja të gjejmë bashkë “fotografin” tim. Në punën time të gjatë në medie, tashmë mbi 20-vjeçare, AND të së vërtetës, kam një thënie të një gazetari argjentinas. “….Dua të lajmëroj maskarenjtë e kësaj bote, se nuk përfaqësoj interesat e asnjërit prej tyre”. Shkurt. Asnjërit. Dy ditë më parë “një postier” i paftuar mësyn me zell befasues banesën time, duke fotografuar disa herë. Rreth orës 07e 20 të mëngjesit, një burrë tek të 50-at, është futur në rrugicën e shtëpisë ku unë jetoj dhe ka nisur të bëjë shkrepje në disa pozicione. Eshtë afruar 2 metër afër derës, duke bërë filmime. Një i afërm imi ka dalë në ballkon dhe e ka thirrur ateë me zë të lartë. Ka kërkuar të dijë përse e bën këtë veprim. Vizitori ka ulur kokën, është kthyer pas dhe është larguar me nxitim. Kjo nuk ka zgjatur më shumë se tre apo katër minuta, me aq sa familjarët kanë mundur të konstatojnë. Mua më thonë me vonesë për të mos më shqetësuar,  ndonëse vetë ishin më tepër të alarmuar. Një mesoburrë, veshur me pantallona xhins