Gjashtë shtetas të huaj, sirianë dhe algjerianë janë arrestuar në kufirin Shqipëri-Kosovë, pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së enjtes.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar homologët kosovarë se një automjet me klandestinë po kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme. Ata bënë të ditur se trafikantët që po bënin transportimin e klandestinëve kanë qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë.
Asnjë prej efektivëve të policisë nuk ka pësuar lëndime.
“Plumbat përshkuan veshjet e dy efektivëve, por fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë së Kukësit.
Sipas tyre janë arrestuar 5 shtetas me origjinë siriane dhe 1 algjeriane, të moshave nga 20 deri 40 vjeç, ndërsa një tjetër algjerian është shpallur në kërkim.
Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sipas policisë ky grup i armatosur organizonin dhe drejtonin veprimtarinë kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga vendet e treta, përmes kufijve të gjelbër, mes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë.
Latif Hoxha, shef i sektorit të operatores për mbikëqyrjen e kufirit Kosovë-Shqipëri tha se “kanë qenë grup i organizuar”. Sipas tij, personi i shpallur në kërkim ka qenë i proceduar më parë nga policia e Kosovës dhe e Shqipërisë, si dhe ka qenë i arrestuar.