Meta kujton propozimet e Partisë së Lirisë: 150 mln euro për strehim social

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se Partia e Lirisë propozon rritje deri në 150 milionë euro të fondit kombëtar të strehimit social.

Në një reagim në ‘Facebook’ Meta theksoi se propozimet e Partisë së Lirisë janë zgjidhje për strehimin për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, si dhe për të rinjtë dhe studentët.

MESAZHI I METËS
Bashkia e Tiranës ka prioritet pastrimin e parave, ndërsa ne duam t’i japim zgjidhje çështjes së strehimit social.

Prandaj dje në tryezën e Politikave Sociale për Strehimin, Partia e Lirisë bëri publike propozimet e saj konkrete.
Partia e Lirisë propozon rritje deri në 150 milionë euro të fondit kombëtar të strehimit social nga 7 milionë euro që është aktualisht dhe deri në 33 milionë euro për strehimin social për Tiranën nga 0.7 milionë euro që është aktualisht.
Propozimet tona janë zgjidhje për strehimin për familjet e reja, për nënat kryefamiljare, për personat me aftësi të kufizuara, për shtresat në nevojë, për të moshuarit, të rinjtë dhe studentët.
Bashkë????Fitojmë!✌️????????

%d bloggers like this: