Gara për Elbasanin/ Luçiano Boçi fton rivalin në debat televiziv: Ballafaqimi mes kandidatëve duhet të vendoset në Kodin Zgjedhor

Kandidati i koalicionit opozituar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka kërkuar një përballje me kundërshtarin e tij, Gledian Llatja. Në një intervistë për emisionin “Log.”, Boçi shtoi më tej se duhet të vendoset me detyrim në Kod Zgjedhor, ballafaqimi i kandidatëve në studio televizive.

“Unë po vij po bëj debat me opiniusionstë, gazetarë se dalin shumë gjëra për publikun. Dua të vendos një standard. Në gara politike dhe jo politike duhet të vendoset në Kod Zgjedhor, ballafaqim kandidatësh në studio televizive që ta bëjmë të vlefshëm edhe ballafaqimin. Këtu te ne virtualiteti është propagandë. Po dola unë në debat me atë, le të vijë të bëjmë debat vizionesh. I kam avantazhet e mia por ama një person i gatshëm të bëjë një garë duhet të jetë i përgatitur për këtë garë dhe të vijë dhe të ballafaqohet,”– deklaroi ai.

%d bloggers like this: