Tirana në gjysmëfinale të Kupës, barazim me Kastriotin, i falet sfidës së parë

Ashtu siç pritej, Tirana kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pasi kishte fituar 4-1 ndeshjen e parë në Kamëz ndaj Kastriotit, bardheblutë barazuan në kthim 2-2 në “Selman Stërmasi”, duke avancuar më tej me rezultatin e përgjithshëm 6-3.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 13-të. Florent Hasani pengohet në zonë nga Selmani dhe ka penallti. Nga pika e bardhë gjuan po vetë Hasani dhe 1-0 për Tiranën. Pas 11 minutash vjen edhe goli i dytë për vendasit bardheblu. Najdovski përfiton nga një rrëmujë në zonën krutane dhe realizon.

Në 41’, Arapi ndërhyn ashpër ndaj Isenit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Gjyqtarja rishikon ndërhyrjen në VAR dhe më pas e ndëshkon me karton të kuq, duke lënë Kastriotin me 10 vetë.

Për habinë e të gjithëve, edhe pse me 10 vetë, miqtë arrijnë të barazojnë në 2-2 në pjesën e dytë. Në minutën e 73-të, Iseni ishte i pafat, pasi shënon autogol.
%d bloggers like this: