Takimi me Escobar/ Kurti: Folëm për rëndësinë e bisedimeve për procesin e dialogut

Krahas takimit të djeshëm në Prishtinë, sot në Ohër, në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi, Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, takoi të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Siç njofton Zyra për Media e Kryeministrit, në takim është biseduar për takimin e sotëm, rëndësinë dhe atë çfarë pritet të ndodh sot nga ky raund i dytë i bisedimeve për dialog mes palëve.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut“, shkruan në komunikatën zyrtare.

Në takimin e sotëm do të diksutohet aneksi i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve, propozim për të cilin Kurti dhe Vuçiç u dakordësuan parimisht në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Disa ditë para këtij takimi në Ohër, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak ishin për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Të dy emisarët kanë shfaqur shpresën se takimi i 18 marsit në Ohër do të jetë konstruktiv, ndërkaq e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm për dy vendet dhe rajonin në përgjithësi.

 

%d bloggers like this: