Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta takoi sot një grup të rinjsh që punojnë në Call Center. Meta tha se të rinjve që punojnë në këtë sektor duhet t’ju garantohet një pagë për të paktën dy vite. Në këtë mënyrë, të rinjtë mund të kreditohen nga bankat.
“Do flasim për një çështje që padyshim që ha debat, nga e cila do nxjerrim mësim. Fakti që shumë prej jush janë studentë, që sforcohen dhe kanë probleme që ju krijojnë strese për të organizuar ditën tuaj, por dikush merr në call centre dhe paguhet më shumë se pedagogët tuaj, është problem i vendimmarrësve. Është me rëndësi që ne të rregullojmë këtë treg, mes sipërmarrësve dhe punonjësve. Duhet të kemi paga të garantuara 2 vjeçare për të rinjtë që punësohen, në mënyrë që të kesh mundësi që të marrësh dhe një kredi nga banka për të ardhmen. Duhet të vazhdoni dhe kualifikimet sipas profesioneve tuaja, që të realizoheni në të ardhmen për atë treg pune. besoj se mund të bëjmë më shumë, edhe në parlament, përmes rishikimit të legjislacionit. Nuk ka vend me ideale më të mëdha se Vora, për biznesin në veçanti, për të qenë në qendër të tërheqjes së investimeve të mëtejshme, pasi ka pozitën e tillë, që është strategjike. Vora është bashkia që ka ndërruar 5 kryetar në këto vite.”, tha Meta.