Përfaqësuesi ligjor i grupit të Berishës, Ledjo Nuraj e ka cilësuar maskaradë vendimin e KAS, që detyroi KQZ që të regjistronte në zgjedhje PD-në me Alibeajn kryetar të komanduar. Ai u shpreh se këtë vendim do ta çojnë për ankimim.
“Për ne është një maskaradë kjo që ka ndodhur. Absolutisht ne do ndjekim rrugët e ankimit, është absurde. Do ta çojmë për ankimim. Është absurd!”, tha Nuraj.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi ditën e sotme vendimin e KQZ-së për fatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. KAS mori vendimin për të regjistruar Partinë Demokratike në zgjedhje, me përfaqësues Enkelejd Alibeajn. Sipas tyre, Alibeaj duhet të plotësoje me emrin e tij dokumentacionin.