Jashtë funksionit sistemi i kontrollit të pasaportave në aeroportin “Nënë Tereza”, qytetarët në radhë

Sistemi i kontrollit të pasaportave në aeroportin ‘Nënë Tereza’ ka dalë jashtë funksionit. ‘JOQ’ ka publikuar pamje nga radha e madhe e krijuar në ambientet e brendshme të Rinasit. Siç shihet, njerëz të shumtë janë në pritje të prerjes së biletës për të marrë më pas avionin e për të mbërritur në destinacion. Nuk dihet nëse ky problem është rregulluar sot.

Pritet që të ketë edhe një reagim zyrtar për këtë problem nga Aeroporti ‘Nënë Tereza’.

%d bloggers like this: