Escobar të premten në Prishtinë takon liderët e shtetit

Vetëm një ditë para takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe pas takimeve në Beograd, të premten i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi do të jetë në Prishtinë për tu takuar me liderët e shtetit. 

Gabriel Escobar do të jetë në Prishtinë, pas vizitës në Beograd në përpjekje që takimi i 18 marsit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ku do të diskutohet plani i zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve të jetë i suksesshëm.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se takimi ndërmjet kryeministrit Kurti dhe të dërguarit të SHBA-së, Escobar do të mbahet të premten.Takime me diplomatin amerikan do të ketë edhe presidentja Vjosa Osmani. Ndërkohë pas takimit të Escobarit me presidentin serb, ky i fundit tha se ka zhvilluar një “bisedë të hapur dhe korrekte”.Vuçiq shkroi në llogarinë e tij në Instagram: “Besoj në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”.Ndërsa në komunikatën e Presidencës së Serbisë, thuhet se është diskutuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian”.

%d bloggers like this: