Escobar në Prishtinë: Nga takimi në Ohër pres lajme të mira

Vetëm një ditë para takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe pas takimeve në Beograd, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar ndodhet në Prishtinë për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të vendit. Escobar është takuar fillimisht me presidenten e vendit Vjosa Osmani. Pas takimit dy zyrtarët kanë mbajtur një konferencë për shtyp. Në fjalën  e saj Osmani tha se vizita e zotit Escobar një ditë përpara takimit të rëndësishëm rikonfirmon përkushtimin e përbashkët për progres në dialog.

Osmani tha se çdo tendecë nga Serbia për të penguar këtë proçes mund ta dëmtojë dialogun. Sipas Osmanit marrëveshja do të sjellë rezultate konkrete për Kosoven.

Nga ana e tij Escobar tha se mirëpret takime produktive në Ohër nga përfaësuesit e dy vendeve, ndërsa tha se SHBA mirëpresin rezultate positive në Ohër.

Escobar gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.

 

%d bloggers like this: