Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi në seli kryetarët e degëve të Tiranës, të cilëve u beri thirrje të angazhohen në takime intensive më qyetarët, duke theksuar se beteja elektorale është jetike për Tiranën dhe Gjithë Shqipërinë.
Sipas liderit të opozitës, në Tiranë, opozita garon me një qytetar të vërtetë, i cili ka përballë, falsin më të madh, siç e cilëson ai kryebashkiakun Erion Veliaj.
Berisha theksoi më tej se kandidatët e dalë nga primaret demokrate, do të kënë rivalë politikë në zgjedhjet e 14 majit, individë të inkriminuar, duke sjellë në vëmendje, kryebashkiakun e arrestuar të Bulqizës, Lefter Allën, dhe atë të Krujës, Artur Bushi, i cili akuzohet se ka abuzuar me tendera.
Kryedemokarti u ndal ehde tek ligji per parashkrimit, për të cilin tha se PD është e gatshme per referendum konbëtar, në mënyrë qëpushtetarët që kanë vjedhur të mos amniztohen.
Fushatë jo vetëm elektorale por edhe poltike të një rëndësie të jashtëzakonshme e cilësoi Berisha 14 majit, ndërsa theksoi se qytetarët presin me entuziazëm fitoren e opozitës.