Drejtori i Teknologjisë së Informacionit të Bashkisë Tiranë përfiton nga fondet e Bashkisë Tiranë, nëpërmjet “Shoqatës Jo Fitimprurëse” të bashkëshortes. Ermir Puka, Drejtori i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit të Bashkisë Tiranë nuk mjaftohet me pagën prej 1 milion e 300 mijë lekë që e merr nga taksat e qytetarëve, por ka vjelë çdo vit fondet publike të Bashkisë Tiranë duke i qarkulluar brenda rrethit familjar.
I vetshpalluri “i mbrojturi” i kryetarit, i jep vetes të drejtë të ngjyejë duart në milionat e fondeve të Bashkisë Tiranë. Në çdo datë të caktuar të çdo muaji mblidhet Këshilli Artistiko-Kulturor për të vlerësuar thirrjet për “Aplikim për mbështetje për projekte kulturore-artistike sportive, rinore dhe turistike”.
Në të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit, në 3-vjeçarin e fundit vitet 2019-2022, Shoqata “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qëndrueshëm” “Albanian Sustainable Development Organization” “A.S.D.O”, me NIPT L12317451Q me themeluese dhe përfituese të vetme bashkëshorten e tij Ada Ilia, ka përfituar për tre vite radhazi, projekte kulturore-rinore me vlerë nga 20 MILIONË LEKË deri në 30 MILIONË LEKË e mbi 142 MILIONË Lekë transaksione në total nga institucionet shtetërore.
Më poshtë të dhënat zyrtare të Thesarit:
Sipas Historikut të Regjistrit të OJF-ve, pranë Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tiranë, me datë 19.05.2017, Ermir Puka është larguar nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv të Shoqata “Qendra Shqiptare për Zhvillim të Qendrueshëm” “Albanian Sustainable Development Organization” “A.S.D.O”, pas punësimit në Bashkinë e Tiranës me misionin e qartë për të përfituar nga fondet publike të Bashkisë Tiranë duke përdorur “Shoqatën Jo-fitimprurëse” të bashkëshortes së tij, Ada Ilia.
Kjo përbën shkelje të hapur të ligjit dhe moralit që Kryetari pretendon të ketë nga stafi i tij dhe e proklamon në media si arritje duke e justifikuar Bashkinë Tiranë si më të “ndershmen” kur drejtorët e tij vjedhin vetë brenda institucionit ku punojmë.
Kryetar më emëro drejtor të të ngjaj i thonë këtij muhabeti?!
Cilat do të jenë masat që do të marrë drejtësia për kryebashkiakun Erion Veliaj i cili i jep taksat e qytetarëve OJF-së që drejtori i tij ka kaluar në emër të gruas?!