Zgjedhjet vendore, Paloka: Gati për negociatat me aleatët, besoj se do t’i kryesojë vetë Berisha

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, njoftoi sot pas mbledhjes se duke filluar nga dita e nesërme e në vazhdim, një grup negociator nga PD-ja do të fillojë kontaktet me partitë aleate opozitare dhe do të bashkërendojë punën për evidentimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore dhe të gjitha modalitetet e tjera. I pyetur se kush do t’i kryesojë negociatat me aleatët, Paloka shprehu besimin se pritet të jetë Kryetari i PD-së, z.Sali Berisha.

Paloka: Menjëherë, pas ditës së sotme, meqënëse ishte procesi i miratimit të rregullores, në një farë mënyre “pengesë” për këtë çështje, menëherë pas kësaj do të fillojnë kontaktet me aleatët, me të cilët do të bashkërendohet edhe puna, edhe gjithçka tjetër. Detajet se si do të veprohet në rastin që thoni ju, në rast se do të vendoset që aleatëve t’u lihet një zonë e lirë apo modalitetet e tjera, do të përcaktohet gjatë këtyre bisedimeve.

Kush do të jetë negociator me aleatët?

Paloka: Sot mbyllëm rregulloren; të gjitha këto do të përcaktohen në vazhdim. Nga nesër e tutje do të përcaktohet edhe grupi negociator, por besoj se vetë Kryetari i PD-së do të jetë negociatori kryesor, pra z. Berisha.

%d bloggers like this: