“Shefat morën para, fshehin krimin”, Berisha: Spanjolles së arrestuar i vjedhin nga çanta 6 mijë euro

Kryeatri i Partisw Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale një rast vjedhje ndaj një vajze të arrestuar pak ditë më parë në Tiranë e akuzuar si punonjëse seksi.

Berisha shkruan se policia i ka marrë shtetases spanjolle 6000 euro nga çanta dhe ka fshehur ngjarjen edhe pse denoncuar.

“Policia i vjedh 6.000 euro spanjolles të ndaluar si punonjëse seksi. Policia eshte e mbushur me delinkuentë nga Partia e Krimit dhe Çuçi i familjes! Shefat kane marre para dhe fshehin denoncimin dhe krimin”, shkruan Berisha.

Denoncimi i plotë i qytetarit i publikuar nga Sali Berisha

Pershendetje Z.Berisha.Po ju jap nje informacion te fundit qe ka te beje me korrupsionin ne Policine e Tiranes.Dje me daten 29.09.2022 Seksioni i Trafiqeve ne Drejtorine e Policise Tirane ka zhvilluar nje operation ku jam shoqëruar 6 femra te huaja te dyshuara per prostitution ku ne prej tyre eshte arrestuar.

Njeres nga femrave te shoqeruara te kombesise spanjolle Punonjesi i Policise se antidroges Dritan Jaupaj se bashku me oficerin e trafiqeve Alket Pashai dhe Tre Punonjesi te tjere policie I kane vjedhur nga çanta nje shume prej 6.000 Eurosh.

Kjo shtetase e ka bere problem eshte ankuar por shuma e parave nuk i eshte kthyer.Nga kjo shume sipas te dhenave ka marre pjesen e tyre shefi i trafiqeve Ilia Goga dhe shefi i sektorit Arber Zemani.Eshte informacion 100% I sakte. Femra e vjedhur eshte e kombesise spanjolle.Bashkelidhur Po ju dergoj profiling e hajdutit Dritan Jaupaj dhe njoftimin zyrtar te Policise per kete “sukses”.

Ndersa Arber Zemani eshte I famshmi I Durresit qe ju keni bere statuse dhe eshte kthyer me nderhyrjen e fuqishme te Perlat Cullhaj Tek Ministri I Velieres Bledi Cuci duke e katapultuar Zemanin shef sektorit per narkotiket dhe trafiqet ne Drejtorine e Policise Tirane.

%d bloggers like this: