“KONTROLL POLICOR”/ GESTAPO E RAMËS AKSION NDAJ PEDAGOGËVE

Nga Basir Çollaku

Gestapo e Ramës aksion ndaj pedagogëve

Kontroll policor ndaj pedagogëve

Skuadrilje tatimore agresion në kapercim të kompetencave ligjore.

Drejtoria e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, ka disa ditë në inspektim të një subjekti arsimor universitar privat, në një vizitë fiskale, sipas urdhërit të punës

Por çfarë po ndodh realisht?

Inspektorët e Drejtorisë së Kontrollit kanë nisur marrjen në pyetje të pedagogëve duke ushtruar trysni dhe presion sikur janë oficerë të policisë gjyqsore. Po kryhen veprime arbitrare jashtë kompetences së tyre, duke marrë në pyetje pedagogët. Ndërkohë që objekt kontrolli është subjekti, jo punëmarrësi. Ka raste kur marrin në pyetje për mënyrën e jetesës, shpenzimeve, të afermit. E gjitha kjo tërësisht jashtë kompetencave duke çuar në shperdorim detyre në mënyre flagrante.

Nëse do të kishte indicie për fshehje të ardhurash nga ndonjë pedagog konkretisht, ose mosdeklarim të të ardhurave personale mbi 2 milionë leke të reja në vit, Drejtoria e Hetimit Tatimor do hetonte rastin, pasi të njoftonte pedagogun me shkresë zyrtare. Në këtë mënyrë ajo mund të marrë në pyetje pedagogun. Ata kanë atribute të opgj në këtë rast. Gjithnjë kur ka indicie reale.

Ndërkohë Gestapo tatimore vazhdon.

%d bloggers like this: