Berisha: Rama e hoqi rentën, kjo ndodh vetëm në sistemet koloniale

Berisha deklaroi se Rama e hoqi rentën, kjo ndodh vetëm në sistemet koloniale.

“Çfarë ndodh me turizmin? Bëhet një mollë e ndaluar për shqiptarët. Duhet të shkojnë të pushojnë në vende të tjera se u del më lirë bileta me EasyJet se sa të zbresin nga Tirana në jug prej naftës. Vendi prodhon 1 milion ton naftë. Por çfarë përfitojnë shqiptarët? Çmimin më të lartë të naftës, ndër 2-3 vendet më të larta në Europë. Çmim më të lartë se Kosova, se Mali i Zi dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë ton naftë. Kjo sepse Rama vendos mbi naftën, taksën më të lartë në botë, vendos atë taksë aq sa rritet nafta në Uashington.
Kjo ndodh vetëm në sistemet koloniale. Nuk ndodh në asnjë vend tjetër. E vendosëm rentën, që të ndihmohen komunitetet. Ajo taksë u merrej sipërmarrësve dhe u mbetej komuniteteve. Nuk e shpikëm ne, ajo ishte taksë për të bërë dallimin nga sistemet koloniale. Në mënyrë të verbër, e hoqi rentën. Të vetmen që nuk duhej ta hiqte”, Berisha.

%d bloggers like this: