Me banorët e Libohovës Berisha foli edhe për gjendjen e vështirë ekonomike që ka mbërthyer vendin.
“Sot, problemi themelor për shumicën dërrmuese është problemi ekonomik. Kur shqiptarët konsiderojnë problemin ekonomik, do të thotë familjes së tyre, para së gjithash. Ata kanë një problem serioz ekonomik, që u shton atyre varfërinë, peshën e jetesës, vjen për disa arsye.
Së pari sepse pasuritë e vendit nuk kthehen në mirësi për qytetarët. Pasuritë e mëdha të tij janë kthyer në një mallkim për qytetarin. Le të marrim energjinë, ju jeni dëshmitarë, me një politikë serioze, të inkurajimit të ndërtimit të HEC-eve të reja që filloi në vitin 2007, është arritur që falë këtyre hidrocentraleve, prodhimi i energjisë pothuajse të dyfishohet. Është arritur që Shqipëri të prodhojë 2 terravat energji elektrike më shumë se sa konsumon. Pikërisht në këtë kohë, biznesit i rritet energjia nga 71 lekë në 225 lekë. Në vend që t’i ulej. Çdo njeri do priste që t’i ulej.
Pikërisht në këtë kohë, furrave të bukës, që ia kishin lënë 71 lekë, nga janari i këtij viti ua ngre në 225 lekë. Këtë e paguajnë qytetarët, këtë çmim e paguajnë në gramaturën e bukës që blejnë”, tha Berisha.