Berisha: Para syve tanë, shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedimme banorët në Libohovë. Ai tha se para syve tanë, shqiptarët ccdo ditë e më shumë largohen nga vendi.

“Unë vij këtu sot te ju, në një moment, në një udhëkryq të vërtetë për Libohovën, Gjirokastrën dhe mbarë Shqipërinë. Vij në një moment kur para syve tanë, Shqipëria ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar. Para syve tanë, shqiptarët largohen çdo ditë e më shumë nga vendi. Para syve tanë, varfëria, skamja bëhen gjithnjë e më problem për shqiptarët.

Vij këtu, kur vendi ka një qeveri, e cila nuk përpiqet të fshehë me asgjë arrogancën e saj ndaj qytetarëve. Përçmimin e vërtetë që ka për qytetarin, interesat e tij dhe problematikat e tij. Një qeveri që mbulon çdo akt të papërgjegjshëm të saj me mashtrimin.

Por mbi të gjitha, një qeveri që me vjedhjet, abuzimet dhe shpërdorimet që bën, rrënon ekonominë e familjeve shqiptare”, tha Berisha.

%d bloggers like this: