Zgjedhjet lokale/ Berisha: Risia e madhe e PD, primaret

Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar në konferencën pë shtyp me gazetarët, se primaret ishin arritja më e madhe e demokracisë pas themelimit të pluralizmit politik

“PD në këto zgjedhje sjell risinë më të madhe në historinë e këtij vendi.
Sjell primaret, të cilat pas vendosjes së pluralizmit politik, janë arritja më e madhe e demokracisë pas themelimit të pluralizmit politik, janë pluralitet, janë fundi i kryetarokracisë, janë garanci madhore për pengesë ndaj autokracisë.
Kështu që ne e presim me shumë përkushtim dhe kënaqësi zbatimin e këtij zotimi solemn në zgjedhjet që vijnë.
Me ne erdhi pluralizmi politik, me ne do të vijë edhe ky standard i lirisë që është pluralitet brenda partisë”, tha Berisha.

%d bloggers like this: