Afera e djegësave/ PD: Plehrat mbysin Tiranën, qeveria u jep të shpallurve në kërkim 80 mijë euro çdo ditë

Partia Demokratike vazhdoi denoncimin e mega-aferës së inceneratorëve me pyetësorin e përditshëm. Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ishte në një prej lagjeve të vjetra të Tiranës, ku plehrat po mbysin qytetin.

Deklaratë e Shefit të Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu

Ju e keni ndjekur denoncimin e përditshëm që i bëjmë skandalit të inceneratorëve dhe vjedhjeve ditën për diell të parasë publike.

80 mijë euro çdo ditë u paguajmë dy personave në kërkim, Klodian Zotos e Stella Gugalljas, për inceneratorët, që nuk djegin asnjë mbeturinë, sepse nuk ekzistojnë.

80 mijë euro në ditë do të thotë 2.4 milion euro në muaj apo 28.8 milion euro në vit.

Me një shumë të tillë do duhet të bëheshin shumë punë publike në Tiranë. Më e pakta, meqë janë para që shkojnë për mbledhjen e mbeturianve dhe djegien e tyre, do të kishim një qytet të pastër. Por jo.

Nuk them unë JO, thonë këto pamje.

Shihni këtu. Jemi në njësinë 8, rruga “Ibrahim Buzhiqi”.

Ja ku hidhen dhe bëhen komposto helmuese mbeturinat e kësaj lagjeje, ndërkohë që Zoto e Gugullja marrin 28.8 milion euro në vit.

Siç e bëjmë çdo ditë, prej dy javësh, nga foltorja e Partisë Demokratike, edhe sot do bëjme pesë pyetje për inceneratorët:

-Meqë 28 milion euro, siç duket nga pamjet, nuk shkojnë për djegien e mbeturinave të banorëve të kryeqytetit, ku përfundojnë ato?
-A kemi të drejtë të themi se, nëse me një shumë të caktuar të parave publike nuk bëhen punë publike, ato vidhen?
-Nëse vidhen, a kemi të drejtë të dyshojmë se, ato ndahen mes atyre në llogaritë e të cilëve këto para kalojnë dhe atyre që i lejojnë këto disbursime?
-Këto plehra që shihni pas nesh, a mendoni se dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, sidomos në një stinë të nxehtë si kjo? Pse nuk vjen Incenerjoni i Bashkisë këtu dhe të japë llogari, por shet dëngla propogandistike Facebook më Facebook?
-Dhe, e fundit, çfarë pret SPAK që nuk bllokon produktet e krimit? Nga kush ka frikë? Pse?
Këta banorë të Tiranës këtu me mua paguajnë taksat që të kenë ujë dhe mjedis të pastër. Siç e shihni nuk i kanë, as njërën as tjetrën.
Për një arsye të thjeshtë: Paraja publike, që u takon këtyre dhe të gjithëve ju, përfundon në duar hajdutësh serialë.

Nuk janë pak, por miliona euro.

SPAK rri e vështron. Po bëhen edhe ata si një incenerator i ndërtuar për të pastruar Shqipërinë, por që nuk djeg dot as zarfin e një ryshfeti.

Denoncimi i banorit të zonës:

Jam banor i Rrugës “Ibrahim Buzhiqi”, banor vendas i Tiranës. Kemi këto mbetje prej dy vitesh të hedhura këtu. Jemi ankuar disa herë në Bashki, dhe nuk kemi asnjë sqarim. Kohët e fundit na dërguan edhe një letër për t’u paraqitur tek Mini Bashkia Nr.8, u paraqitëm dhe na thanë që do të gjobiteni ose do të pastroni plehrat. Ne i thamë që skemi lidhje me pastrimin, kjo është zyrtare na thanë ata. Gjithashtu ata na thanë merrni këtë letër dhe paraqituni pranë Drejtorisë së Pastrimit. Shkuam atje na priti një drejtor, Bujar, dhe ai na tha që do i pastroni ju se ne nuk i pastrojmë dot, sepse ka kosto të lartë. Dhe mbetjet mbetën këtu. Të gjithëve neve këtu na vijnë tek shtëpi era e keqe e mbetjeve, plehrave. Këto shtohen çdo ditë, sepse të gjithë këtu i hedhin.
Ne kërkojmë një zgjidhje!

%d bloggers like this: