GRABITJE E HAPUR/ TAKSA NË “RRUGËN E KOMBIT” PAGUHET ME KURSIN E KËMBIMIT TË 2018, KUR € ISHTE 132 LEKË, NDËRSA SOT ËSHTË 119 

Në një kohë që monedha europiane, shkëmbehet me 119 lekë, qytetarët që kalojnë në Rrugën e Kombit, e paguajnë taksën të përllogaritur mbi një kurs të fiksuar që në 2018, kur euro këmbehej me 132 lekë. Kundër kësaj vjedhjeje të hapur të koncensionarit me lejen e pushtetit, reagoi LSI.

LSI, denoncoi abuzmimin që po krihet me mënyrën e pagesës së taksës në  Rrugën e Kombit. Për nënkryetarin, njeherësh deputet i kësaj partie  Petrit Vasili, kjo është një vjedhje që po u bëhet haptazi qytetarëve. Bëhet fjalë për aplikimin në pagesë, të një kursi këmbimi fiks, të euros me lekun, në një kohë që monedha europiane ka pësuar rënie të fortë në tregun valutor vendas. Taksa e Rrugës së Kombit, kryhet sot e kësaj dite me kursin 132 lekë për euro, si në asnjë vend tjetër të globit.

“Kontrata e Koncesionit,  detyron qartë që për lëvizje të kursit mbi 5%,  të bëhen ndryshimet përkatëse, deri edhe tre herë në vit, në bashkëpunim mes Koncesionarit dhe Ministrisë”, kujton Vasili në reagimin e tij.  Por asnjë rishikim i kursit nuk ka ndodhur në thuajse 4 vjet, kur mesatarja e disa viteve nuk kalon 122 lekë për euro, dhe qindra milion lekë janë përvetësuar padrejtësisht në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve.

“Kursi 132 lekë për euro nuk ka ekzistuar asnjë ditë të vetme, që kur Koncesioni ka filluar zbatimin në tetor 2018, kur edhe atëherë kursi ka qenë 125 lekë sipas Bankës së Shqipërisë”, sjell ndërmend ai, teksa bën pëgjegjës  kompaninë koncesionare, Salillari dhe Kastrati dhe Ministrinë e Trasporteve për mosveprimin e qëllimshëm.

Sot çdo autoveturë paguan rreth 60 lekë të reja më shumë, çdo kamion i vogël 135 lekë më shumë dhe çdo kamion i madh 271 lekë më shumë vetëm në një kalim, për shkak  të aplikimit të kursit të kërmbimit të 4 viteve më parë.

Veçanërisht në këtë kohë, kur të gjitha çmimet janë rritur e veçanërisht ai i Naftës, të spekullosh edhe me kursin e këmbimit të Taksës së Rrugës është vërtet pëertej çdo limiti, shprehet vasili.  Ai u kërkon të gjithë institucioneve të drejtësisë dhe KLSH të veprojnë dhe të zbatojnë ligjin për pergjegjesit e kesaj grabitjeje te qytetareve.

%d bloggers like this: