FOLTORJA NË SELINË BLU/ GJIMNAZISTI NGA FAMILJE E PERSEKUTUAR, DENONCON BULLIZIMIN POLITIK PËR SHKAK TË BINDJEVE TË DJATHTA  

Në kuadër të foltores së hapur në selinë e PD, shumë qytetarë po u japin zë problemeve dhe shqetësimeve të tyre të përditshme, që burojnë nga keqqeverisja. Këtë të shtunë ishte Erdi Jorgoni, gjimnazist nga Durrësi, i cili denoncoi atë që e cilëson bullizëm politik në sistemin arsimor.

Pjesë e një familjeje të persekutuar politikisht nga regjimi diktatorial, ai tha se edhe sot në shkollën ku mëson, për arsye të angazhimit dhe bindjeve politike të djathta, shpesh herë është subjekt i bullizmit politik.

Sipas tij për kjo vjen për shkak se shumë arsimtarë janë militantë partiakë. Kjo ka çuar në politizim të shkollës, në mediokritet të stafeve pedagogjike dhe në korrupsion të notës. Gjimnazisti denoncues fton të rinjtë e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, t’i bashkohen protestës së 7 korrikut, të thirru nga Parti Demokratike.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARJA PËR MARRËDHENIET ME PUBLIKUN, JOLA HYSAJ

Partia Demokratike përshëndet qëndrimin kurajoz të gazetarit të A2, Klevi Muka. Ne, dënojmë censurën dhe mospërmbajtjen etike e protokollare të kreut të Qeverisë.

Dënimi me riedukim, duke i ndaluar pjesëmarrjen për tre muaj në konferenca shtypi, një gazetari, është një akt paprecedent i marrdhënieve media-qeveri në gjithë Europën.

Të ngjashmit e këtij qëndrimi gjenden vetëm në Turqinë e Erdoganit, Rusinë e Putinit, Korenë e Veriut të Kim Yongut.

Partia Demokratike përshëndet reagimin e “Reporterëve pa kufij” pas incidentit në konferencën e djeshme të shtypit. Me këtë rast, u kërkojmë edhe organizatave të tjera të lirisë së shtypit, që të shtojnë presionin mbi një qeveri që nuk lejon gazetarët t’u bëjnë pyetje ministrave.

Partia Demokratike u kërkon faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të përfaqësuar në Tiranë, t’i bashkohen reagimeve kundër censures mediatike.

Raportet e fundvitit nuk mjaftojnë.

Kontradikta mes raporteve dhe qëndrimeve këtu në Tiranë, nuk bie në sy për mirë.

Në fund, ne i kërkojmë kryeministrit Rama të heqë nga komunikimi publik konferencën për shtyp.

Monologu, dhe jo dialogu, është streha e tij. Duket qartë, që në konferencat për shtyp ai nuk mund ta kontrollojë veten, dhe as situatën.

Kur një gazetar është në rrezik të mos-ushtrimit të profesionit, Shqipëria është në rrezik.

%d bloggers like this: