Debati i Ramës me gazetarin, Açka: Duhet të hapim me ligj një shkollë për riedukimin e Kryeministrave

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me debatin që pati kryeministri Edi Rama me gazetarin Klevin Muka ditën e djeshme në prani të ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Me anë të një statusi në Facebook Açka ka shprehur mbështetjen e saj ndaj gazetarëve teksa theksoi se fjala ‘riedukim’ e përdorur nga kryeministri është një term i huazuar nga komunizmi.

E kush e mendonte se njeriu që dikur është rrahur për fjalën e lirë, të kthehej në harbutin e mediave kur të ishte në pushtet.
Në solidariteit me gazetarët! Si mund të kalojë nëpër duart e pushtetit të tij për t’u votuar Statusi i gazetarit? Do ta kthejë në “Urdhëri i gazetarit”, ose më keq akoma, në “Spaçi i gazetarit”. Fjala “Riedukim” në demokraci është marrë borxh nga diktatura. Në fakt na duhet të hapim me ligj një shkollë, atë riedukimit të Kryeministrave të Demokraturës.”-shkroi Açka.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka futur në “riedukim” një tjetër gazetar, pasi ky i fundit e nervozoi duke i drejtuar një pyetje ministres Olta Xhaçka. Gazetari Klevin Muka pyeti ministren se a ka shkelur Kodin Etik të miratuar nga Këshilli i Ministrave që iu ndalon ministrave të takohen me biznesmenë dhe investitorë pa praninë e 2 punonjësve të Administratës. Pyetja iu bë ministres por ka ndërhyrë kryeministri i cili nuk ka pranuar që të japë përgjigje duke i thënë gazetarit që të vijë në tetor në konferencën e radhës.

%d bloggers like this: